Mori gjakun e motrës dhe të tijin, zanafillë pronësia

anazapta

Hakmarrja për krimin e dyfishtë të ndodhur në muajin shkurt të këtij viti në Memaliaj fshat, kur u vra me thikë një grua dhe u plagos rëndë vëllai i saj në një grindje mes fqinjësh, dyshohet se është motivi i vrasjes me armë zjarri në pritë pranë shtëpisë të 31 vjeçarit Aurel Haxhia dhe plagosjes së kushëririt të tij Niko Baka, 25 vjeç. Policia e Gjirokastrës dhe e Tepelenës, bënë të mundur mbrëmjen e djeshme, 24 orë pas ngjarjes, arrestimin e tre të dyshuarve, babait, djalit dhe të afërmit të tyre, ndërsa shpallën në kërkim djalin tjetër të familjes, i cili ka precedentë penalë si i dënuar në Greqi për grabitje me armë.

Katër personat kanë marrë pjesë në atentatin e hasmërisë rreth orës 21:00 të mbrëmjes së martë, në Memaliaj fshat, kur Haxhia dhe Baka po ktheheshin nga lokali i fshatit në banesë. Policia deklaroi se të arrestuarit janë Ali Manaj, 55 vjeç, i cili mbeti i plagosur në ngjarjen e muajit shkurt të këtij viti, djali i tij Henri Manaj, 27 vjeç, dhe i afërmi i tyre Elmand Hajdaraj, 26 vjeç. Në kërkim u shpall edhe Joni Manaj, 35 vjeç. “Shkaku i kësaj ngjarje është se babai i të plagosurit Niko Baka, Qamil Baka, më datën 20 shkurt 2013, në fshat Memaliaj, pas një konflikti për pronësi, ka varë me thikë Adelina Beqirin, komshien e vet, dhe ka plagosur me sende të forta dhe vëllanë e saj, Ali Manaj”, njoftoi policia. Për hetimin e ngjarjes shërbyen provat balistike, gjurmët në vendngjarje, lëvizjet e të dyshuarve, thirrjet telefonike dhe përgjimet e kryera pas shoqërimeve në komisariat. Për ngjarjen po hetohet me akuzën e “vrasjes me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

 

Tiranë

Kapet në Kryeqytet autori i dyshuar i vrasjes së Erjon Lilës pas një grindje për gërvishtjen e makinës. Sektori i Krimeve të Rënda në Policinë e Tiranës, në sajë të një informacionit në rrugë operative, realizuan kapjen e personit të tretë të dyshuar që ishte në kërkim. Besart Lataj, 28 vjeç, banues në kryeqytet, kërkohej me masë sigurie “arrest në burg” në mungesë, dhënë nga Gjykata e Tiranës. Krimi ka ndodhur më datë 17 janar të këtij viti, në afërsi të  rrugës “Siri Kodra”, pas një konflikti të çastit, përmes tre familjarëve, babai dhe dy djemtë, dhe viktimës. Gjykata e kryeqytetit, me nr. 502 akti, të datës 23 prill 2013, ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg, për “vrasje me dashje” në bashkëpunim. Më parë ishin ndaluar Sherif Lataj dhe djali i tij Sebastjan Lataj, ndërsa krimi u krye me armë zjarri.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *