Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Mos e merrni seriozisht!
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Sport > Mos e merrni seriozisht!
Sport

Mos e merrni seriozisht!

anazapta
Published January 7, 2013
Share
SHARE

T’i marrësh seriozisht deklaratat folklorike të Sali Berishës nuk bën gjë tjetër veç i kryen një shërbim prej injoranti atij që i kujtohemi në kohë krizash e trishtimi

 

Sali Berisha zgjodhi t’i dehë shqiptarët sërish me deklarata, ndërkohë që ata jashtë kufirit ende përkunden në ëndrrën e quajtur “pasaportë shqiptare për të gjithë”. I vendosur të zbraz gjithë arsenalin folkloriko-patriotik gjashtë muaj para zgjedhjeve që nuk pritet t’i shkruhen mirë, atij iu kujtua të flasë për ligë mbarëkombëtare futbolli dhe për valë televizive mbarëkombëtare.

Ideja e përtypur nga futbollistë e futbolldashës, biznesmenë e aventurierë, patriotë e romantikë këndej e andej kufirit, më në fund mbërriti edhe në tavolinën e Berishës.

Si dikur rastin e Portit të Shëngjinit dhe më pas atë të pasaportave, ai “zbuloi” ligën e futbollit dhe valët televizive që t’i shfrytëzojë sa të mundet për konsum politik, në kohën kur vendi që udhëhiqet nga ai po kalon nëpër krizë ekonomike e sociale, politike e morale.

Berisha, që ia ka ënda të quhet kryeministër i gjithë shqiptarëve, përdor kartën e fundit që i ka mbetur – atë të patriotizmit të vonuar, në përpjekjet për t’ua mbushur mendjen qytetarëve që ta votojnë edhe për një mandat, në kohën kur me qeverisjen e tij ka bërë që vendi të ngelet peng në rrugën drejt progresit.

* * *

Trishtohesh kur dëgjon Sali Berishën të flasë për të tilla gjëra që, sipas tij, simbolizojnë bashkimin. Të krijohet përshtypja se ai njeri nuk ka udhëhequr Shqipërinë për gati një dekadë e gjysmë dhe nuk ka pasur asgjë në dorë për të ndërmarrë iniciativa të tilla deri më tash.

E vërteta është se ai ka qenë aty gjatë gjithë këtyre viteve. Vetëm se më parë ishte i zënë me të tjera gjëra dhe Kosovën nuk e kishte në agjendë. Ndërkaq tash iniciativat që bëjnë bashkimin “sipas Berishës” i vë në krye të agjendës, sepse ka nevojë për to. Ka nevojë t’i mbulojë dështimet e qeverisjes së tij, dështimet e pushtetit të tij.

Në vend që me mirëqeverisje të krijojë mundësi për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie për qytetarët – gjë që nuk e arriti dot – ai propozon lojë e spektakël për qytetarët e Kosovës dhe të Shqipërisë. Propozon që ata të kënaqen në mjerimin që i ka kapluar.

Berisha e di se gjëra të tilla mund të ngrenë adrenalinën e shqiptarëve, por nuk janë farë kontributi i denjë drejt bashkimit. Sepse, për Kosovën dhe Shqipërinë integrimi i sportit dhe tregut medial nuk janë problemet kryesore. As pasaportat e kuqe me shqiponjën ngjyrë ari. Problemet thelbësore të këtyre dy vendeve janë ekonomia dhe mirëqenia, janë luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar, janë shteti ligjor dhe ndërtimi i shtetit. Problemet kryesore të këtyre dy vendeve janë elitat politike në Tiranë dhe Prishtinë.

E fatkeqësia më e madhe do të ishte bashkimi i këtyre dy shteteve të dobëta, me të varfrat dhe me më së shumti probleme në Europë. Dy shtete të dobëta që do ta formonin një super të dobët.

Berisha e di këtë, por ai shfrytëzon, keqpërdor dobësinë që kanë kosovarët ndaj tij dhe deklaratave të tij të zjarrta. Shfrytëzon dhe keqpërdor joracionalitetin e kosovarëve, të cilët tek ai shohin shqiptarin, demokratin, patriotin e vërtetë. E ai vetëm demokrat e patriot nuk është.

Sepse, të jesh demokrat e patriot do të thotë të punosh për vendin tënd, e jo për familjen tënde. Të jesh demokrat e patriot do të thotë ta duash e ndërtosh, e jo ta zhvatësh e shkatërrosh vendin. Të jesh demokrat e patriot don të thotë të mos e keqpërdorësh besimin e atyre që të votojnë, e jo të kalosh kohën duke bërë plane si të vjedhësh vota.

Shqipëria e Berishës ende vuan nga sindromi i zgjedhjeve të vjedhura.

Trishtohesh kur dëgjon Sali Berishën të flasë për integrim futbolli e mediash, ndërkohë që jo vetëm nuk ka krijuar mundësi, por edhe është bërë pengesë për integrimin ekonomik të shqiptarëve.

Le të më thotë dikush se cilat biznese kosovare afarojnë në Shqipëri, përderisa në Kosovë funksionojnë disa të tilla nga atje, si banka, kompani sigurimesh, kompani ndërtimi e media.

A mos duhet ta zgjidhim njëherë çështjen e eksportimit të patates kosovare në Shqipëri, e pastaj të flasim për bashkimin?

A mos duhet t’i bëjmë njëherë llogaritë se cilat mund të jenë përparësitë e cilat mangësitë e këtij procesi?

A mos duhet të punojmë e ta forcojmë njëherë shtetin tonë, e pastaj të shohim përtej kufirit?

A mos duhet të tregohemi racionalë e të mos iu besojmë përrallave kuq e zi?

* * *

Sali Berisha duket se e ka marrë seriozisht këtë punën e bashkimit, por është vetëm mashtrim. Nuk ka ndërruar. Është po ai i vjetri, që tash po shëron komplekse me doza patriotizmi. Është ai që po ikën.

Nga Imer Mushkolaj, Gazeta Express

 

anazapta January 7, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?