“Mos i prekni fëmijët!” – Qytetarët në protestë

Elton Tafaruci

Dhjetra qytetarë kanë marshur sot në formë proteste në Tiranë me thirrjet “Mos i prekni fëmijët” para Kryesisë së Kuvendit dhe më pas i janë drejtuar Gjykatës së Rrethit Tiranë, pikërisht atje ku pritej të jepej vendimi për Anjeza Shabanin, pronaren e kopshtit privat që dhunoi egërisht një foshnje.

Protesta është organizuar nga shoqëria civile që me pankarta ka kërkuar mbrojtjen e të drejtave të të miturve, mosushtrimin e dhunës ndaj fëmijëve në çerdhe dhe angazhimin e Ministrisë së Arsimit për të mbrojtur fëmijët.

Qytetarët, kryesisht prindër, kanë lëshuar thirrje para Kryesisë dhe më tej i janë drejtuar Gjykatës së Tiranës, ku pritej të jepej masa e sigurisë për Shabanin, që u arrestua pas publikimit të video-skandalit që tronditi shqiptarët.

Anjeza Shabani u filmua me kamera të fshehtë nga emisioni Stop duke dhunuar me egërsi një fëmijë vetëm 3 vjeç, të cilit i shkaktoi traumë psikologjike dhe shenja në trup, pikërisht në kopshtin privat të administruar prej saj në Sauk me emrin Diren. Kopshti rezultoi edhe pa licencë.

Share This Article
2 Comments
  • Injoranca pjell dhune psikologjike e fizike!Jetojme ne nje mjedis ku DHUNA eshte e pranishme.Duhet te funksionojne si duhet institucionet shteterore,ku licenca per hapjen e ketij biznesi(kopesht),duhet te permbaje jo vetem kritere te kushteve optimale te mjedisit e sherbimit,por dhe kartela shendetsore per punonjesit e pronaret e saj…Anjeza per mendimin tim veproi si nje skizofrene.

  • Rreflektimi ndaj dhunueseve te femijeve eshte nje gje shume e mire por ne na duhen IDE.
    FAKT nuk ka kopshte per femijet e moshes 3vjete lart ne Tirane,ndaj dhe une mendoj se duhen marre objekte me qera nga shteti dhe keta te kene status me pagese si privat patjeter ne vartesine e privatit…por nene kontrollin e drejtorit shtet.
    keshtu do te vene njerez kopetente per mirerritjen dhe edukimin e femijeve por do jete edhe zgjidhje per familjet.
    Kam degjuar se nga drejtoreshat merret nga 70deri ne 100njeqind te vjetra tani qe kam mbesen time…por e veshtire per tu rregjistruar!!!!
    Z Erjon qe nuk ndihet diçka po mendon dhe kam shume besim, por duhet sa me shpejt , shtatori erdhi.
    Minibashkite qe tani te regjistrojne nevojat jome 26 gusht si kish thene nje drejtoreshe simebije.
    Femijet tane jane gezimi i jetes sone eshte pasioni per ta jetuar ate eshte oksigjeni i jetes se prindit dhe te gjithe e jetojne jeten me pasion vetem per kete qellim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *