Mos gënjeni shumë!

redaktor

Letër e nënshkruar,

Luftar Kuka, Patos

Këto premtime që bëri Luli me fermerët e Shishtavecit janë kot. Kur ishte në pushtet Luli, fermerëve të asaj zone iu kalbën me qindra kv patate. Pse nuk ndihmoi atëherë kur ishte në pushtet për t’u shitur prodhimin, por shkon tani dhe premton se do të uli 9% të tatimeve që të shitet patatja? Dihet se ajo zonë prodhon shumë patate, po ku do t’i shesin? Tregtarët tanë furnizohen me mall nga jashtë vendit dhe nuk shkon asnjë në Kukës të blejë patate. Ata e shkulin pataten, bëjnë kavalete e mbulojnë me plastmas, po aty u kalbet tërë dimrin e nuk ka vënë dorë pushteti që ishte në fuqi. Tani shkon Luli dhe u premton se do t’ua shesë prodhimin fermerëve të Kukësit. Mos gënjeni kaq shumë për fushatë se nuk u beson njeri. Ju ishit në pushtet dhe nuk bëtë gjë. Tani pse gënjeni? Edhe PS-ja në Patos ka bërë ca premtime bosh gjatë fushatës. U tha se do jepet statusi i naftëtarëve. Po kur? Deri tani s’po shikojmë gjë. Mos e gënjeni popullin se një herë të beson, herën e dytë nuk të beson më dhe nuk të voton.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *