Vjen një ditë dhe ikën. Sido që nuk ndjehesh mirë, pasi të ka ngrohur kali ku kishe hipur, ke pasur të mirat dhe je ndjerë i gjithëpushtetshëm për shkak të postit, ikja është e pashmangshme kur të largon populli yt me votë. Por unë nuk dua të ndalem se si dhe në çfarë rrethanash po ikën z.Berisha si qeverise, çfarë i solle këtij vendi. Kjo i përket historisë që ta vlerësojë.
Unë dua të jap një këshillë, miqësore, njerëzore si grua, intelektuale, sido që nuk u bëmë kurrë miq bashkë. Mos ik nga zyra kryeministrore pa i kërkuar ndjesë së paku dy zonjave të nderuara. Ish Kryeprokurores së Republikës Ina Rama dhe mjekes, intelektuales Aneta Rama. Çuditërisht këto zonja, sido që nuk kanë të bëjnë me njëra tjetrën, i bashkon jo vetëm mbiemri, por edhe sulmi juaj i paprecedent mbi personalitetin e tyre.
Të gjithë e dimë, se cili është shkaku që i sulmove dhunshëm: Ina sepse ishte Kryeprokurore e Republikës dhe Aneta, nëna e rivalit tënd politik.
Ndoshta, tani që po ikën dhe në ditët që vijnë, do të ndjesh një farë pendese. Në të vërtetë duhet të ligështohesh kur të kujtosh se në kohën që ishe Kryeministër ke shpifur e fyer publikisht Kryeprokuroren e Republikës, që kur e emërove e thirre “Silvia Konti”. Por kur ajo kërkoi të bënte detyrën, ku Ti e emërove, thirre me zë të lartë, që ta dëgjojnë të gjithë, shqiptarë e të huaj, në Shqipëri e kudo në botë: “Ina, ti je një lavire bulevardi”. Më dridhet dora që po e shkruaj këtë fjalë të rëndë për një grua zonjë, por arsyeja është kjo: Që ti të kërkosh ndjesë publike, të deklarosh pendesën dhe kjo për dy arsye:
E para se ishe Kryeministër i vendit, që duhet të zbatoje ligjin, të mos fyeje e shpifje, të respektoje gruan, për të cilën formalisht ke kërkuar barazinë gjinore dhe e dyta: Ke shkelur zakonin e malësorit: Burri fisnik nuk flet kështu për një grua. Duke “vrarë” Inën, godite gruan intelektuale, që kërkon të bëjë karrierë, të bëjë detyrën duke zbatuar ligjin. Ky ishte një shembull shumë i keq, për të cilin ju ka ndëshkuar çdo grua në 23 qershor.
Sulmi ndaj ish kryeprokurores vazhdon edhe pse ajo hesht. Ti dhe vartësit e tu, përfshi edhe Presidentin e Republikës, i mohuat karrierën Inës. Nuk mendoj se ke harruar. Sepse po të shohim që ditët e fundit po nxiton t’u bësh ndere njerëzve që të shërbyen edhe pse nuk ke më të drejtë ligjore. Mësuam që arbitrarisht urdhërove Presidentin që të emërojë avokatin tënd, në drejtim të Shkollës së Magjistraturës, duke “lënduar” edhe në këtë rast një grua tjetër të nderuar që e kish bërë shkëlqyeshëm detyrën më parë.
Po me Aneta Ramën ç’pate? Me gojën tënde të përçartë, ti i krijove dhimbjen më të rëndë që ndjen një grua, atë të nënës për djalin. Gruaja fisnike, absolutisht e pafajshme, u rropat dyerve të gjykatave, në atë moshë për të kërkuar drejtësi, për të ndëshkuar Kryeministrin, për shpifje, por jo: Ata të mbrojtën ty, sepse janë burreca dhe nuk u morën me veprën ordinere që ti kishe konsumuar.
Çfarë ke me gratë z. Berisha? Kujtoj që edhe kur ishe në opozitë, një lumë shpifjesh zbrazje mbi nënkryetaren e Parlamentit Makbule Çeçon, sido që ajo t’u përvesh ashtu si di vetëm gruaja labe.
Keqardhje, që gjuhën tënde të ashpër deri në fyerje e shpifje, e përvetësuan denjësisht edhe disa nga gratë që përfaqësonin poste të larta sikurse është kryeparlamentarja Jozefina Topalli, që mbeti në histori me togfjalëshin ”Do të shkoni për lesh”, apo deputetja Mesila Doda, që fatkeqësisht ka qenë edhe gazetare, që publikisht i thotë kundërshtarit politik “Duhet të varesh në pemë” etj.
I ke hyrë shumë në borxh gruas shqiptare me sjelljet dhe veprimet e tua, z.Kryeministër, ndaj për të larë sadopak veten, kërko ndjesë publikisht, ashtu sikurse i fyeve rëndë publikisht, sido që nuk mund të konsiderohet se lave mëkatin ndaj tyre. Këtë duhet ta bësh edhe për të qetësuar shpirtin e Lirisë, bashkëshortes tënde, një grua intelektuale që veçohet për humanizmin, që me siguri do të jetë vrarë në shpirt kur të ka dëgjuar kur ke cenuar rëndë gruan. Presim të dëgjojmë ndjesën tënde përpara se të ikësh, z.Berisha.

Po cfare thua, moj zonje e nderuar ! Ai per pushtet e per karrige eshte si puna e jevgut qe vret edhe tane. A e keni degjuar ndonjehere qe te flase per nenen e tij? Bile u nervozua, kur Edi Rama, si nje qenie qe shfaq ndjenja dhe dashuri, perfshiu ne dokumentarin per jeten, nenen e tij dhe familjare te tjere. A ju kujtohet ai moment. Cfare nuk volli kjo bishe ndaj familjes se rivalit te tij per pushtet. Per shkak te pushtetit ai nuk njeh cak, duke fyer e ofenduar. Te provoje ajo gruaja tjeter telendarke e quajtur Jozefine, qe kur ai shante e fyente, qeshte si llacke, hi, hi, hi, hi, hihi… te thote qofte edhe gjysem fjale qe atij palo burri i bie ndesh. A e imagjinon se kush eshte fjalori qe ky i pacipe do te perdor ndaj saj? Meqenese e imagjinon, nuk po vazhdoj me tej….
Z. Zenepe; as mos i kërko e as mos prit të kërkojë ndjesë për krimet që ka bërë një kriminel gjakatar vrasës i shqiptarëve, një kafshë e egër grabitqare e zbritur nga pylli që ka grabitur pasuritë e shqiptarëve, që ka shitur trojet e vendit, që ka kryer akte tradhtie ndaj Kombit.
Kjo monstër e urryer nga Populli duhet të dalë para drejtësisë dhe të kalbet në burg sëbashku me shërbëtorët e tij mafiozë e kriminelë.
Çfare ndjese thua moj zonje,ky dhe ata qe e ndjekin duan vetem plumbin per te gjitha ato qe kane bere .Nuk besoj se dote gjejne qetesi shpirtrat e atyre qe keta kane vrare pa drejtesisht llogaritur demet e medha ekonomike qe i kane sjelle ketij vendi (populli).
Me kot prisni falje publike,nga nje “njeri” qe ka vjedhur,vrare per te vjedhur,nga nje “njeri” qe ka vrare protestues te pafajshem,qe vetem e vetem te qendroje ne pushtet.Nga politika e ketij “njeriu” vrases-kriminel-i pameshirshem qe vepron me instikte dhe pa ndjenje,pasi kete e ka bere familjarisht,sepse e kane ne ADN-en e tyre,Nje kafshe qe fale politikes se tij jane vrare 200 te pafajshem ne Tropoje-Gerdec-Tirane-Vlore………….ky lloj kafshe qe ka dhunuar edhe varret e te vdekurve per te kenaqur epshet e tij kafsherore,eshte e kote qe ti kerkoni, te kerkoj falje publike.Ky lloj kafshe ka lindur dhe jeton ne kete toke te bekuar vetem per te vrare dhe sakatuar.Historija do te shkruaj per kete te cmendur-kafshe-kriminel se c,i beri ketij vendi.Respekte per shkrimin,si dhe respekte per te dyja grate Rama,por qe nuk jane dy por eshte edhe gruaja e e Edit e perfshire ne gojen e ndyrsires,sikunder jane dhe shume nena dhe gra te nderuara,qe jane perlyer nga goja e ketij kafshe-njeri
Ju keni shume te drejte zonja Luka por zoteria dhe zonjat ne fjale nuk ishin te vetmit qe perdornin ate gjuhe prej rrugaci ne P.Demokratike (se mund te quhet e tille),po ti degjonje deputetet e tyre kur dilnin ne foltoren e parlamentit edhe njerezit me ordiner flasin me me edukat dhe kulture se ato.Per Berishen thonin se ishte njeri me kulture por deri tani nuk ka arritur ta tregoje,per Xhozin,Mesilen per gjuhen qe kane folur kercenimet qe u kane bere njerezve besoj se duhet te flase drejtesia. Por dhe dicka tjeter,ata flisnin me ate gjuhe,kercenonin njerezit edhe direkt nga televizioni sepse mendonin se do qendronin per jete ne pushtet por populli me pak vonese por e kuptoje se cfare malli kishte zgjedhur per ti drejtuar.Ju jeni grua dhe besoj nuk ndiheni krenare per gjuhen qe kane perdur ata gra pefaqesuese te politikes shqiptare qe per fat te keq jane rizgjedhur perseri.
Zonja Zenepe,
mire e ke shkruar dhe te drejte ke ne kerkesen publike qe ben. Jam i bindur se ty te shtyne ndergjegja profesionale dhe qytetare ta besh kete thirrje. Por po kaq i bindur jam se ti je e sigurt, sikunder jam une dhe mijerea shqiptare, se Sali Berisha edhe po te jete duke vdekur fizikisht nuk ka per ta shqiptaruar fjalen: me fal/ni. Te kerkosh te faluar per faje e gabime eshte burreri. Por burreria eshte pikerisht ajo qe i mungon Sali Berishes.
Dakord! Por ta fillojme nga vetvetja! Po ti moj “zonje” u ke kerkuar falje shqiptareve per genjeshtrat qe u ke servirur per ngjarjet e vitit 1997 ne Vlore ku e cilesoje Zanin hero?
O Zenepe,perseri e nxore koken ti?Qepe,Zenepe!
SHKRIM I MIRE DHE I GODITUR, POR DUHET TE SHTOJE SHUME ME TEPER SE SALIU KA SHUME GJERA QE TE KEKOJ FALJE p.sh. edhe nenen e motren e TAULANT BALLES , QE NE E DIME QE NUK ESHTE BURRE KETE E KA VERTETUAR KOHA,POR AI DUHET TA MARI FALJEN NGA DREJTESIA DHE TE NDESHKOHET ASHTU SIC E PARASHIKON LIGJI SEPSE JANE SHUME NENA QE KANE THIKEN NE SHPIRT NGA SALI BERISHA E USHTARET E TIJ DHE KESHTU TE PAKTEN DO U FLINTE SHPIRTI NE PAQE TE GJITHE TE VRAREVE PREJ TIJ,
A moj Zenepe sa mbrapa qenke ti. Duhen dalluar dy gjera Kryeministri dhe Saliu. Te jesh kryeminister normal nuk ke vend ne pushtet kur thua ato qe ka thenen Bajlozi Sali. Por Shqiperia keto 22 vjet nuk ka qene Shtet. Ka qene nje dore horrash me nje gomar te cmendur ne krye qe trute e tij ja hodhi gomarit popull dhe ai u budallalleps kaq vite. Sa per Saliun moj Zonje, duhet cdo njeri normal me dinjitet te ndihet i lumtur te shahet prej tij, se aty e kupton qe nuk je si ai. Te mos jesh si Saliu dhe te simpatizuarit e tij eshte lavderimi me i madh per cdo njeri te respektuar.
Me vjen shume keq per ate cfare mendon dhe cfare pret nga nje njeri si ai! Nuk do te kerkoje ndjese publike per vrasjet dhe krimet monstruoze qe ka bere ,eshte i zhytur ne lume gjaku te pafajshem dhe tortura cnjerezore! Mos prit qe te kerkoje ndjese per akuza e ofendime te pafundme! Mbetet krijesa -kuceder zjarrnxjerrese pa asnje ndjenje njerezore mbi toke!
te lumte Zenepe
Te lumte Zenepe !
Nje shkrim fantastik ky i Zenepe Lukes.Gjithmone do te shkelqeje kjo gazetare qe ngre probleme te mprehta, qe kritikon ashper fenomenet negative dhe pushtetaret, duke ndihmuar sadopak per te bere progres.
Mirenjohje ndaj kesaj gazetareje te guximshme dhe gjithmone te shqetesuar, por me vjen keq e nderuar gazetare qe lodhesh kot duke i bere nje apel Berishes per te kerkuar ndjese zonjave qe ka fyer.O e dashur a e ke degjuar ndonjehere gjate 22 vjeteve te thote ky malso: Me fal , o popull per kete e per ate?
Po ai nuk kerkoi ndjese dhe nuk mbajti asnje pergjegjesi per tragjedine e 97-tes, qe e futi popullin ne lufte civile, as per gerdecin.Po ai vrau me 21 janar moj zonje e nderuar gazetare dhe do ti bjere ndermend atij se cfare i tha Ines apo Anetes se nderuar?Gjalle ne bote nuk i shkon ne mendje.
Gjithesesi zonja gazetare ti bere nje detyre qytetarie, por kuj i drejtohesh, moj zemer?
Ajo qe mund te them eshte te falenderoj nga zemra si lexues, qe ke guximin dhe ngre probleme te medha sikurse jane ato per mbrojtjen e dinjitetit te gruas.
Respekt dhe mirenjohje nga Erjola nga Tirana.
E dashur Gazetare Luka.Po ty moj zemer te ka kerkuar ndonjehere falje Saliu, per ato qe te kane punuar ty dhe familjes tende kur ishe gazetare e gazetes Koha Jone dhe ishe e vetmja qe percillje ngjarjet nga Vlora?
Ku di Saliu te kerkoj ndjese?Ndjese kerkojne fisniket, por ai eshte nje i paudhe qe gjithcka ka bere, e ka bere me koshience.
Te keqen e Leke Dukagjinit, po Saliu yne nuk njeh as moral dhe as kanun, madje ai shkel ligjet me te dy kembet.
Saliu vetem duhet ndeshkuar per gjithcka ka bere ne kurriz te ketij populli.
E lexova me nje fryme shkrimin tend dhe nje gje nuk me pelqeu kur thua: ta them miqesisht, sidoqe miq nuk u beme kurre bashke….
Luka vertete doje ta kishe mik Saliun???????????
Nuk duia ta besoj.
Te paca gazetare Zenepe Luka.
Ku jeton moj gazetare, ne Shqiperi apo ne ndonje shtet te Europes?
Po cfare thua moj zonje, kerkon dhe pret te kerkoje ndjese Saliuuuuuuuuuuuu?
As mos te shkoje ndermend.Ishte fati i zi per shqiptaret qe patem nje udheheqes te tille, qe me shume i beri keq se sa mire vendin te tij.
Sidoqe ka qene doktori i Bllokut, Sala qe thote se jam pishtari i demokracise eci ne gjurmet e udheheqesit te tij shpirteror,Enver Hoxhes.Skish si te ndodhte ndryshe zonje..ka qene 25 vjet Sekretari i organizates se Partise, besni i Enverit..
Shyqyr qe na u shporr thuaj, do te na pushojne veshte dhe nuk do ta shohim ne ekranet e TV.
Shkrim shume domethenes.Pergezojme gazetaren e mirenjohur dhe gazeten “Dita” qe guxon dhe godet me fakte prapesite, ligesite dhe krimet e Berishes .Xhozit e kompani.
Kujtoj nje kronike qe kur erdhi Saliu ne Lumin e Vlores, Kollozi pagoi njerez qe i vune nje qylaf ne koke dhe i thuren nje kenge…Turpi i botes per ata qe i bene keto veprime…
Saliut i takonte tia mbushje qylafin me m….. dhe jo te beje ate lab.
Jane gabimet tona qe e beme mit Salen, perfishi edhe ca gazetare te paftyre si Fevzo,Cili se cka dale nje surrat shtrember kohet e fundit, Cim Peka, duke mos harruar ate Hoxhen me syze, qe nuk u be dot President.
Gjykoj keshtu se po te kishin mision per te ndrequr gjerat, per te bere sa me shume dhe me ndershmeri per kete popull fukara perjetesisht, nuk do ta benin mit Salen, por do ta kritikonin ne te mire te shoqerise..Po keta gazetuce jane bere milionere dhe nuk u cahet K.. per njerezit qe vuajne.Ata jane salinj te vegjel….
Pse lodhesh kot moj gazetare, do ti ndryshosh mendjen Saliut?
Harroje.Ai eshte nje cope gur qe ka zbritur nga Vicitoli, qe e ka harruarr fare dhe eshte i zhveshur nga ndjenjat njerezore.
O zonje e nderuara, po ai vrau demostruesit e pafajshem qe ishin me duar ne Xhepa dhe nuk mori asnje pergjegjesi as Ai as Luli, qe kerkon ta zevendesoje….
Ti mire ben je gazetare, sensibilizon, por asgje nuk ndryshon…Saliu ka qene dhe mbetet nje njeri pa veshe..Ai ben si di vete, flet, vret e pret dhe nuk i ka hyre nje gjemb ne kembe..
Te shohim tani qe eshte thjeshte nje deputet, do te dergohet perpara organeve te drejtesise?
Harroje, kjo nuk ndodh kurre ne Shqiperi e dashur gazetare Luka.Ti e di shume mire kete, por vazhdo e shkruaj..Kjo eshte detyra jote, misioni yt…
Pse lodhesh kot moj gazetare, do ti ndryshosh mendjen Saliut?
Harroje.Ai eshte nje cope gur qe ka zbritur nga Vicitoli, qe e ka harruarr fare dhe eshte i zhveshur nga ndjenjat njerezore.
O zonje e nderuara, po ai vrau demostruesit e pafajshem qe ishin me duar ne Xhepa dhe nuk mori asnje pergjegjesi as Ai as Luli, qe kerkon ta zevendesoje….
Pret te kerkoje ndjese publike?!!! Nga kush? Me vjen keq moj zonja gazetare, por qofte nocioni “ndjese” dhe qofte veprimi i te kerkuarit ndjese qofte dhe jo publike, eshte virtyt dhe cilesi e njerzve fisnike. Nuk besoj se e ke seriozisht nje kerkese te tille, sikunder dhe deshiren per te patur mik Sali Berishen?! Sali Berisha, jo vetem ne keto tete vjet te q1everisjes se tij por gjate 23 vjeteve ne politike ka qene nje gojetar apo fjalaman ordiner perpos shume te keqijave te tjera. Ai ka qene dhe mbete pike referimi e fjalorit rrugaçeror, jo vetem te militanteve te partise se tij por dhe te atyre qe ishin emeruar deputeter ne parlamentin shqiptar. Jo nuk po beje lapsus, ishin te emeruar nga ai, per cilesite e tyre si gojeshthurur qofshin meshku dhe qofshin femra, qe nga Paloka , Dash Sula , Kol Delellja, apo nje qeros qe ka qene zv minister i brendshem e deri tek Mersila e dodajve. Pastaj ndjesa i kerkohet te beje nje njeriu, qofte person publik apo jo, kryeminister apo qytetar i thjeshte, qe ka bere gabime edhe jo nje njeriu qe eshte zhytur deri ne fyt ne faje. Se me ne mos gaboj Shekspiri i madh ka nje thenie qe mund te perdoret si paralele ne kete kerkese. Jo ne kundrine te drejte por perafersisht: Perballe tragjedive te medha, dramat e vogla nuk kane ndonje vlere. Sali Berisha eshte shkaketar i tragjedive shqiptare ne keto 23 vjet te anarshi politikes se tij. Dhe ai vete e kupton qe kerkesa e ndjeses eshte pa kurrfare vlere. llogaridhenia para drejtesise i shoshit te gjitha per te dhe shoket e tij.
malesoret e thane fjalen e tyre per kete monster qe mbi te gjitha nuk eshte njeri. kryeminister edhe mund te behesh por njeri dhe malesor mund te mos jesh kurre
Te kerkosh ndjese duhet te mposhtesh vetveten ,te ndihesh i barabart me te tjeret gje qe
nuk mund te ndodh me ish-kryeministrin qe erdhi ne ate post nga shpella.Fyerjet qe ai
perdori treguan formimin e tij dhe kapadaillekun qe ka..Falia eshte hynore dhe ai s’mund ta
bej se nuk i perket asaj kategorie njerezish qe te mposht veten.
z,zenepe, te mbaj mire mend qe ne fakultet. K mbaruar pedagogjiken me DIN DACIN edhe jemi takue e bisedua bashke kur ishim studente.
Me kane pelqyer shume shkrimet tuaja. Per kete shkrim te uroj sa me shume suksese dhe te lumte dora dhe mendja. KE SHKRUA NJI REALITET SHUME DOMETHENES QE ATO FYERJE TE sales NDAJ DY ZONJAVE SHUME TE NDERUARA E C’BURREROJNE CDO NJERI SADO I LAVDISHEM QE MUND TE JENE . Ja ke thene shume bukur.
Bashkohem me ty, vezhguesi F.Po ke shume te drejte ne opnionin qe jep, por duket gazetarja, ka kapur nje detaj, nje precedent:Dhunen verbale qe ka perdorur Beisha ndaj grave.Gjykoj se eshte ndalur ketu pasi sikurse kemi lexuar edhe ajo vete eshte nje gazetare e ndeshkuar keq nga regjimi i Berishes.
Ajo me elokuence, me dashamiresi dhe qytetari i kerkon ish kryeministrit, apo me mire i kujton opinionit sjelljen brutale te tij ndaj gruas…Per te tjerat do te jette qeveria e re qe te beje dosjen me fakte dhe argumente per ta cuar perpara drejtesise per korrupsionin, pasurine e te afermeve te tij, shperdorimet..
Sigurisht kerkesa e gazetares eshte nje akt qytetaria, sidoqe i drejtohet nje harbuti, qe nuk e di se cfare eshte qytetaria dhe nuk ka asgje te perbashket me te…
Gazetarja ka bere detyren, mik dhe per kete duhet pergezuar..
Lodhet kot si gazetarja ashtu edhe ne qe komentojme kete shkrim.Ku di shpellari se cfare eshte falja? Po ta dinte nuk i bente keto sjellje e veprime duke na turperuar ne sy te botes.
Kerkonte te shkonte edhe ne Evroipe me kete lloj sjelljeje prej arroganti.
Ai eshte nje diiktator, qe duket se do ta zevendesoj nje diktator i ri, Basha, shoku i ngushte i Argites.E dini pse Berisha do te vendose Bashen?
Te mbuloje krimet e tij, por edhe te Bashes, pasi ato jane te lidhura pazgjidhmerisht me njera tjetren…
Basha duhet te shkoje perpara ligjit per vjedhjet galopante ne rrugen e Kombit dhe per vrasjet e 21 janarit…
Duket se kjo parti do te mbetet edhe 10 vjet kriminale…
e nderuar z zenepe ,e megjithese i larguar prej shume kohesh nga vendi im ,,nuk eshte e veshtire qe te mos maresh informacin te duhur per dike qe e vlereson ose anasielltas…eshte e vertete qe ju jeni nje grua qe me te vertete intelektuale dhe je krenari per njerezit e ndershem ,qe punojne me perkushtim ,,ashtu si ju nje gazetare qe do tu kishte ziili agjensi lajmesh prestigjoze ,,me mirekuptim gjithmone me ju e dashur gazetare ,dua te debatojme te dy brenda normave qe na lejon etika njerezore ,,,..e fillojme me zonjen rama [tevoglen ]si mundet ta kuptoj une si qytetar i thjeshte kur nje krye prokurore nje grua e ngritur me aq buje ,te mos jete ne gjendje te mbroje veten esaj duke mbajtur mbi supe nje fyerje aq te madhe dhe madje publike ,qe e mori vesh gjithe shqiperia….une jam indinjuar aq shume isha gati te ckyeja veten time ..pse .mendova me veten si mund te me mbroje mua kjo grua ,nderkohe kur kjo nuk mbron dot veten e saj ,,nje proverb popullor thote ujku nuk e di forcen e vetes se po ta dije ai nuk le gje ne kembe,,kjo zonje nuk e dinte forcen e vetes aq me mire qe kjo kishte mbeshtetjen e ambasadorit amerikan …jo e nderuar zenepe ju nuk e dini forcen tuaj ..me vjen keq qe po e them po realiteti ky eshte ,edhe ju keni probleme madje te vjetra ,,po ende ju nuk u keni shkuar deri ne fund..une e di mire forcen tuaj si gazetare por si gra duhet te beni me shume ..ku eshte pare e degjuar qe ne boten e qyteteruar te fyet prokuroja qe per nga foca nuk i del njeri perpara .perse kjo zonje e nderuar qe te gjithe thame lavdi zotit drejtesia ra ne duar te sigurta ..kur pa pritur mori goditjen tjeter qe na shokoi te gjitheve,,,kjo zonje nuk mori vetem goditje profesionale ..por me madhe i shte morale ,,perse kjo zonje e kaperdiu kete kafshate kaq te hidhur e nuk reagoi fare ,,,ketu mund te kete vend per pikepamje profesionale po kure nga ana morale nga sharlatani sali berisha mund te presesh cdogje ,po me ato qe ka bere politikanet qe i denigruar deri ne ekstrem ,,me te vetmen ina rama ai nuk do ta bente kure ,sepse ajo kishte imunitet qe askush mund ti vinte dore ,..ajo me kete qe beri grave trime grave qe duan te jene te barabarta ne jeten politike ju dha nje mesazh mjaft te keq ,,d m th une e plotfuqishme nuk i bera balle padrejtesise ju te tjera as mos u mundoni te arini kete ….e leme profesionin ,po qe ta mbash ne kuris nje bare aq te rende qe per nga pamja e realitetit shqiptar qe te mbash titullin e lavires ,te mos reagosh te mos reagoje ,familja ky eshte turp per te turp per familjen ..ju zonje zenepe me ate qe keni bere ne 97 en qe kini bere lufte me veten e jeten tuaj ,,as te mos e mare njeri guximin e ta krahasoje veten me juve gra si ju jane te ralla …tani do flasim per inen [ madhe ]nese mundohemi qe te krahasojme te dyja nga pik pamja shoqerore kjo e madhja eshte shume me lart sesa e vogla pavaresisht sistemeve qe kalojme ,,,nese te madhes do ti ndodhte kjo qe i ndodhi te vogles tani ,,jo ne aspktin profesional po ne ate te karakterit personal e madhja delte fitimtare ndersa e vogla ne kohen e sotme ,duam apo nuk duam nga ana morale dhe familiare ajo e fundosi veten e saj dhe renusi saj e jo vetem i saj perbalt grate e vajzat e vendit tim qofte buri i ina rames per kurajon dhe qetesine me te cilin e kaloi kete krim qe i eshte bere families tij nuk e di si e perjeton ai dhe ajo por eshte kafshate qe nuk kaperdihet
Apel ne kohen e duhur!Po kujt i thua z.Luka,nga kush e kerkon,si mundet ta konceptoje ai faljen ?Njeri me instikte kafsherore ,me mentalitet krahinor,me pervesitete patollogjike,me CV-i komuniste,me aktivitet agjenturor dhe me bemat antikombetare qe skane ane e fund.
Eshte emergjence e qeverise se Re,ta vere para ligjit;ne te kundert ,ai eshte aq i rrezikshem sa mund ta beje Edi Ramen te pesoje fatin e Fan Nolit.
E nderuar zonja Zenepe,
Ke te drejte, por ai nuk e njeh fjalen: Falje. Ai nuk kerkoj falje as kur u muaren leket dhe djersa e popullit nga firma te tipit Sude, nuk kerkoj falje per shperberjen e shtetit ne vitin 1997 dhe kete ja faturoj te tjereve, nuk kerkoj falje per ate qe nuk ishte i zoti qe ne kete vend te instaloheshe ligji dhe drejtesia me qellim qe te mos kishim vrasje per cfardo motivi, por e ka lene vendin ne hamell, qe duhet cdo familje te mbaje pushke ne shtepi per tu mbrojtur nga hajdutet dhe kriminelet, njelloj si ne kohen e fiseve.Ai kur nuk ka pelqyer shtetin,por fisin
Lady Zenepe Luka, nuk me njeh por te dua fort sepse ishe zëri që na ushqeve shpresat që Qyteti Hero i Vlores nuk do të rrezohej nën tanket dhe thonjtë e zagarit serbo-grek Sali Berisha. Ishin zeri yt dhe pena jote që na dhanë zemër dhe barot e ti qëndronim si e meritonte Horri serb me gjithë hardhucat dhe zhapinjtë e helmuar të Shqipërisë në ato ditët më të zeza por edhe më të lavdishmet. Pena jote ishte arma jonë, buka jonë, baruti ynë, zemra jonë, Pena jote ishte miliona here me e fuqishme se tanket e Horrit Serb, miliona here me e fuqishme se avionët e ngarkuar me LHL. Nuk të dua vetëm unë, Lady e Madhërishme, ty të duan të gjithë shqiptarët se ti ishe zëri me i bukur, me i dashuri, më jetëdhënësi, Ti Lady Zenepe Luka ishe dhe mbet zëri i Nënës Shqipëri.
Kam një lutje tani, më fal po ta kem gabim! Nuk mund të kërkosh pendim nga një njeri që në vend të gjakut zemra i punon me LHL.
Gramoz, deshiroj te bashkebisedoj me ty, pse me terhoqi vemendjen komenti yt.
Ka shume aresye qe ky shkrim i gazetares se sgquar shqiptare Zenepe Luka te ngjalle diskutim.E para kur e lexova preka shqetesimin dhe qytetarine e gazetares, qe nese thellohemi, kuptojme revolten e kesaj intelektualeje, qe kryeministri i vendit te saj ka paturpesine qe te preke ne dinjitet gruan intelektuale shqiptare.
Sa e njoh une kete gazetare, ajo ne shkrimet e saj pervecse percjell te verteten, ruan edhe etiken.Edhe ne kete rast ajo eshte e permbajtur ne komentin qe ka botuar.
Une mendoj se gazetarja eshte e bindur qe Berisha nuk degjon jo shkrimet e saj por as keshillat e gruas se tij, se ai eshte i formuar keq, ai brume eshte, eshte zene ne mal dhe i kane hedhur shume maja, por ajo ka dashur te cele nje debat publik per te mbrojtur dinjitetin e femres ne kariere dhe femres se thjeshte.
Une jam nga Durresi dhe nuk kam ndermend te mbroj zonjen Ina Rama, vajza e njeriut te nderuar te qytetit Haxhi Rama, por gjykoj se ajo e ka kaluar ne heshtje shpifjen publike te Berishes, pasi e ka konsideruar te papergjegjeshem, me te meta mendore dhe asnje ligj nuk ka fuqi te demoje ate njeri.
Pastaj Gramoz vellai, ja e beri kerkese padine zonja kryeprokurore, cilit trup gjykues ia mbante te merrte persiper te gjykonte Berishen? Harroje.Kjo per dya aresye: E para se gjykatat jane te varura nga Berisha, pra jane politike dhe e dyta ai te zhduk.
Gramoz vellai, nuk jemi ne Itali, ne nje shtet europian, ku dominon ligji dhe shteti i se drejtes qe denoi Berluskonin….Je ne Shqiperi vella,Ngrysesh dhe nuki gedhihesh..
Ndaj duhen menduar rrethanat i dashur, qe e ka bere kryeprokuroren te heshte..
Pastaj, ti ndoshta je jashte shtetit, por ne ne Shqiperi Saliun e quajme budalla , te cmendur dhe njerezit shprehen: Mos ia vini rem eshte i marre.E pra te marrit duhet ti hapet rruga…
Shpresoj te me mirekuptosh, por ky eshte mendimi im.
Te pershendes…
I ke rene pikes, Bujar.Nuk e luan topi ato qe ke komentuar, ndaj pershendes gazetaren, shpreh keqardhjen per grate qe jane dhunuar nga krimineli Berisha dhe le te shpresojme dite me te mira
per te shpetuar deri ne 7 brezatqe te vijne pas (nga gjaku,po qe se ke gjak) nga çdo mallkim e çdo hakmarrje sali berisha tu kerkoje falje jo vetem zj.ANETA dhe zj.INA por çdo femre SHQIPTARE per çfare ka bere e ka thene ne keto 22 vjet. MALLKUAR qofte fara berisha.
He bre Zenepe Luka sa bukur ke qelluar, por objekti qe ke zgjedhur ti moj zonje, eshte i veshur me entiplumb koke e kembe dhe nuk i bejne as edhe nje gervisthje sarkazmat qe ke perdorur ti.
Eh moj zonje, nese Berisha do te njihte institucionin e faljes, nuk do te kish bere krime.
Ke te drejte , ne nje fare menyre fjalori dhe qendrimi i ish kryeministrit ndaj gruas, eshte dhune e ushtruar jo thjeshte nga nje person i papergjegjeshem, por nga Qeveria qe ai drejton, madje nga te gjitha institucionet e shtetit qe ai i uzurpoi.
Sali Berisha ishte nje fatkeqesi per kombin shqiptar.Ky eshte opinioni i njeriut te thjeshte dhe te ndershem.Mos shiko interesaxhinjte, njerezit e inkriminuar, te piste, sikurse eshte Ashim Thaci qe e quan Berishen Burre shteti.
Pika burrit te shtetit si ky Berisha….
E lexova me vemendje shkrimin e Zenepe Lukes.Si gjithmone kjo gazetare e qarte ne mesazhin qe percjell, ne qytetarine qe e karakterizon.Une u ndjeva mire kur ajo permend Majbule Cecon, qe eshte me origjine nga Bolena….Ajo eshte gruaja e pare ne nje post aq te larte dhe ka lene emer te mire jo si Leshi i Jozefines, por Berishes i ka ardhur hakut…Tama grua labe, i ka kthyer reston si e meritonte..
Me ka mbetur ne mend kur i thoshte Mis Gomonia, kurse ai ia ktheu.. Je i semure psiqik, merr ilace..
Kur mendoj Makbulen them perse nuk reagoi kryeprokurorja Ina Rama pas asaj fjale te rende qe nje rrugac, qe fatkeqesisht u be kryeminister.Te pakten ta kish denoncuar publikisht…Urtesia e saj tregon se nuk ishte per kryeprokurore te Republikes..Aty e kish vendin Makbule Ceco nga Bolena…
Ne shume komente te meparshme thonin se maloku nuk zbriste nga kali pa plumb, Bile i ziu edhe ne vape mezi mbante antiplumbin qe i rendonte dhe e bezdiste me 200 petrita badiguarde me vete, bile u permendte dhe qyfyrxhiu Namik Hoti por duhej numri 23 i qershorit i 23 viteve rrumpalle qe vota-plumb te rrezonte kaloresin e hypur mbrapsht ne kale qe ta rrezonte.Nuk ka me turp qe pasardhesit Lulka i Bashes dhe kumarxhiu Kol Trashdashi te flasin para militanteve te tyre sikur nuk ka ndodhur gje. Ore budallenj keni bere humbje shembullore qe nuk do e mirrni pushtetin edhe pe 12 vite te tjera …Popullin mund ta shfrytezosh dh ta perdoresh si lecke por vjen nje dite qe lecka te merr perpara si pleherat kot e nderuar numerin ne 44 se perseri do humbnit..Jeni bere si dhite e zgjebosur me bishtin perpjete qe po ju ngaterrohet nder shale…per mendimin tim INA RAMA beri nje gabim te rende pas gerdecit dhe sulmeve te uleta Ajo duhej te bente trimin dhe ti priste mandatin e arrestit Berishes megjithese kishte shumicen kundra dhe ta linte ne fuqi …Vetem qypi Meta e futi eskorten e Berishes ne garazhd dhe me pas u be pale me te….Qeveria e ardhshme do beje ashtu si ajo e Nanos nuk do I preke asnje fije floku Saliut se atehere e mbronin nderkombetaret kurse kete here ka marre garanci nga Ilir qypi se nuk do preket…me pas historia do e gjykoje dhe me keq Berishen si Antishqiptari me i zellshem dhe me hakmarres i te gjithe koherave
Nuk ia vlen te merremi me me Berishen, por mua me shqeteson se edhe dy kandidatet per kryetare te PD, nuk jane gje tjeter vecse kelyshe te Berishes.E shikoni, i degjoni? Flasin po me te njejten gjuhe….Pra kjo edhe PD qe polli dhe rriti Berisha..
i dashur bujar ju falenderoj nga zemra ,eshte nder dhe kenaqesi per mua ,qe te komentoj me njeres si ju .qe nga mynyra se si flisni me le nje shije te embel,,dhe pa diskutim te nje njeriu te qyteteruar i dashur bujar keshtu do te drejtom me kete term sepse e meriton sepse njeriut i haet fjala dhe bureria per te dyja zonjat nese dome jepej mundesia do sakrifikoja gjithecka te pakte si qtetar qe i pelqej njerezit qe luftojne me mish e me shpirt…..keto qe te dyja keterol e kane kryer me se miri ,,pavaresisht moshes kohes apo rethanave une i dashur bujar ,eshte vertete qe jetoj jashte ,,madje ne angli dhe jo itali …jam shume i lidhur me vendin tim dhe e dua marezisht ,,une jam i djathte i mirefillte e nuk kam asnje lidhje me sharlatanet qe pretendojne se jane te djathte,,por per te qene i sinqerte me ju ,,une desha qe te fitoje rama dhe kjo mu realizua ,,tani e kupton i dashur se c demokrat jam une ,,dote thote qe mos iqendro per inerci krahut qe i perket po shiko njeriun qe beson me shume .dhe une kete bera ,,ti kthehemi [[ silvia conti ],,keshtu e qojti ky sharlatan ,e me se fundi doli atje ku po diskutojme se bashku …une prape i meshoj idese bujar qe dikush tja thyente hundet keti nje thundraku ,,sepse asnje gruaje ne situaten e saj i ka ardhur mire qe nuk reagoi fare ..do ta veme veten tone ne kete rol…sikur te ishit ju apo une te cilesohej gruaja ime apo e juaja me kete epitet kaq te turpshem ,,te lutem mos me thuaj nuk do reagoja…i dashur bujar ne te dy nga mynyra se si po diskutojme duket katerciperisht qe jemi ne acordance te plote ,,por vetem nje gje duhet te dish ,,drejtesia jone ka kusure te medha dhe me plot gojen eshte shkaktarja te cilen e ka fundosur kaq keq vendin tone,,besoj se pajtohemi deri ketu ,,,mafjen ne vendintone e drejton drejtesia dhe urdhrat i mer nga politika per kete jam i sigurte qe ti i di me mire …ti veme vulen te dy me keto forca lligjike qe kemi e mendon me keto qe thame ,,pavaresisht preferencave e ne te dyve mendon se ka mbetur njeri pa u koruptuar ,,qe te thuash jo behesh gazi botes ,e nuk te flet njeri me goje ,,sepse ne sgqiptaret po na erdh ne shtek ne nuk leme kusur,,kafsha qe ariti deri atje ,me meshkujt ka bere c ka dashur po e nderuara jone ka qene shume shume keq e koruptuar duam apo nuk duam ne ,,,kush e ka mbajtur kete satrap ne pushtet qe e griu per se gjalli popullin dhe ky e mbroji deri ne ekstrem ,,ai e dinte qe munistrat vidhnin ,,edhe ministrat e dinin qe ky ne cdo moment qe te ngrinin kartonin e kuq e kishte gati per cdo njerin ,,pse ti kujton se ketyre sharlataneve ju vjen keq per kafshen jo jo kure poe kane mbrojtje se po u iku ky ata jane te mbaruar tani i dashur ta mbyllim ketu ,te falenderoj nga zemra te uroj gjithe te mirat ..me nje shqiperi te bukur me shprese se rama do na ktheje buzeqeshjen,,,ti mblidhemi nenes tone te perbashket te punojme per te qe dhe femijet tane tu kthehe vatrave te te pareve te tyre,,i dashur bujar do deshiroja qe ta vaxhdonim keshtu madje dhe me shume ,,,15 shtator15 tetor do jem ne memedhe nese deshiron zgjith nje alternative dhe une jam gati te zbatoj kete duresi eshte vendi qe i jam mirenjohe per jete te jeteve sepse me bureroiadoleshencen time me ka gjene me te cmushme te jetes kulturen dhe edukate qe kam edhe sot ,,jam nga vendi qe mbaj ne koment mos haro gramozi eshte mal shendet ju dhe familja juaj ,,te mire pres gjithmone ne gazeten time te preferuar DITA
saliu cdo gje, sharje ,ofendime i ka bere me ndergjegje,ndaj atyre qe i konsideronte kundershtare te tij,keshtu qe ska si te kerkoj falje apo te pendohet,ina rama qendroi 5vjet kryeprekurore skish kurajo ti hapte nje dosje per gjykim qofte edhe formalisht, ketij xhahili qe na mbajti peng 23vjet.
Lola, nuk ke se cfare i ben Pd as Lulit dhe as Olldashit, as Topallkes qe ndyu emrin e gruas shqiptare, perderi sa ka nje pjese sidoe e vogel qe i mbeshtesin, qe gerthasin, qe urrejne dhe jane kelyshet e Berishes.
Ajo qe do te deshironim eshte qe te pakesohet sa me shume numuri i tyre dhe te na sjellin qetesine.
Mos prit modernizim te PD nga Lulka e Olldelja.Ata flasin me te njejten gjuhe, kane te njejten urrejtje, megjithese jane “femijet” e Berishes.
Cfar thua moj zenepe ku e njeh fjalen pardon monstra ai eshte kail te vrase dhe vetem fjalen me fal nuk ka per ta perdorur kurre,sidomos tek kundershtaret e tij politik,mjeran,politik,gjynah kush na ka drejtuar deri me sot mekat.
Shkrim interesant qe percjell nje mesazh te rendesishem.Po kujt?
Lodhesh kot moj gazetare per te sjelle qytetari ne politiken shqiptare.Nuk ka bir nene te korigjoje harbuterine e Berishes,Bashes, Olldashit.
Nuk jam dakord se nuk mund tw korigjohet politika shqiptare nga kjo e folur rrugaceri jo vetem me njeri tjetrin por edhe me te tjeret deri edhe me gruan..Ata duhen denoncuar, te pergjigjen perpara ligjit per fyerje, per shpifje, pse perpara ligjit jemi te gjithe te barabarte.Pse jo te denohet.Denimi i nje politikani do te frenonte disi rrugacerine e tyre.
Nuk jam ne kundershtim pse ngrihet ky problem, por ne ne Shqiperi kemi probleme me te medha si korrupsioni, dhuna, krimi deri edhe tek perdhunimi i plakave ne Narte te Vlores, qe nuk ka krim me te shemtuar qe as eshte pare dhe as eshte degjuar…
Shqiperia eshte hallemadhe, por edhe ky problem qe ngre gazetarja duhet pare me seriozitet, pasi eshte klima qe ka krijuar politika, qe sjell edhe rritjenj e kriminalitetit, dhunen ndaj gruas.
Ja vetem nje dite me pare u krye nje akt i dhimbshem ne mes te dites, ne mes te Tiranes…Burri vret ish bashkeshorten, ajo kerkon ndihme dhe askush nuk i afrohet.
Cfare njerez qenkerkemi ne shqiptaret?
Jemi te mallkuar.
Sa mire qe nje grua gazetare ngre nje shqetesim kaq te madh per politikanet dhe gruan.
Une them se nese ne vendin tone ka krime, nese ushtrohet dhune dhe ka nje pabarazi te gruas me burrin, shkaktare eshte vetem politika.
Ne rradhe te pare une fajesoj gruan politikane, deputete, ministre, qe kur hypin ne karrike harrojne masen e grave dhe behen me keq se lideret e tyre sikurse eshte edhe Topallka…
o njerez harrojeni politiken per pak caste dhe fokusohuni tek vetet tuaja….pasi qe nje jete qe ka njeriu e harxhon duke u mare me njerez te tjere.Ne kte bote ka gjera me te rendesishme se politika ..prandaj mundohuni te shikoni pertej kesaj rrecke qe ju ka zene syte…dhe jetojeni jeten ashtu sic duhet jetuar…pa fjale te kota dhe plot me vepra te mira…vepra te cilat do te na nevojiten pergjithmon…