Një shtetase e shpallur në kërkim për mashtrim u arrestua nga policia kufitare në Morin të Kukësit. Shtetasja Elizabeta Ahmeti, 58 vjeç, banuese në Bajram Curri, Tropojë, u arrestua teksa po tentonte të hynte në drejtim të Shqipërisë.
Ndaj saj ekziston një vendim gjykate, në bazë të të cilit Ahmeti dënohet me një vit burgim.Vendimi është dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Tropojës më 28 tetor të vitit të kaluar, duke e akuzuar shtetasen e mësipërme për mashtrim, por pa dhënë detaje të tjera.
Materialet procedurale i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë për vlerësimin e këtij arresti.

Mashtrim? Ky eshte profesion i lindur i Tropojaneve.
Pabesia eshte e dyta.