Mort pa arkivol në shtëpinë e të vrarit në Siri

anazapta

Vdekja e Halil Maliqajt në Siri mbulohet nga një mister i madh. 31-vjeçari, baba i tre fëmijëve, është vrarë  katër muaj më parë, por trupi i tij nuk është kthyer ende në fshatin Prush të Tiranës. Gazeta “Panorama”, në një reportazh të botuar sot, shkruan se dyert e mortit janë hapur para rreth 4 muajsh në shtëpinë e tij, që ndodhet thuajse përballë xhamisë së fshatit Prush të Tiranës, disa metra në dalje të lagjes së Kombinatit.

Në vilën dykatëshe ku jetojnë nëna, nusja e tij dhe tre fëmijët e mitur, kanë shkuar për ngushëllim thuajse të gjithë banorët e fshatit. Halil Maliqaj ishte dhëndër në atë zonë, i ardhur nga Armeni i Vlorës. Pak ditë më parë, AFP raportoi se familja e 31- vjeçarit ishte njoftuar nga një telefonatë anonime muaj më parë se Halil Maliqaj është vrarë në Siri. Telefonuesi që ka folur me të shoqen e “viktimës”, nuk ka dhënë sqarime të mëtejshme. Por fati i 31-vjeçarit banues në periferi të Tiranës është mbështjellë me mister, më shumë se të gjithë nga familjarët e vet. Të pyetur nga gazeta, ata nuk kanë pranuar të japin asnjë përgjigje rreth asaj që i ka ndodhur 31-vjeçarit.

Ndërsa banorët e fshatit thonë se ai ishte njeri i mbyllur. “Halilin nuk e njohim personalisht. Ai është i ardhur këtu. Të shoqen e ka nga fshati. Asnjëherë nuk kemi folur me të, ishte i mbyllur dhe nuk na përgjigjej as kur e përshëndesnim”, thotë një banor i fshatit.  (FOTO: Shtepia e Halil Maliqajt, marre nga “Panorama”)

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *