Mos e mbani beben në krevatin tuaj

anazapta

Bebet që flenë në të njëjtin krevat me prindërit janë pesë herë më të rrezikuar nga vdekja e papritur se të tjerët. Një studim i kryer kohët e fundit tregon se bebet e vogla janë të rrezikuara nëse flenë në të njëjtin krevat me prindërit, pavarësisht se çfarë stili jete bëjnë këta të fundit (nëse konsumojë alkool apo cigare).

Madje, studimi nxori përfundimin se bebet më të vogla se tre muaj, të cilat flenë në të njëjtin krevat me prindërit (kur këta nuk janë konsumues të cigares dhe alkoolit) dhe ushqehen me gji, janë pesëfish më të rrezikuar të vdesin nga sindroma SIDS (vdekja e papritur e foshnjave). Një shkak mund të jetë edhe mbytja aksidentale.

Pavarësisht rënies së shitjeve të krevateve të bebeve që nga viti 1990 në Britaninë e Madhe, ekspertët thonë se vendi më i sigurt për bebet është djepi ose krevati i tyre.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *