Mori vetëm 517 vota, ja çfarë thotë Rudina Hajdari

Ornela

Kandidatja për deputete e “Nismës Thurje” në Elbasan, Rudina Hajdari premton se do të qëndrojë pranë qytetarëve këto 4 vite edhe përse nuk arriti të fitonte një mandat.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ajo shkruan se do të mundohet të flas më qartë e të shpjegojë më mirë dëmin që i shkaktohet Qarkut të Elbasanit e gjithë vendit nga krimi i organizuar dhe politikanët e lidhur me të.

Rudina shprehet se ajo që lexon nga këto zgjedhje parlamentare është se politikanët e lidhur me krimin kanë triumfuar dhe se personazhe anonimë, të cilët nuk njihen në publik, nuk kanë artikuluar kurrë asnjë ide politike, nuk kanë asnjë vlerë përveç lidhjes me botën e krimit, po rezultojnë si njerëz të votuar nga qytetarët

“Ne humbëm një betejë por jo luftën. Luftën do e fitojmë me shqiptarët e për Shqipërinë.”, shkruan ajo në fund të postimit.

“Nisma Thurje” në Qarkun e Elbasanit ka arritur të sigurojë vetëm 1.1% të votave.

Ndërkohë kandidatja Rudina Hajdari mori vetëm 517 vota.

Postimi i plotë
Dua ta nis me një falenderim për të gjithë ata qytetarë të Qarkut të Elbasanit të cilët më mbështetën dhe votuan në zgjedhjet e datës 25 Prill.
Fatkeqësisht nuk arritëm të prodhonim një mandat përfaqësues në Parlament, por premtimi im se do të jem me ju dhe pranë jush në 4 vitet e ardhshme, mbetet i pandryshuar.
Do mundohem që me gjithë forcat që kam të mobilizoj sa më shumë energji pozitive për të artikuluar publikisht problemet akute që ka Qarku i Elbasanit, duke nisur nga insfrastruktura e rrënuar me rrugë pa rrugë, pa ujë të pijshëm apo për vaditje, pa kanalizime e pa akses në energji.
Do mundohem mbi të gjitha të flas më qartë e të shpjegoj më mirë dëmin që i shkaktohet Qarkut të Elbasanit e gjithë vendit nga krimi i organizuar dhe politikanët e lidhur me të.
Ajo që unë lexoj nga rezultati i zgjedhjeve është se politikanët e lidhur me krimin e organizuar kanë triumfuar.
Personazhe anonimë, të cilët nuk njihen në publik, nuk kanë artikuluar kurrë asnjë ide politike, nuk kanë asnjë vlerë përveç lidhjes me botën e krimit, po rezultojnë si njerëz të votuar nga qytetarët.
Unë refuzoj të besoj se shqiptarët duan të drejtohen nga organizata kriminale, por e di se shumë shqiptarë nuk votojnë dot të lirë për shkak të varfërisë apo presionit e shantazhit.
Ky është problemi më i madh që ka vendi sot dhe ne të gjithë duhet ta shohim në sy e të bëjmë gjithë çka mundemi për ta zgjidhur.
Duhet të flasim më shumë me qytetarët, duhet të tregojmë më qartë me fakte realitetin, duhet të presojmë më shumë gjyqësorin, duhet të luftojmë më fort e më bindshëm.
Shqipëria është një vend i mrekullueshëm dhe shqiptarët njerëz të mirë e punëtorë, por krimi i mbështetur fort nga politikanët e vjetër e të korruptuar ka hedhur rrënjë të thella.
Ne humbëm një betejë por jo luftën.
Luftën do e fitojmë me shqiptarët e për Shqipërinë.
Do të vazhdojmë!
Faleminderit sërish dhe rishihemi shumë shpejt ?

Share This Article
12 Comments
  • Moj e vij e Azemit e Fatmires qe kane rrembyet miliona, perse ofendon nje popull qe votoi. Cfare I di shqiptaret sipas teje te gjithe budallenj .
    Familja jote e pashkolluar me miliona a e kupton ku qendroni. Jeto me ato parate e vjedhura ate beni.

  • Organizata kriminale e instaluar je ti Rudina Hajdari.
    Ti je me e rrezikshme se kushdo tjeter sepse kriminalitetin e ke trasheguar dhe je brezi i dyte kriminal, dhe modeli me i keq per te rinjte e Shqiperise.
    Babai hajdut, vrases e rrembyes. Nenen hajdute, injorante dhe e veshur me pushtet gjyqesor.
    Ti me parate e krimit dhe te korrupsionit jetove dhe mbarove edhe studimet.
    Familja jote qe jeton ne nje pallat ne zonen e Qytetit Studenti dhe Senatoriumit, pa breke ne bythe, nuk do ta kishit enderuar nese prinderit hajdute nuk do te kishin vjedhur.
    Perse ju duhet shqiptareve demagogjia jote, dhe shembulli yt negativ.?

  • Mer plackat e milionat qe kan vjedh prinderit e tu e fshihu ne usa.
    E pe sa te duan ketu ik e kris b… e mos fillo si prindrit
    Nuk je per politik

  • Znj .Hajdari ,je e re dhe me vjen keq qe s ke mare vota ,tu dha mundesia nga hici te ishe ne parlament,por me gafat e tua qe beje ,dhe disa here qe veje tape ,populli te vlersoi ,shume pak veta e kane shansin tend

  • “une refuzoj te mendoj se se shqipetaret duan te drejtohen nga organizata kriminale”, thote hajdaresha! Kjo e di mire se vete baba i saj(ndihet krenare per te) me salehun dhe e.biberin instaluan shtetin e krimit. Kjo bibe qe i thote kembes dore duhet te largohet nga politika te haje ato leke qe edhe po’ i ha nga babe tritoli dhe fatmira gjobvensia. Thjesht duhet te kete pak ndergjegjie dhe ti vije turp…nuk e ka as ate ndjesi sepse eshte e bija e dy shpellareve!!

  • Adih ! Zgjedhjet në shqipëri ishin pa dyshim një manifestim i shkëlqyer i kulturës votimeve ,mos shaj e merr rolin e prokurorit llagëmit se nuk shkon .

    Rudina ,Si rregull pas ndeshjes kundrështari i shtërngon dorën FITUESIT por ti mos shajë preferencën e votuesve shqiptar ,pasi fitorja e tretë e Edi Ramës ju dha për punë të mëdha që bëri ,jo për bukurinë e gjatësinë ,por : për përballimin e dy tërmeteve dhe për një pandemi covid-19 që goditi shqipërinë e mbarë botën !.

    25 prilli Ishin zgjedhjet më të mira që ka njohur vendi ,retultati i takon ati që punon .dhe fitorja ju dha Edi Ramaës ,jo Bashës e Metës .Gabim të thërrasësh banda -banda ,të ka ngel mendja te bandat.!…..

    i uroi suksese Ramës të fitores mandati 3 -të ,në rrugën e madhe të ndërtimit vendit ,me veprat e pavdekshme që ka marrë përsipër ,katër porta nga deti dhe katër porta nga qielli ,vepra madhore në ballkan ,që pa dyshim do të bëhen ralite zhvillimi të shqipërisë .

    Shpresoi që edhe opozita të kontribojë për vendin në rolin e opozitës në parlament, e RI ,jo të sillet rrugve duke sha .Votën populli ja jep ati që derdh djersë e punon ,jo hajdutve të Sali e Ilir Floririt me kosore e sëpata në krahë ,vrasin njerëz e sulmojnë institucionet e vendit dhe pengojnë zhvillimin e vendit.për interesa të xhepave të tyre dhe për ti shpëtuar prangave që i presin çdo hajdut e vresës që ka livadhisur këto 30 vjet.

    Prandaj Z. Rudina ,dhe o rinija e vendit tim :Edi Ramën lexoje ,shikoje dhe vlersoje ,kështu fitues i mandatit 3 si Toni Bleri i anglisë ka arritur suksese me prova , do arrijë akoma të tjera ,jo si e servizin zi e më zi opozita e rrugve të Berishës lulit dhe ilirit.
    Ai edhe në të ardhmen do punojë fort për zgjidhur hallet e problemet e popullit.në hipoteka ,në shërbime ,në shëndetësi në shkolla dhe rritje pagash e pensionesh.

  • Po zeri yt si do degjohet ne te ardhmen per Elbasanllinjte? nga cili institucion do te flasesh qe do te degjohet? Ti tashme nuk je asgje dhe kur sje asgje kush do te te degjoje ty per hallet e Elbasanllinjve? Zgjohu Rudina se je akoma ne gjume. Nuk po degjohet zeri i deputeteve ne parlament e jo me zeri yt plot gafa dhe artikulime fallco.

  • fteri @ dhe shume komentues si me lart @………………….

    Ore fteri ,skam komentuar ,ore ditezi ,tani po komentoj .Te gjithe ju o komentues te mesiperm ,ju lutem mos n coni ne diktature .Komunistet te zhduknin kur babai ose nena bente gabim ..Ju lutem ne demokraci nuk mban pergjegjesi femija ,sa ju ka infektuar e qerruar syte e trute komunizmi o te mjere .Rudina ,ju nuk e ruajtet voten ,jo vetem ti por edhe z Murrizi ,Vetvendosja ,ose Nisma e Thurja .Une per partite e reja ka votuar ,ku jane shume me qindra shqiptare te tjere .Mos harojme
    .Jane 100 mije vota qe kane dale te pa vlefeshme .Nuk do banda Ramiziane ferra nepe kembe .Si PS ,po ashtu PD dhe LSI ,nuk duan te dalin forca te reja ne politike ne shqiperi .Eshte budalla ai qe nuk e kupton .Ne te gjithe shqiptaret qe e duam memedheun tone ,vetem tek ju ,partite e reja e kishim shpresen ,dihet e kupton edhe bufi ,ju do vinit ma shpatullat mbas murit ne sallen e parlamentit te korruptuarit ,hajdutet tj e tj .Dhe kundershimi ,transparenca te jep ,e te con ne DEMOKRACI .Tani ta gezoni me shnet diktaturen ,korrupsionin ,drogen e kriminialitetin , te gjithe ju o komentues te mesiperm .

  • …..të cilët më mbështetën dhe votuan në zgjedhjet e datës 25 Prill…..

    Duhet te thoje “NA mbeshteten”, jo “ME mbeshteten”…
    ne se vertet, ti perfaqson nje grupim, nje parti…sic eshte rasti…
    Me vjen keq, po tani nuk je me “e re” ne politike…Duhet te kishe mesuar ca gjera elementare…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *