Një i ri përfundoi në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka marrë peng një vajzë 20-vjeçare.
Policia e Durrësit njoftoi se ka arrestuar shtetasi Amarildo Hysenbelliu, 22-vjeç, banues në Tiranë.
Ndaj tij, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale “heqja e paligjshme e lirisë”.
Shtetasi i mësipërm, në bashkëpunim me shtetasin Kristi Dako, 21-vjeç, i arrestuar në flagrance, më datë 04.10.2015, kanë goditur dhe kanë marrë me forcë në makinë shtetasen K.A. 20 vjeçe, banuese në Tiranë, me pretendimin se Kristi Dako e ka patur të dashur. /Dita/
