Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Të shpëtohet PD-ja nga kriminelët! Nuk jam jurist dhe as i angazhuar në politikë. Prandaj o njerëz me mend, shpëtojeni këtë PD nga kanceri që i kanë shkaktuar krerët e vetë PD-së tepër të kriminalizuar. S’di kush mund ta pranojë që: vendimi politik i një pakice si PD-ja, i jep të drejtë të dalë mbi Kushtetutën dhe interesave të vendit. Sipas gangsterit Palok, nën dirigjimin kryekriminelit Salah dhe pjellës së tij politike idiote, këtij vendimi politik i qëndrokan deri në fund. Çudi! Kush e ka marrë këtë vendim, se Partia s’di gjë?! Është ringjallur Enveri?! Jo, ai ka qenë i gjallë… me fytyrën e Salahut! Thirrje e “Julius Fucik”: Deputetë dhe anëtarë të PD-së, mos digjni PD-në, por përcëllojeni dhe pastrojeni nga disa qime e vemje kanceroze që i janë ngjitur trupit të saj. PD-ja nuk është pronë private e këtyre kriminelëve, por e popullit shqiptar dhe posaçërisht e anëtarësisë së PD-së. Këta kriminelë e shkatërruan.