Mos e teproni në palestër, zemra juaj do të ankohet

Leda Hysa

Stërvitja intensive mund të shkaktojë një ritëm jonormal të rrahjeve të zemrës.

Disa studiues australianë pretendojnë se ushtrimet fizike intensive dhe të tejzgjatura mund të shkaktojnë ndryshime strukturore permanente të zemrës.

Sipas tyre këto ndryshime tek disa persona mund të shkaktojnë problem në zemër, e cila në gjuhën mjekësore njihet si aritmi ose e thënë ndryshe çrregullim në ritmin e rrahjeve të zemrës.

Për ta kuptuar në qoftë se jeni prekur nga problemet e aritmisë tregohuni vigjilent për të identifikuar praninë ose jo të simptomave të mëposhtme: marrje mendsh, humbje e papritur e ndjenjave, dhimbje në kraharor gjatë apo pas stërvitjes.  Në qoftë se ndjeni të keni simptomat e mësipërme mundohuni të keni aktivitet fizik të reduktuar ose drejtohuni tek mjeku specialist.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Zgjidhja amatore e problemit ne fjale.
    Kur gjate stervitjes se dites ke arrite nji fuqizim fizike ekstra.Te krijohet ideja per te vashduar ma tej.Jo!Ketu STOP!Ketu duhet te ndaloni.Te beni dush dhe te relakseni.Zemra nuk peson asgja vecse forcon ritmin biologjikisht normal.Kjo asht eksperienca amatore e te berit ushtrime fizike.Per ma teper per te avancue.Drejtohuni trainimit me trainer te pergaditur shkencerisht dhe teknikisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *