Morina: Flamurtari i fortë, Tirana sheh vetëm veten

redaktor

Pas triumfit në sfidën e parë të fazës së tretë ndaj Apolonisë, Tirana i rikthehet fushës për të përgatitur një ndeshje të rëndësishme atë ndaj Flamurtarit. Suksesi ndaj fierakëve shijon tek 24 herë kampionët pasi vjen në një javë të shoqëruara nga polemikat. Mario Morina një nga futbollistët titullarë të 90-minutëshit në “Niko Dovana” bën një analizë të suksesit ndaj Apolonisë teksa shfaqet indiferent për atë që ka ndodhur në ndeshjet e tjera.

“Kemi bërë detyrën ndaj Apolonisë duke marrë tre pikët, gjë që duhet të bëjmë në çdo ndeshje. Përsa i përket takimeve të tjera të kësaj jave nuk i kam parë dhe nuk më interesojnë pasi ne shohim vetëm veten”, tha Morina.

Fundjava rezervon përballjen me Flamurtarin, drejtuesit e të cilës ngritën akuzat e tolerimit për sfidën e të shtunës me Teutën. Një sfidë tillë nuk duket të vijë në kushte normale në aspektin psikologjik, edhe pse Morina e sheh gjithçka të barabartë duke iu referuar rezultateve teknike që dha fusha.

“Nuk e di se ç’ka ndodhur, por Flamurtari ashtu si edhe ne vjen nga fitorja. Nuk do të ndikojë aspak tek kundërshtari gjithçka ndodhi në fundjavë dhe deklaratat e pas ndeshjes. Ne jemi të përgatitur dhe e dimë që do të luajmë ndaj një kundërshtari të vështirë”, theksoi Morina.

Tirana ka nisur javën anti Flamurtar me grupin e plotë ku përjashtim në seancën e parë stërvitore bëri vetëm Gjergji Muzaka i cili kishte probleme shëndetësore. Në sfidën e javës së 20 do të rikthehet në formacion sulmuesi Elis Bakaj që la pas javën e pezullimit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *