Mos e ndyni emrin e Sovranit!

Ornela

Çdo të Enjte shohim,
një shfaqje të ndyrë,
dhe gjithnjë shpresojmë,
se do bëhet mirë!

Do bëhet më mirë,
nga të gjithë shpresohet,
po gjuhë e urrejtjes,
dhe më tepër shtohet!

Opozita blu,
zien si kazani,
ose del e saja,
ose bëhet nami!

Të liqtë e të liqve,
në atë stan janë mbledhur,
sikur djalli vetë,
me dorë t’i ketë zgjedhur!

Këta që kanë bërë,
gjithë poshtërsitë,
për nder e moral,
na flasin përditë!

Luftojnë për popull,
na bëjnë të ditur,
duke ngritur grushtin,
duke ulëritur!

Ç’t’ju them më për Salën,
e degjeneruar,
krimet qindra herë,
ja kam numëruar!

Jo tani që është,
një plak i vidhisur,
por gjithnjë mbi ligjin,
veç ka livadhisur!

Duke qenë për vete,
sterrë e më sterrë,
thurr e shthurr intriga,
për njerëzit e tjerë!

Fantazi pa fre,
i ka dhënë intrigës,
duke qenë gjithmonë,
motor i së ligës!

Daulles idiote,
dhe lodrave bini,
po emrin Sovran,
në gojë mos e zini!

Po emrin Sovran,
në gojë mos e zini,
sepse atë emër,
vetëm sa e ndyni!

Dhe gurët e rrugës,
këtu mirë e dinë,
Sovrani s’e do,
PD-ë LSI-në!

Edhe për PS-në,
s’vdes nga dashuria,
po nuk e urren,
si këto të dyja!

Fronti i PD-së,
dhe i LSI-së,
gjithë të këqijat,
ja bënë Shqipërisë!

Ne derë të BE-së,
tani kemi mbërritur,
por një sherr të madh,
prapë llumi ka ngritur!

Tamam për funebër,
vjen e shkon muzika,
kakarisin tok,
Luli dhe Monika!

Kundër Edi Ramës,
si dje edhe sot,
po dhe vetë e dinë,
se e kanë kot!

Se kanë kot,
që tundin Katundin,
se PS-në dhe Ramën,
nuk kanë shans ta mundin!

Duket-negociatat,
sërish i bllokuan,
po gjithmonë haraçin,
Atdheu paguan!

Arben Duka

Share This Article
9 Comments
  • Te gjitha keto ngjasin se i Gjati nuk qeveris me dore te forte. Kur do ua tregoje ai vendin abuzuesve dhe shkaterruesve te Shqiperise?! Atyre qe hodhen ne ere Gerdecin, qe vrane me 21 janar, qe vodhen Rrugen e Kombit, qe shiten detin etj etj?! Eshte PD-ja gjithmone ne sulm dhe PS-ja gjithmone e meket, e pagoje dhe si e frikesuar! Nuk kuptoj asgje. Ku vajti:” Nuk keni pare gje akoma!”. Ku jane njerezit me integritet dhe profesionalizem te PS-ja?! Ata qe jane rritur dhe edukuar me ndjenjen e dashurise per Atdheun?! Por na eshte mbushur qeveria me djalosha dhe çupelina te Rilindjes?! Ku jane ate qe e bene Shqiperine me hidrocentrale, hekurudha, arsim, shkence, kulture kombetare etj etj?! Nje parti si PS-ja te merret perpara nga salianjet, gridat, alibeajt, lulushet dhe salushet?! Kur per me shume eshte edhe ne pushtet! Mashtrojne, shpifin, perbaltin, vjedhin, vrasin dhe nje gjemb nuk u hun ne kembe! Dhe Rama rri e pret!

    • Mire e ke ti kakarakti, vetem qe nuk ke pyetur ku eshte Enveri. Po ta them une, ka vajtur ne pidh te satome.

  • Skandaloze!
    Keto qe kemi degjuar keto dite, por jo vetem keto dite por ketu e 30 vjet me Zullumet e Sali Qenit, nuk paskan te sosur!
    Turbullon mbare jeten e vendit duke paraqitur si deshmitar nje FUNDERRINE…Nje Drogaxhi, Pijanec, Hajdut…
    Dhe kerkon te rrezoje Qeverine me nje skenar mafjoz!…
    Durimi ka nje kufi!…
    Por per mua, Saliu ka gjetur dhe ben…
    Fajtore qe Saliu vegjeton akoma jane dhe keta te mazhorances.
    Saliu gjen shesh e ben pershesh!
    Qeveritaret tane nuk shkojne dot as ne Hale, pa marre miratimin e Ambasadoreve…
    Zot te Shqiperise nuk jane Amnbasadoret, por Populli shqiptar!
    Zot te Shqiperise jane Shqiptaret.
    Ben Lemsh mbare vendit nje Kriminel Psikopat dhe nuk i hyn as nje Gjemb ne kembe!
    Ne se nuk e cojne dot para drejtesise, le ti lene shqiptaret te lire se e zgjidhin vet ata problemin me nje Kriminel!
    Sali Prostituta eshte nje Kriminel me damke!
    Kush e mbron?
    Ne Parlament socialistet kane ca deputet qe shikojne Karrigen, te marin rrogen dhe nuk e kapin Saliun per fyti!
    Ku nuk shkon fjala, shkon detyrimi!
    Po te vazhdohet keshtu Shqiperia edhe 100 vjet do jet vend trazirash qe i nxisin dhe i stimulojne politikanet maskarenj!
    Shqiperia ka disa Monstra qe livadhisin me te drejtat demokratike!
    Duhet edhe Grushti ndaj Maskarenjve!
    Cdo shtet ne bote eshte demokraci per ata qe zbatojne ligjin dhe eshte D H U N E, per ata qe shperdorojne te drejtat demokratike, shkelin ligjet dhe trazojne sigurine dhe qetesine!

  • Shqiptar qe ju ka mbetur akoma pak gjak shqiptari !!Ska nevoj per kallauz !!!Opozita e Shqiperis me ne krye krijusin e palekundur jan sot armiqt e betuar te saj,jan ata qe duan te hapin gropen e madhe te shkaterrimit dhe tjetersimit te saj ,!!,Kurr Shqiperia nuk ka par aq ne aktivitet dhe hapur vepren armiqesore te vet shqiptareve qe bejn pjes ne drejtimin e shtetit te tij Nuk egxiston komb ne bot qe armiq te till ,hajdut e kriminel te dslin hapur e bile te kerkojn dhe mbeshtetjen popullore ne nje koh qe e kan mar pergjigjen e Sovranit Po bejn thirrje te rikthejn 97ten e te cojn deri ne fund ate cka nisi dikur vrasesi e tradhtari i madh ! Cfar pret o popull ,cfar pret msxhoranca qe votuam dhe perse e votuam???Kjo mazhoranc i ka hypur breshkes dhe kta kunderrevolucionar bandit po veprojn me shpejtesi sepse duan ti shpetojn ndeshkimit duke ndeshkuar ter Shqiperin ,! Po vjen era 97 qe kte radh jan jo nji e ad dy por ter maja e lart e opoxites drejtuar nga hija e zez pas se ciles fdhihet nje dor e madhe antishqiptare ,!, Edi Rama mjaft me llafe se po plasi mos kujto se do shpetosh Mos prit por shpall gjendjen e jashtzakoneshme e mer masa urgjente te shpetosh situaten ! Ate zagar qe e shpetoi dikur Izet Haxhia izoloe sebashku me intrigantet dhe pucistet qe kan dal hspur dhe pastaj kaloi ne nje gjygj te madh popullor Cfar faktesh don ma !!!!Po na zhgenjen dhe kjo rug qe ke zgjedhur fsheh shum rreziqe sepse ke te besh me kuadro politik te rrezikshem me lidhje mjaft antishqiptare Ska venda per llafe po vepro sa nuk esht von…..

  • Ate u them edhe une shoke te Dites, mos e beni pis kot me percartjet tuaja emrin e sovranit. Nuk e shikoni qe populli ka hallet e veta e ju nuk e lini rehat me paranojat tuaja propagnadistike te kohes se qepes. Lerini ore rehat njerezit ne punen e tyre se nuk duan tu shohin me sy. Jo me kot ne votime shkon me pak se gjysma e popullsise votuese sepse nuk u behet fare vone per maskarenjte e politikes qe i genjejne sa here kane nevoje per vote e me pas, sapo vijne ne pushtet sillen si cakej qe shqyejne prene e porsa fituar.

  • Emrin e Sovranit mund t’a perdorin vetem Komunistet.
    Vetem ata jane “Per popullin dhe me popullin”.
    Gjithe te tjeret jane Armiq.

  • Arben, mos valle ke kaluar edhe ty ne tepsine e Edi Rames?! Kujdes, se ndryshe do te humbasesh Arben Duken e para do koheve, kujdes se po rreshqet ne tepsine e bakllavavase se Edi Rames.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *