Mos e humbni! Ja çfarë thotë për Facebook, ish-Presidenti i Facebook

editor

Sean Parker, ish-presidenti i Facebook, ka bërë disa komente shumë kritike mbi atë që rrjetet sociale po krijojnë në marrëdhëniet njerëzore.

Gjatë një aktiviteti në Filadelfia, Parker, që aktualisht drejton një fondacion me emrin e tij, ka folur pak edhe për fillimet e Facebook. Ai ka kujtuar sesi në fillimet e platformës njerëz të ndryshëm i thoshin se ata nuk ishin pjesë e rrjeteve sociale sepse vlerësonin ndërveprimet e vërteta në jetë.

“Nuk e di nëse e kuptoja me të vërtetë pasojat e asaj që thosha atëherë”, shton Parker për të theksuar se në momentin kur një rrjet arrin 2 miliardë përdorues ka pasoja që nuk kanë qenë fare në qëllimet fillestare.

“Të ndryshon marrëdhënien tënde me shoqërinë, me njëri-tjetrin. Në kuptimin e drejtpërdrejtë flas. Ndoshta edhe interferon me produktivitetin tonë në mënyra të çuditshme. Vetëm Zoti e di se çfarë po i bën trurit të fëmijëve”, ka deklaruar ai.

Parker ka shpjeguar edhe se cila ishte qasja e themelueseve në zhvillimin fillestar të Facebook, pra si u modulua procesi që synonte të thithe sa më shumë audiencë.

Objektivi ishte: si të konsumojmë sa më shumë nga koha dhe vëmendja jote e ndërgjegjshme?”. Kjo çoi në krijimin e opsionit “like-pëlqej” që do t’u jepte përdoruesve “një goditje dopamine” dhe do t’i inkurajonte që të ngarkonin më shumë përmbajtje.

“Është një qark i mbyllur, një lak reagimi dhe vlerësimi social…fiks lloji i asaj që do të sugjeronte një haker si puna ime, sepse ti po shfrytëzon një aspekt brishtësie në psikologjinë njerëzore”, tha Parker.

Kritikat e tij kanë më shumë vlerë për faktin se Parker ka qenë president dhe u bë miliarder nga Facebook, – shkruan The Guardian, cituar nga Respublica.

Në moshën 19 vjeçare ai themeloi Napster, një kompani për shpëndarjen e materialeve, sidomos atyre muzikore.

Sipas themeluesit të Facebook, Parker ishte shtylla e transformimit të rrjetit social nga një projekt kolegji në një kompani të vërtetë.

Për më shumë, mund të kikoni KËTU

n.s. / dita

Share This Article
1 Comment
  • Llafe, llafe, shkrime, shkrime, Like, Like ne nje kohe pafund dhe hapesire boshe. Publikimi i Like -ve te te tjereve per te tjere i dha nje goditje derrmuese bashkebisedimit midis miqve te vertete ne FB. Perdorimi i FB per te shperndare krijimet letrare apo studimet e ndryshme, si dhe veprimtarite dhe idete politike, veprimtarite kulturore, artistike, mode etj. do ta fundosin FB.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *