Mos kini mëshirë për dallaveraxhinjtë e hajdutët

redaktor

Letër e nënshkruar,

Ali Cika, Lushnje

 

I dashuri staf i DITA-s, gjithmonë jeni ditë për të luftuar natën, e cila po vjen e po bëhet më e errët në vendin tonë. Jam një qytetar që vuaj për bukë dhe për medikamente mjekësore. Deri tani nuk kam bërë ndonjë përçapje për të kërkuar lëmoshë, por siç e bie puna edhe unë do të shtoj numrin e lëmoshaxhinjve. U bënë goxha kohë që deputetët pd-istë po marrin goxha rrogë dhe po bëjnë qejf pa punuar. Nuk lanë vend pa vizituar e lezet pa shijuar dhe paratë i marrin kokërr më kokërr pa punuar. Një idiot, një psikopat dhe i çmendur totalisht, përditë po na jep konferenca shtypi me të mashtruarit, në vend që këto konferenca t’i japë te 313-ta ose në Peqin me të burgosurit ordinerë, që nën shembullin e tij nuk lanë gjë pa i bërë këtij populli. U kujtoj qeveritarëve dhe parlamentarëve që kanë marrë votat tona, të mbajnë qëndrim të prerë e parimor. T’u presin rrogën sharlatanëve dhe hajdutëve dhe t’i kalojnë këto para në buxhetin e të varfërve që po vuajnë të zitë e ullirit për kotheren e bukës dhe për një kokërr aspirinë. Pushtetarëve të sotëm, kur ishin në opozitë shoqja “Dizenjatore” u priste rrogën dhe ua llogariste me orë dhe jo me ditë, me urdhrin e “Penicilinës”, por ulnin kokën ndaj këtij llumi që ishte në pushtet.

Zotërinj pushtetarë, mos na hapni plagë. Mundohuni t’u vini pak melhem dhe mos kini mëshirë për asnjë dallaveraxhi, për asnjë hajdut dhe kriminel ordiner ose politik, përndryshe ndëshkimi do të bjerë mbi ju sapo të bëhet rotacioni i pushtetit. Mos u bëni të mëshirshëm për kriminelët e rrushfetxhinjtë, por u tregoni vendin. Po s’ua treguat vendin atyre, gati janë ata t’jua tregojnë juve sapo të vijnë në pushtet. Mbani lidhje si Anteu me tokën, përndryshe edhe ju do ju ndëshkojë vota. Mos u jepni zemër fundërrinave që nuk lanë gjë pa i bërë këtij vendi. Përshëndetje Dita.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *