Mos mbani bombolën e gazit në ballkon, është e rrezikshme

redaktor

Si pasojë e shpërthimit të bombolave të gazit, brenda tri ditësh në vendin tonë, kanë ndodhur dy aksidente tragjike. Në një fshat të Pogradecit u plagosën 30 persona, 6 prej tyre ende në gjendje të rëndë, dhe përpara dy netësh, apartamenti i një familje të re, u përfshi nga flakët dhe tragjikisht humbi jetën një fëmijë katër vjeç. E pamundur të përshkruash dhimbjen prindërve për humbjen e djalit të tyre, i cili në minutat e fundit të jetës është endur në shtëpi për të kërkuar nënën, që të dalë nga tymi dhe flaka.

Nga Inspektorati i Kontrollit Teknik mësojmë se në këtë familje ndodheshin tre bombola. Asnjëra prej tyre nuk kishte shpërthyer, por si pasojë e rrjedhjes së gazit ishte shkaktuar eksplodim në ambient.

Bombolat janë shumë të përdorshme në vendin tonë, familjet i përdorin për gatim dhe ngrohje. Madje dhe shumica e restoranteve, përdorin gazin si lëndë të parë në aktivitetin e tyre.

Shoh dy probleme: Së pari, kontrolli teknik i bombolave në bizneset që ofrojnë shërbim publik (restorante, bare, hotele) etj. dhe vendosja e impianteve jashtë këtyre ambienteve, por të cilat janë në distanca gati në 1-2 metra larg pallateve, pra kemi të bëjmë me një situatë shumë të rrezikshme, është sikur jetojmë midis bombash. Në Jug situata është shumë keq nëpër hotele dhe të gjithë përdorin impiante gazi të cilat ekspozohen ndaj nxehtësisë së diellit.Mjafton një observim në Vlorë dhe Sarandë nga mbrapa hoteleve dhe e sheh këtë gjë”- thotë për Dita-n Fabian Zhilla, ekspert i çështjeve të sigurisë.

Në lidhje me këtë situatë, sa të sigurt janë konsumatorët shqiptarë për mbushjen apo cilësinë e gazit? Kush është përgjegjës për këtë? Edhe sa aksidente të tilla duhet të ndodhin që dikush të marrë në dorë situatën?

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka për mision të ushtrojë inspektime në fushën e përpunimit, transportimit dhe tregtimit të naftës dhe gazit dhe nënprodukteve të tyre, e garantimit të sigurisë së njerëzve dhe vlerave materiale nga rreziqet e shfryrjeve dhe të shpërthimeve të shkaktuara nga pajisjet nën presion, si dhe nga pajisjet dhe instalimet elektrike, si dhe ushtron funksionin e tij rregullator në përputhje me nevojat e vendit, të mbrojtjes kombëtare dhe të sigurimit publik, duke respektuar parimet e ekonomisë së tregut.

Arjan Goshi, Drejtor i Drejtorisë së Inspektimit të Pajisjeve Nën Presion na thotë se një pjesë e mirë e rrezikut vjen si pasojë e qarkullimit të bombolave jashtë çdo standardi teknik të mundshëm. Për këtë u vihet faj edhe vetë qytetarëve të cilët nuk sigurohen për kontrollin teknik të bombolave që blejnë apo rimbushin në pika jo të përcaktuara me ligj. “Qytetarët duhet të jenë të vëmendshëm të dallojnë një bombol gazi të rrjedhshme që përbën rrezik nga një tjetër që i është nënshtruar kontrollit teknik të këtij inspektorati. Kështu, siguri teknike paraqet etiketa shoqëruese e cila tregon se bombola është brenda afatit të kontrollimit dhe kolaudimit. Çdo bombol duhet të jetë e pajisur me etiketën shoqëruese në të

Arjan Goshi
Arjan Goshi

cilën shfaqet kontrolli, kolaudimi si dhe instruksionet e përdorimit të saj. Në të kundërt, ajo është jashtë parametrave dhe nuk lejohet qarkullimi i saj”- pohon drejtori për Dita-n.

Sipas tij janë disa shkaqe që çojnë në shpërthim.

Kontrolli teknik i bombolave, nëse ato janë të vlefshme apo jo, kryhet nga subjektet private, të cilat fatmirësisht janë edhe të akredituara. Në momentin që ndodhin këto lloj tragjedish, arsyet e eksplozionit janë dy: e para është siguria teknike e bombolës, dhe shkaku tjetër ka të bëjë me arsyen e rrjedhjes së gazit, për shkaqe fare banale, që mund të jetë harruar hapur. Në këtë moment krijohet në ambient përzierja e gazit me ajrin, i cili nga një faktor i jashtëm, të tipit një çelës elektrik, që e mbyll apo e hap, apo edhe nga një cigare apo diçka tjetër, çon direkt në shpërthim”.

Pronari i lokalit në fshatin Dardhas të Pogradecit ku ndodhi shpërthimi tri ditë më parë, është arrestuar. Prangosja e tij është bërë me akuzën e plagosjes së rëndë nga pakujdesia dhe shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive.

Ndaj, për drejtorin Goshi, në shumë raste, përgjegjësia bie mbi përdoruesin.

“Duhet patur parasysh diçka që, pjesa më e madhe e tyre janë pronë e përdoruesit dhe përdoruesi mund të jetë një subjekt, një lokal apo restorant, si në rastin e Pogradecit, mund të jetë edhe vetë familjari. Është ky i fundit që mban përgjegjësi për atë që ndodh. Përdoruesi duhet të tregojë vëmendje, të shohë nëse bombola është e vjetër, është e ndryshkur”.

Sipas specialistit Goshi, për të minimizuar raste të tilla bombolat duhet të jenë të kontrolluara në pikat ku mbushen, këto subjekte kanë përgjegjësi të bëjnë me dije gjendjen e bombolës.

– A duhet ta futim një bombol në shtëpi? “Po, nëse një bombola është e kontrolluar, është brenda afateve të kolaudimit, dhe gjatë përdorimit nuk ka rrjedhje gazi, nuk paraqet asnjë problem”.

Specialisti i ISHTI ka edhe një mesazh për të gjithë ata, që mendojnë se të nxjerrësh bombolën në ballkon ka më pak rrezik.

“Ka raste nga familjarët që bombolën e vendosin në ballkon apo në faqe të murit, kjo është absolutisht e ndaluar, sepse në momentin që e kap dielli rritet temperatura, duke u rritur temperatura rritet presioni i brendshëm i bombolës nga ndryshimi i fazës së gazit, ndaj ajo, në këto kushte është e rrezikshme. Bombola duhet të mbahet në ambient të mbyllur dhe larg diellit dhe vendeve ku ka ndryshim të shpeshtë të temperaturës”.

auto_Bombola_gazi21432016881

Çfarë duhet të kemi parasysh?

Bombolat e gazit duhet të plotësojnë disa kushte teknike: Të qëndrojnë në ambiente me ajrosje të posaçme, të kenë hapësirë të mjaftueshme, si dhe të mos kenë mundësi për kontakt me energjinë elektrike. Mbi të gjitha, mos të jenë të ekspozuara në diell. Specialistët këshillojnë konsumatorët që në momentin e parë që të ndihet era e gazit, ata nuk duhet kurrsesi të ndezin dritën, të mos provokohet shkëndija, të hapen dritaret derisa të bëhet pastrimi, pasi kontakti me energjinë elektrike çon në eksplozion. Sipas inspektorëve, bombola duhet të kontrollohet herë pas here nëse ajo shfaq rrjedhje apo dëmtime mekanike. Pas mbushjes tek pikat e autorizuara, grupi teknik shikon bombolën dhe e pajis atë me kontrollin teknik të miratuar nga IQT. Ngjitja e etiketës, në të cilën gjendet dhe instruksioni i përdorimit, është karta më e mirë për sigurinë e çdo përdoruesi të bombolës. Në të kundërt, ajo është vetëm një minë me sahat që pritet nga momenti në moment të shpërthejë.

Share This Article
4 Comments
  • “Qytetarët duhet të jenë të vëmendshëm të dallojnë një bombol gazi të rrjedhshme që përbën rrezik nga një tjetër që i është nënshtruar kontrollit teknik të këtij inspektorati…Ndaj, për drejtorin Goshi, në shumë raste, përgjegjësia bie mbi përdoruesin.”
    Sa për dijeni drejtori Goshi është jashtë çdo lloj argumenti. Ai me sa duket tenton të largojë përgjegjësinë nga vetja për postin dhe përgjegjësinë që ka duke ja hedhur qytetarëve të thjeshtë.Nga ato që kam nënvizuar më sipër “nga ato që ai komenton” që fajin kryesor ja hedh përdorusit e ka jashtëzakonisht gabim. Më duket tepër i paaftë për atë post të rendësishëm që ka dhe aq më shumë që ka të bëjë me jetë njerëzish.Në radhë të parë duhet arrestuar ai i pari për mos kontrollin dhe lejimin e kompanive që tregtojnë bombola jashtë standartit dhe dyta është që qytetari që përmënd ai që të kontrollojë bombolën,për rrjedhje nuk ka as aftësinë por dhe as paisjet për ta kontrolluar atë në se ka rrjedhje apo jo. Ato duhen të shiten të kolauduara dhe me vulën e inspektoriatit të kontrollit dhe jo të mbushen kur qytetari i sjell ato bosh.Për të qënë më i saktë,bëhet këmbimi, me një fjalë qytetari të dorëzojë bombolat bosh dhe të marrë dy të tjera të mbushura dhe të kolauduara dhe vendosja e tyre në funksion të bëhet nga tekniku i bomblave të kompanisë që i shet ato dhe jo nga vetë qytetarët.Kjo është pak a shumë mënyra që bombolat të jenë në funksion të qytetarit dhe të pa rezikshme për jetën e tyre. Një fenomen vjedhje që kam konstatur është “që dhe kjo duhet të jetë nën kontrollin e Arjan Goshit,gjë që e cila nuk funksionon fare” është dhe sasia e lëndës djegëse në bombël.Shpesh herë ato vijnë të mbushura jo sipas standartit duke bërë që ato të mbarojnë shpejt dhe qytetarët të porositin bombola të reja,po ti pashosh ato lënë shumë për të dëshëruar,për mendimin tim Drejtoria e Inspektimit të Paisjeve Nën presion duhet të realizojë një reformë të thellë të saj. Për mendimin tim pronari i lokalit që është arrestuar nuk ka dhe aq faj se sa kompania që i ka tregtuar ato dhe aq më shumë Inspektoriati të Paisjeve nën Presion që lejon këto kompani të tregtojnë bombola jashtë standartit,duke u bërë rrezik për jetën e njerëzve

  • “Qytetarët duhet të jenë të vëmendshëm të dallojnë një bombol gazi të rrjedhshme që përbën rrezik nga një tjetër që i është nënshtruar kontrollit teknik të këtij inspektorati…Ndaj, për drejtorin Goshi, në shumë raste, përgjegjësia bie mbi përdoruesin.”
    Sa për dijeni drejtori Goshi është jashtë çdo lloj argumenti. Ai me sa duket tenton të largojë përgjegjësinë nga vetja për postin dhe përgjegjësinë që ka duke ja hedhur qytetarëve të thjeshtë.Nga ato që kam nënvizuar më sipër “nga ato që ai komenton” që fajin kryesor ja hedh përdorusit e ka jashtëzakonisht gabim. Më duket tepër i paaftë për atë post të rendësishëm që ka dhe aq më shumë që ka të bëjë me jetë njerëzish.Në radhë të parë duhet arrestuar ai i pari për mos kontrollin dhe lejimin e kompanive që tregtojnë bombola jashtë standartit dhe dyta është që qytetari që përmënd ai që të kontrollojë bombolën,për rrjedhje nuk ka as aftësinë por dhe as paisjet për ta kontrolluar atë në se ka rrjedhje apo jo. Ato duhen të shiten të kolauduara dhe me vulën e inspektoriatit të kontrollit dhe jo të mbushen kur qytetari i sjell ato bosh.Për të qënë më i saktë,bëhet këmbimi, me një fjalë qytetari të dorëzojë bombolat bosh dhe të marrë dy të tjera të mbushura dhe të kolauduara dhe vendosja e tyre në funksion të bëhet nga tekniku i bomblave të kompanisë që i shet ato dhe jo nga vetë qytetarët.Kjo është pak a shumë mënyra që bombolat të jenë në funksion të qytetarit dhe të pa rezikshme për jetën e tyre. Një fenomen vjedhje që kam konstatur është “që dhe kjo duhet të jetë nën kontrollin e Arjan Goshit,gjë që e cila nuk funksionon fare” është dhe sasia e lëndës djegëse në bombël.Shpesh herë ato vijnë të mbushura jo sipas standartit duke bërë që ato të mbarojnë shpejt dhe qytetarët të porositin bombola të reja,po ti pashosh ato lënë shumë për të dëshëruar,për mendimin tim Drejtoria e Inspektimit të Paisjeve Nën presion duhet të realizojë një reformë të thellë të saj. Për mendimin tim pronari i lokalit që është arrestuar nuk ka dhe aq faj se sa kompania që i ka tregtuar ato dhe aq më shumë Inspektoriati të Paisjeve nën Presion që lejon këto kompani të tregtojnë bombola jashtë standartit,duke u bërë rrezik për jetën e njerëzve.

  • Per vec shkeljes se regullave teknike nuk ka pika te specializuara qe bejne kontrollin dhe mbushjen e bombulave.Nuk ka ligj qe te percaktoje se si duhet te funksjonojne keto pika dhe kush e bene kontrollin e tyre.Ne lagjen kur jetoje nje ish peshkatar ka hapur nje pile te til. TA shohesh si i mbush bombulat eshte nje cmenduri.Nuk qendron rreziku ne se jane te ekspozuara ne diell.Rreziku vjen nga rrjedhjet qe shkaktohen nga mungesat e kualidimit te bombulave.

  • Nga sa kam lexuar, eshte e vertete qe ekspozimi ne diell dhe rritja e temperatures rrit presionin, por nese bombula eshte mbushur sipas standartit, ajo ka hapsire dhe e perballon pa asnje problem rritjen e temperatures.
    Per sa i perket kontrollit te bomboles, duhet te shtohen akoma me shume zbatimi i ligjit qe ato qe e mbushin te kene frike te mbushin nje bombul te pa kolauduar. Gjithashtu duhet te krijohet mundesia qe ne pika te ndryshme te shkohet dhe te mbushet bombula personale, jo vetem mundesia per te nderruar bombulat e vjetra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *