“Mos hyni në ujë, ka rrezik”, njoftim urgjent për pushuesit në Velipojë

J L

Për shkak të motit të keq, Bashkia e Shkodrës njofton se duhet të shmanget futja në det.

Sipas bashkisë së Shkodrës vrojtuesit e plazhit vazhdojnë të jenë në gatishmëri.

Megjithatë angazhimi dhe kujdesi i qytetarëve është i nevojshëm në situatën e vështirë të motit në plazhin e Velipojës.

Bashkia e Shkodrës bën me dije se ndryshimi i papritur i motit orët e fundit, ka shkaktuar anomali të shumta në shumë pjesë të territorit dhe veçanërisht në Plazhin e Velipojës.

Deti vazhdon të jetë shumë i trazuar dhe dallgët të larta e të rrezikshme.

“Në këto kushte, i bëjmë thirrje të gjithë personave që janë në plazhin e Velipojës të shmangin futjen në det.

Vrojtuesit e plazhit vazhdojnë të jenë në gatishmëri. Angazhimi dhe kujdesi juaj është i nevojshëm në situatën e vështirë të motit në plazhin e Velipojës”, thuhet në njoftim.

j.l./ dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *