Mos hani më proshutë, rezultatet e studimit janë alarmuese

Ornela

Konsumimi i tre fetave proshute në ditë rrit rrezikun e vdekjeve nga sëmundjet e zemrës me pothuajse 25%.  Rishikimi i disa hetimeve në lidhje me efektet e mishit të përpunuar në shëndetin e njeriut që nga vitet 1970 e këtej tregon se konsumimi i më shumë se 50 gr në ditë mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 24%. Gjithashtu rrit rrezikun për diabet me 32% dhe rrezikun e vdekjes nga kanceri në 8%, shkruan The Indipendent – raporton Dita.

Studimi i drejtuar nga Instituti Karolinska në Stokholm, Suedi, hodhi dritë mbi rreziqet e konsumimit të mishit të kuq dhe mishit të përpunuar duke zbuluar se konsumimi i më shumë se 100gr mish të papërpunuar në ditë rrit rrezikun për kancer të prostatës dhe kancer se zorrës së trashë me 19% dhe 17% respektivisht.

Vdekjet nga sëmundjet e zemrës me 15% dhe kanceri i gjirit me 11%. Raporti thotë se një arsye mund të jetë gatimi i mishit në temperatura të larta që rezulton me prodhimin e kimikateve të quajtura amine heterociklike. Ndërkohë mishi i përpunuar përmban shumë kripë, nitrate dhe shtesa kimike që i nevojiten për jetëgjatësinë e tij.

Profesoreshë Alicka Wolk që udhëhoqi studimin shprehet: “Gjatë dekadave të fundit, konsumimi i mishit të kuq është rritur globalisht sidomos në vendet e zhvilluara. Në të njëjtën kohë ka gjithnjë e më shumë prova se konsumimi i lartë i mishit është i lidhur me rritjen e rrezikut të sëmundjeve kronike”. Rezultatet e këtij studimi vijnë pasi OBSH tetorin e kaluar arriti në përfundimin se mishi i përpunuar shkakton kancer.  /DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *