Mori mbi 2 milionë dollarë me ndihmat e Covid, dënohet me 12 vjet burg ish-ministri

Edlira Shehu

Ish-ministri i Indonezisë ka përfunduar në burg pas korrupsionit që bëri gjatë pandemisë.

Juliari Batubara shërbente si ministër i çështjeve sociale dhe u akuzua për korrupsion në lidhje me shpërndarjen e ndihmave për Covid-19.

Një gjykatës tha se ish-politikani u gjet “bindshëm fajtor për korrupsion” pasi mori 32.4 miliardë rupi (2.25 mln dollarë) si ryshfet në lidhje me paketat e ndihmës sociale Covid-19.

Në vendimin e transmetuar, gjyqtarët thanë se Juliari gjithashtu do të ndalohet nga posti publik për katër vjet pasi të ketë vuajtur dënimin e tij me burg.

Juliari mohoi akuzat. Avokati i tij Maqdir Ismail të hënën e përshkroi dënimin, i cili ishte një vit më i gjatë nga sa kishin kërkuar hetuesit, si shumë i ashpër dhe tha se po shqyrtonin nëse do të apelonin.

 

e.sh/Dita

Share This Article
1 Comment
  • Aman mos e ngrini këtë çështjen e korrupsionit gjatë pandemisë në vëndin tonë ku abuzimet nga Juliari Batubarat tanë duhen të jenë jo 2,5 miljonë por rrezik 250 miljonë dollar e më tepër,

    ju lutem shumë mos e ngacmoni shokun Edi me këto lajme se do të nxehet e do të bëj raprezalje me ndonjë OFL bjonde me syza të zeza ndaj atyre që kanë abuzuar gjatë pandemisë me tendera sekretë, me vaksina sekret, PPP sekret, jo, jo nuk i duron shoku Edi kusarët sidomos në kohë pandemie dhe tërmeti dhe mos ja tërhiqni vëmëndjen

    nga roli i shpëtimtarit biblik të afganëve që po aktron me sukses në shoun sensacional mediatik “Unë Rama, afgani i arratisur dhe qyteti i studentëve” që po mer tashma permasa ndërkombëtare

    të gjithë gazetarët e huaj po drejtojnë vëmëndjen e botës tek mesia Edi Rama që me ca megaenergji pozitive që ka shpërthyer së fundmi në çdo qelizë të qënies së tij do të shpëtoj afganët trima, heronjtë e luftës që përpiu si vrimë e zezë 84 miljardë dollarë dhe

    prap talibanët fituan megithë ndihmën e pakursyer të Shqipërisë me fishekë e armatime prodhim kinez por , për të qënë rregull me ligjet e shënjta të SHBA, Saliu dhe Fatmir Mehdiu i ambalzhonin në kuti me shkronja shqip, por duke ruajtur sekretin ushtarak shumë i rëndësishëm në luftën heroike të SHBA dhe NATO në Afganistan

    dhe e akuzojnë kot Juliari Batubarën e shkret , vetëm 2,5 miljon dollarë, po të ishte ministër në Afganistan në kohën e luftës heroike kundër talibanëve do ti qëronte nja 250 miljonë dhe s’ do të pësonte gjë ose

    pse jo po të ishte në Albanistan ministër pa 25 miljon në kohën e pandemisë nuk do të dilte dhe i mbrojtur si duhet nga organet e reformuara të drejtësisë anglo saksone tashma të avokat Takut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *