Mos je mbështetur si shumë te Loriku? :)

Dita

Gjatë kësaj jave, intervista më e përfolur dhe e shpërndarë në rrjetet sociale ka qenë ajo që Dita i mori Lorik Canës dhe Etrit Berishës në Romë, në qendrën stërvitore të Lacios. Me shkrim, zë dhe figurë, djemtë folën për mbrëmjen e 14 tetorit, atë çka ndodhi në stadiumin Partizani të Beogradit dhe jo vetëm. Nejse, besojmë e keni lexuar në Dita, në mos nuk e keni lexuar mund t’i hidhni një sy në faqen e gazetës online.

Çunat e kombëtares, momentet gjatë intervistës nën shoqërinë e gazetares Mira Kazhani i kanë ndarë me miqtë e tyre në rrjetet sociale, Loriku në Facebook e Etriti në Instagram. E kur bëhet bëhet fjalë për faqet e dy futbol-listëve më të dashur shqiptarë, imagjinojeni vetë, komentet kanë qenë të shumta. Mbi të gjitha fansat e tyre komplimentojnë çunat për sjelljen dinjitoze gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri.

Megjithatë, ajo që bën përshtypje në profilin e Lorikut është numri i lartë i pëlqimeve që ka marrë në foton me Kazhanin. Duket që Mira e ka shijuar shumë këtë foto, buzëqeshja e çlirët e reflekton këtë. Por mos je mbështetur shumë te Loriku, moj vajzë? Shyqyr që është futbollist ai dhe e ruan ekuilibrin:)

Share This Article
1 Comment
  • keto momente nuk ju nderojne ju redaktoret e dites!

    ky koment eshte bere sikur vjen nga goja e nje plake, qe dikur rrinte tek sokaku e fliste per gjithe lagjen, tashti rri ne facebook e pergojon cupat e reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *