Nga Bedri Islami
Shefi i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, menjëherë pas njoftimit të Prokurorit të Specializuar të Gjykatës ndërkombëtare për krimet e supozuara në Kosovë nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bëri rrugën e Prishtinës, për të gjetur, si tha zyra e tij e shtypit, për të bashkuar mendimin politik në shtetin e dytë shqiptar dhe, që, së bashku, të mund të përballojnë rrebeshin politik që mund të vijë.
Ka kaq shumë vite që është miratuar në ligjin themeltar të Kosovës ngritja e Dhomave të Specializuara për hetimin e krimeve të supozuara dhe, ndoshta jo krejt rastësisht, të gjithë këto vite i takojnë edhe kohës kur në Shqipërinë londineze ka qeverisur kryeministri i tanishëm, Edi Rama.
Edhe periudha në të cilat është hetuar, janar 1998 fund i vitit 2000 i takon, po ashtu një periudhe kur në Tiranë kanë qeverisur të majtët.
Është një lidhje e dyfishtë, e cila shtron që në krye të herës përgjegjësinë e përbashkët dhe do e kishte pasur të domosdoshme gjetjen e lidhjeve të përbashkëta, jo vetëm në mes partive politike në Kosovë, çka duket tani si mision i pamundur, por edhe në shtetin amë, në territorin e të cilit supozohet se kanë ndodhur disa nga krimet e hetuara dhe që do të kishin dashur që herët, që kur u shpallën si të tilla, nën qeverisjen Berisha.
Droja se mos është vonë në qëllimin e kryeministrit shqiptar ka disa arsye, të cilat, edhe pse duken të vonshme, përsëri mund të krijojnë kohën e tyre për të gjetur ato rrugë që të çojnë në sqarimin e rrethanave, të së vërtetës, në krijimin e një gjendjeje reale për atë që ka ndodhur dhe, në fund të fundit, për të krijuar një strukturë mbrojtëse, e cila, edhe pse do të kishte krah saj mbrojtjet vetjake, të shtrenjta, të dhimbshme dhe shpesh herë të paditura, do të krijonte hapësirën e duhur për të shpallur të vërtetën, se, as në Kosovë e as në territorin shqiptar, UPK-ja nuk ishte e nuk mund të ishte pjesë e krimit.
Në Kosovë duket si mision i vonuar e i pamundur pasi ndasitë janë dhe vazhdojnë të thellohen gjithnjë e më tej. Pesë forca politike që nuk kanë aspirata të njëjta, pesë liderë që në disa raste janë gati të zënë me gurë njëri tjetrin, megjithëse katër prej tyre kanë ardhur nga radhët e UÇK-së, synime të ndryshme, përplasje të nëndheshme.
Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila duket se qëndron jashtë rrethit të të akuzuarve, dhe në fakt ajo, në pjesën e saj më radikale kundër UÇK-së, një strukturë mafioze e quajtur “Sigurimi i Atdheut”, ka ndikuar në mbledhjen e akuzës, përpunimin e falsifikimin e saj, dhe këtë, për fat të keq, e ka bërë mbi bazën e një vendimi të nënshkruar nga Rugova, sipas së cilës, komisioni i posaçëm, i drejtuar nga Ekrem Kryeziu i Prizrenit, nënkryetar i asaj kohe në LDK, që në fillimin e luftës mblodhi e përpunoi akuzat e sotme kundër UÇK-së dhe në asnjë rast krimet serbe.
Funksionarë të rëndësishëm të LDK-së, megjithëse psherëtijnë për akuzat janë në fakt pjesë e tyre, që nga ish shefi i shërbimit sekret Ramë Maraj, Rexhep Gjergji e Anton Kola, e deri tek më agresivët, të cilët në një varrim u shfaqën të ARMATOSUR, TË UNIFORMUAR, KU NGJYRA E UNIFORMËS ISHTE E ZEZA, DHE KU FJALIMET ISHIN PËRTEJ DHIMBJES.
Lëvizja VV, sipas analistët Milaim Zeka, kishte kohë që kërkonte ndihmën e Dhomave të Specializuara për të shpejtuar ngritjen e akuzave, gjithnjë me shpresë se njeriu i parë i akuzuar do të ishte presidenti Thaçi.
E copëzuar në mendimin e saj politik, ku në Kosovë mbron ide socialdemokrate, ndërsa në Shqipëri rëndon nga forcat e djathta, disa nga të cilat ishin kundër luftës, etja për pushtet e jo për ndëshkimin e krimit do e bëjë edhe më të largët ridimensionimin e mendimit politik.
Lëvizja VV është e bindur se qeveria e tanishme është në ditët e numëruara dhe grahma ka filluar, dhe , nga ana tjetër është në pezmin e saj dyshues se cili nga liderët e saj krah Albin Kurtit mund të jenë pjesë e aktakuzës së shpallur në fillimin e saj.
AAK dhe NISMA, më shumë se sa bashkimin kanë hallin e liderëve të tyre, të cilët e kanë njohur Hagën në vite dhe aty kanë lënë disa nga vitet më të frytshme të tyre.
Përse është mision i vonuar ky i tashmi i Edi Ramës?
Së pari, disa nga akuzat që mund të ngrihen kanë lidhje me ndodhjen e tyre në shtetin shqiptar. Akuza më e përbindshme e sjellur nga deliri i Karla del Pontes, që vetëm ndonjë delirant në Shqipëri mund t’a besojë, është ajo e ekzistencës së Shtëpisë së Verdhë, në të cilën, gjithnjë sipas saj dhe pasuesit serbofil, Dick Martyt, nga mjekët shqiptarë të UÇK-së janë hequr organe jetësore tek robërit serbë dhe është bërë transplantimi i tyre.
Ky ishte lajmi më i bujshëm i pasluftës, që u duk se eklipsoi të gjitha barbaritë serbe. U bë kryelajmi i botës. Vendndodhja e kësaj shtëpie fshatare, tre orë larg aeroportit të Rinasit ishte në Shqipëri dhe pjesë e krijimit të kësaj historie mizore ishin edhe shqiptarë të angazhuar si përkthyes, të cilët, edhe pse e dinin se përse ishte fjala, heshtën dhe u bënë pjesë e mashtrimit të madh.
Jam krejt i bindur, më shumë se sa i bindur, jam i sigurt se nuk ka asnjë “ngjarje” të shtëpisë së verdhë, për shumë arsye, njëra nga të cilat është në dijeninë time se mjekët kirurgë në UÇK ishin aq të pakët, sa shpesh herë rolin e tyre e kryenin mjeke kirurge gjinekologe, si është mjekja e njohur dhe e shquar, Teuta Hadri, libri – ditar i së cilës, në rreth 1000 faqe, “Krimi që pashë me sytë e mi” është njëra ndër akuzat më të detajuara, bindëse, reale, por që kurrë nuk zgjoi vemendjen e strukturave speciale që hetonin krimin serb në Kosovë.
Sikur 100 vendime, njëri pas tjetrit të merren dhe të faktojnë se “ngjarja” e shtëpisë është një trillim e mashtrim i madh, dëmi është bërë dhe ndaj këtij dëmi, për 10 vite, ka heshtur qeveria shqiptare, shtatë prej tyre i takojnë qeverisjes së tanishme dhe kjo heshtje, që në fakt më shumë e akuzon vetë shtetin shqiptar ka lënë hapësirë për ngritjen e akuzave.
Aktakuza është e gjitha një sukses i qeverisë serbe, akademisë së saj, strukturave politike, juridike dhe hulumtuese e sajuese, por edhe i miqve të tyre rusë. Jo rastësisht presidenti serb ishte në këmbët e presidentit rus kur u bë njoftimi i një ngjarjeje të paralajmëruar.
Duke qenë sukses i qeverisë serbe, është në të njëjtën kohë dështim i qeverisë shqiptare, që para se të mendonte për Minishengenin, të merrej me punët e përditshme dhe të hiqte pluhurin që po i hidhte syve qeveria serbe, të linte rolin e liderit panballkanik e europian. Kështu ndodh kur beson se armiqtë e djeshëm bëhen miqtë tuaj për mjekrën e bardhë dhe shkon në Kremlin me duar në xhepa, i shoqëruar nga Sokol Balla dhe Baton Haxhiu, si të ishte fjala për një shëtitje në sallat luksoze të Kremlinit.
Janë disa ngjarje që mund të jenë pjesë e aktakuzave të tanishme, mes të cilave vrasja e Ilir Konushevcit dhe mjekut Malaj, e Ahmet Krasniqit, qendrat e ndalimit në Shqipëri etj, për të cilat shteti shqiptar duhej të kishte bërë domosdo zbardhjen e tyre.
A është rastësi por jo pa qëllim që pikërisht në këtë kohë u shua lidhja shqiptare amerikane që ishte lobi më i fuqishëm pro pavarësisë dhe së drejtës së UÇK-së.
Kur nuk kryen në vite detyrat e shtëpisë, është vonë të habitesh kur ndodhesh para faktit të kryer. Shteti serb, duke na qorollitur me Minishengenin dhe diksionin europian bëri tani faktin e kryer, duke e spostuar krimin nga duart e tyre dhe duke e vënë në duart e shqiptarëve, të cilët, ndërsa akuzohen, dhe akuzat ende nuk janë provuar, për rreth 100 vrasje kanë gjithë kohën e duhur për të menduar se si ndodhën rreth 15 mijë vrasje të civilëve dhe më shumë se 2.600 luftëtarë.
Për 176 të vrarë apo të zhdukur shqiptarë është para tyre një vrasje e supozuar serbe, rome apo të shqiptarëve kundërshtarë politikë.
Asnjë vrasje nuk justifkohet, secili e bart vetë përgjegjësinë e tij, qeveria shqiptare, mbi përvojën e saj, aftësitë, larg dalldisjes ku ranë fitimtarët në Kosovë, duhet të bënte bashkimin e këtij mendimi akuzues, të dëshmonte se krimi ka një emër dhe se aministimi i tij nuk mund të bëhet kaq lehtë, në emër gjoja të një politike të re.
Serbët kanë futur në të vrarët e tyre edhe paraushtarakët që lanë profesionin e tyre dhe u bënë vrasës.
Ndodhi kjo, pasi ata, fqinjët, menduan se ishte lufta e fundit me shqiptarët dhe po ndodhte dëbimi i përjetshëm i tyre.
Krimineli serb Gorolub Paunoviq, i ditëlindjes 1969 ishte punëtor i zakonshëm në post telefon telegrafën e Vushtrisë. Një punëtor i rëndomtë, por që u bë vrasës dhe u mburr me vrasjet e tij.
Ai bëri fotografinë duke prerë në fyt një djalosh shqiptar, ende i paidentifikuar. Kjo foto është ende sot. I njëjti do të jetë pjesëmarrës edhe në krimin monstruoz në familjen e Hamdi Uglarit (Shallcëve).
Megjithëse i shpallur i vdekur, ai vazhdon të jetojë në rrethinat e Beogradit!
Politika shqiptare, si jo pak herë, dështoi nga mungesa e koherencës politike, qorrimi politik, mendjelehtësia me të cilën trajtuan akuzat e përgatitura në Beograd dhe menduan se, nëse ata vetë e dinë, këtë e di gjithë bota.
“Carta canta”, thonin latinët dhe serbët këtë e dinin më mirë se fqinjët e latinëve. Dorëzuan mijra faqe në gjykatën Speciale, ndërsa qeveritë shqiptare mblodhën byk.
Së dyti, bashkimi i mendimit politik shqiptar në Kosovë, megjithëse dëshirë fisnike, ka fillesë ndarje.
Ndarja në Kosovë disa herë e ka pasur fillesën në Tiranë. Jo vetëm tani, por që nga viti 1996, kur shfaqja e apokalipsit të piramidave u kërkua të transferohej në Prishtinë.
Kjo ndarje politike nganjëherë merr format më groteske të mundshme.
Është e dhimbshme, por llogaritë bëhen prapsht: Thaçi është me Ramën dhe kundër Berishës, por asnjanës me Metën; Haradinaj është me Metën, afër Berishës, por akuzon Ramën për tradhti, ndërsa ky e hedh fillimisht në gjyq dhe pastaj deklaron se do e tërheqë padinë – si në lojë fëmijësh: Kurti ia nis me Ramën, kthehet tek kundërshtarët e tij, pastaj troket në derën e kryeministrit, që nuk i hapet dhe hapin bashkë një deriçkë në Prishtinë; Isa Mustafa, pasi zemërohet me Edi Ramën, se nuk ia respektoi Rugovën, të cilin as ai vetë nuk e ka dashur kurrë, ndjell pajtimin, duke menduar se Rama është njeriu i amerikanëve… Të gjithë bëjnë llogari për vete, kundër njëri tjetrit e pastaj thërrasin për bashkim.
x x x
Në Kosovë po vijnë ditë të vështira që nuk ishin menduar as kur vendosi parlamenti i saj për të ngritur Gjykatën Speciale, as para një viti.
Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në një të nesërme të afërt.
Zaret u hodhën, mjerisht, nga qeveria serbe dhe shqiptarët duhet të luajnë kundër tyre. Pa patur “zaret “ e tyre. Si ka ndodhur shpesh në historinë tonë!
—–
Botuar në DITA. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen e redaksisë dhe pa citimin korrekt e të dukshëm të burimit

DITA:Te dhenat qe jep B.Islami jane shume te sakta,rrenqethse,uluritese.!
-Por Ai nuk nxjerr emrin e personit konkret-spiun ne favor te Dik Marty per shtepine e verdhe,nen hyqmin e Sb,qe eshte çelsi i te gjitha te keqijave ne Kosove dhe Shqiperi.Ate e di dhe bufi pulave.
-Ne Kosove u bene shume krime nga Millosheviçi,por drejtuesit kosovar u moren me kolltuqet kush ta zere i pari ne sulme kundra-njeri-tjetrit tashme 21 vjet dhe harruan se pas shpine po u ngulej thika nga perçarsit e Ballkanit.Tashme Ata..nen tutelen Serbe e mbikqyrjen Ruse kane ne dore fatin e tyre.
-Por krime mosturioze u bene ne Shqiperi per 25 vjet nga e njejta mendje e mykur..qe luan fijet ne te dy anet e kufirit si spiun i UDB qe ne 1974.
-Dhe katraura vazhdoi ne vite dhe do te vazhdoi dhe me tej,pasi DREJTESIA ne te dy vendet ka qene e kapur nga politikanet hajdut e vrases,ku sot Ate po e drejtojne nd/komberaret dhe ata do te bejne çte duan me fatet e drejtuesve e te popullit te Shqipetise e Kosoves ne menyre selektive sipas direktivave te medhejve kundershtar te dy vendeve tona,duke na mashtruar çdo vit me kushte te reja per ne BE.Dhe faret e Kombit jane ne reezik.
-Vizita e Rames ne Kosove ishte e domosdoshme ndonse e vonuare,pasi 2 Kryeministrat Kosovar Ramushi e Kurti ishin e jane puthadore te Sb.
-Dhe sa te jete Ai mbi toke,Kosova nuk do njihet kurre nga Serbia dhe Shqiperia do jete perhere ne destabilitet,siç e do Beogrsdi dhe miqt e saj.
-FLM-DITA,FLM B.ISLAMI
Thirrja ,Shqiptare bashkohuni sa me pare! Nuk eshte kurre vone. Te gjitha intrigat jane nga Beogradi.Mos harroni se kultura dhelparake e Serbise arriti qe si ne Shqiperi dhe ne Kosove te kete percarje te madhe..Serbise mos i besoni as per “SHENGENIN BALLKANIK”.Krijimi i nje Shengeni Ballkanik do te thote qe te dominoje pa diskutim ne krejt Ballkanin Perendimor Ekonomia Serbe sepse Industria Shqiptare eshte rrafshuar nga themelet po keshtu dhe bujqesia.Kosova po ashtu nuk ka ekonomi te zhvilluar.Maqedonia ka vetem bujqesi te zhvilluar.Pra i bie qe Serbia te shfrytezoi te gjithe krahet e punes te Ballkanit Perendimor te mbyti tregun me mallrat serbe teknologji Serbe etj.
Thirrja e vertete duhet te jete kjo:
-Ngrihuni ju o socialiste te vertete,trashegimtare te 28 mije deshmoreve dhe 70 mije partizaneve dhe shporreni nga partia dhe qeveria antishqiptarin Edi Rama,kete KALE TROJE te rrezikshem qe po e shet Shqiperine!
Nuk jane intragat me te medha nga Serbija! Eshte Saliu me kosovaret serbisht foles!
O Bedri Te Hengert “Tenja”
Te Keqen e kane nga Mrena
ASNJEHERE NUK ESHTE VONE PER TE BERE PUNE TE MIRA NE SHERBIM TE POPULLIT E KOMBIT, NE DOBI TE NJEREZIMIT ‘