I dashur Kryeredaktor
Disa muaj më parë pata rastin t’i shkruaja një letër një kolegu tuaj të një tjetër gazete lidhur me një krahasim të padrejtë të Kalabrisë me problemin e kriminalitetit në këtë vend. Në atë kohë vura theksin në faktin se disa paragjykime ndaj Italisë ishte e vështirë të harroheshin edhe këtu në Shqipëri; një vend që, fatkeqësisht është, edhe ky, viktimë klishesh.
Duhet t’i rikthehem çështjes së stereotipëve negativë pasi gazeta juaj i ka përdorur, duke folur për Elbasanin sikur të ishte “Palermo e Shqipërisë”. Besoj se ky krahasim jo vetëm që nuk është i drejtë por edhe i vjetëruar tashmë. Palermo e ditëve të sotme është shumë e ndryshme nga ajo që përshkruhet para më shumë se tridhjetë vjetësh në serialin e njohur televiziv “Oktapodi”. Sot Palermo është një qytet me një rimëkëmbje të plotë ekonomike, shoqërore, artistike dhe kulturore.
Disa vite më parë gazeta angleze “The Guardian” i ka kushtuar madje një shkrim me titullin mjaft domethënës: “The resurrection of Palermo: from mafia battlefield to cultural capital”. Në dekadat e fundit qyteti, në fakt, është transformuar, madje ka ditur të përqëndrohet tek kultura, tek mikpritja, tek mjedisi, tek ekonomia, tek siguria.
Palermo është kulturë. Në vitin 2018 qyteti ka qenë kryeqendra e kulturës. Po në të njëjtin vit ka qenë selia e një prej Bienaleve më të rëndësishme të artit bashkëkohor në Evropë, “Manifesta 12”, tema qendrore e të cilit ishte natyra. Në vitin 2016 Muzeu Arkeologjik Antonio Salinas çeli një seli të re e cila iu bashkëngjit 35 muzeve të tjerë të qytetit.
Palermo është zhvillim urbanistik. Bashkia, së bashku me qeverinë qendrore, sapo ka nisur realizimin e shtatëmbëdhjetë projekteve për rikualifikimin urban, restaurimin dhe mirëmbajtjen e po kaq ndërtesave dhe zonave të qendrës historike, investim ky që kap shifrën e pothuaj njëqind milion eurove falë “Kontratës Institucionale për Zhvillim”. Bëhet fjalë për projekte të financuara edhe nga shitja e pasurive që i janë konfiskuar mafies.
Palermo është “e gjelbëruar”, me tramvaje elektrike të fjalës së fundit dhe me një metro që lidh periferinë me qendrën e qytetit. Gjiri i Cala-s strehon me qindra varka, ngjyra e blertë dhe kafe rrethon portin e lashtë, turistë, këmbësorë e çiklistë shijojnë një vend unik për nga bukuria.
Palermo është një qytet rinor. Në vitin 2017 ka qenë Kryeqyteti italian i rinisë, ndërsa ka promovuar projekte me qëllim nxitjen e të rinjve për të qëndruar në Sicili si dhe për t’u dhënë atyre mundësi të reja rritjeje.
Palermo është ekonomi. Turizmi rritet, shtohet në mënyrë marramendëse numri i start-up-eve, rritet punësimi falë investimeve si rezultat i lehtësirave fiskale dhe mbështetjes për thithjen e punojësve të rinj, rriten investimet në ndërtesat publike, në shkollat e në rrugët e reja falë edhe investimeve të konsiderueshme shtetërore dhe rajonale (540 milion euro).
Edhe sektori i digjitalizimit ka shënuar përparime domethënëse: për të dytin vit rradhazi Sicilia është Qarku i parë në Itali për rritjen e bandës së frekuencës të shpejtë dhe ultra të shpejtë ndërsa në vitin 2022 do të jetë zona më e digjitalizuar e Evropës.
Palermo është një qytet i sigurt. Krimet janë në rënie (në 2019 u ulën me 4 përqind), në rënie janë edhe vjedhjet dhe vrasjet (katër gjithsej nga 1 marsi i vitit 2020 deri më 31 mars 2021). Palermo, krahasuar me qytetet e tjera të mëdha italiane, shënon një nivel të përgjithshëm kriminaliteti (duke iu referuar këtu të gjitha krimeve) më të ulët se gjithë të tjerat.
Në vitin 1817, në librin e tij të famshëm “Udhëtim në Itali” shkrimtari i madh gjerman, Johann Goethe, shkruante se Palermo është vendi më i mahnitshëm në botë. Një “stereotip” i vërtetë sot sikurse ishte po kaq i vërtetë më shumë se dy shekuj më parë.
Do t’ju isha mirënjohës nëse do të mund të botonit këtë letër timen.
Fabrizio Bucci
Ambasador i Italisë në Shqipëri. Botuar në rubrikën “Letër Kryeredaktorit” në DITA.
E kane per vitet 50-80 Ambasador…duhet kuptuar kjo…nuk po thote njeri sot.
Kam qene une ne palermo parvjet
Eshte nje yll qytet. Art dhe ushqim. S ka frike. Por plehrat jane kudo se i mban peng mafia. Ne Kagliari te thone mos shkosh ne disa zona.
Mafie eshte por ne nje forme tjeter.
Por amb ben mire qe mbron vendin e tij se vec ne shqiptaret e shajme vendin tone si askush
Mafjen e bejne njerezit dhe jo ambjenti, edhe Napoli eshte qytet i mrekullushem nga ana arkitekturore dhe historia por provo te xhirosh vetem pa njohur ndonje vendas.
Kjo do te thote qe pislleku i Palermos mund te jete transferuar ne Elbasan, Vlore, Durres, Shkoder,Tirane etj.
Si mer mundet te behet nji krahasim i tille ?!
Kush eshte Elbasani ?
Krimi ne Elbasan eshte jovetem i pastrukturuar ,nuk eshte nji Organizacion ,por thjeshte kriminela qe vrasin njeri tjetrin per Pazare rruge e Hakmarrje ,
nderkohe qe Palermo hah , eshte Meka e Mafies Boterore
eshte Institucion dhe Nivel qe kan inspiruar Regjizore me Fame ne Hollyvood si Scorzese etj
eshte Kampion Bote dhe e pakonkurushme ne llojin e vet ,
qe kan nxjer
Figura te njohura kudo si Totto Rina Ita.
John Gotti Shba .
Elbasani luan ne Ligen Inferiore te mafies Allbanistanit .
C’jan kto budalliqe ,qe leshojn mer yahoo e ofendojn Boten pa pik rrespekti e korrejtesie .
e … realiteti ….
vertet Palermo mund të jetë sot ashtu si thote ambasadori por nuk eshte aspak rastesi se populli qe lindi Mafian eshte pikerisht poulli italian, koleg i denje i te cilit ne kete fushe padyshim eshte populli yne .
Nuk eshte vetem klishe, por eshte ceshtje geni dhe geni kerkon shekuj te korigjohet
vetem një shembull:
A ka tjeter shpjegim shembja e ures ne Genoa vecse korrupsion mafioz?
të jetë e fundit ure qe shembet në Itali megjithë avancimet e teknikes dhe standarteve në kohen e sotme ??
Pak vite më parë nje gazetë e huaj shprehej se një në cdo dy dyqane në Itali merr gjobe !!!! (uroj qe ky raport të jete nje dite të pakten një në tre)
Pra ta shohesh problemin në teresi është nderhyrje pa vend, (per sa i perket rastit të Palermos italiane, ka mbetur proverb) sidoqofte zyrtari i larte bën detyrën
ELBASANI I EDI RAMES DHE I TAULANT BALLES ME TE VERTET NUK DUKET SI PALERMO E DITEVE TONA, POR NGJAN ME CIKAGON E AL CAPONES TE VITEVE 30-TE NE SHBA
kur:
Bosi italian i mafies amerikane donte te behej President i SHBA dhe kishte belere te gjitha pushtetet per te arritur kete qellim, prandaj studioni Al Caponen e viteve 30-te dhe krahasoheni me Edi Ramen sot a gjeni dot ndonje ndryshim?
Kemi vrasje pothuajse çdo dite, gje qe deshmon se krimi i organizuar apo mafia eshte ulur kembekryq ne vendin tone. Riforma ne drejtesi po fillon te jap rezultatet e para por jemi akoma larg sigurise e qetesise per te gjithe..Ne Palermon e sotme jetohet shume me mire e me siguri
Gazetaret pa kulturen e duhur.Nuk mbulohet dielli me shoshe.Duhet kujdes me keto stigma.Ne po I provojme ne kurriz si shqiptare.Sali Berisha ka qejf me perdor kete still si primitiv qe eshte.
Dhe vjen nje moshe kur njeriu i ditur behet i urte, saxhio. Andreottit, pasi kaloi kete pervoje jete, i takoi ta jetoje edhe eksperiencen e ngrysjes se dites: shtepi-spital dhe anasjelltas. Si je? – e pyeti nje dte nje i njohur. – “Si invecchia, dunque sono”, u pergjigj.
Siç duket, Nazarko, edhe pse eshte kaluar mbi kalin e viteve te urtesise, nuk po e gjen veten dhe i shkon me pershtat shprehje e Andreotit: si invecchia, dunque sono…
Kjo leter e ambasadorit tregon kulture dhe nivel, dhe me takt e zgjuarsi ve perballe nivelin e ulet te gazetarise dhe te qytetarise shqitpare, perfaqesuar me Elbasanin, perballe qytetarise italiane.
Shkruajne kermat shqiptare per Palermon. Ju eshte mbushur mendja kurvave injorante shqitpare qe bejne gazetari se mund te gjykojne boten. Copa budallaqesh. Nuk kane idene e etikes dhe profesionalizmit.
Si puna e atij mutit Kokalari, qe quan dike malok.
Injorante te perbindshem