“Mos më përqafoni, mund të më shpërthejë gjoksi”

anazapta

Ajo njihet në mediat e botës si “teen bride”, nusja adoleshente. Kjo për shkak të martesës në moshën 17-vjeçare me një burrë 33 vjet më të madh. Por për Courtney Stodden, kjo nuk është problem.

“Halli” më i madh që e ka zënë kohët e fundit është ai i gjoksit të bërë me silicon, për të cilin frikësohet se mund t’i shpërthejë. Ajo ka kryer një ndërhyrje që ia ka rritur volumin e gjoksit nga ‘C’ në atë ‘DD’. Ajo thotë operacioni ishte dhuratë për të shoqin, aktorin Dogh Hutchinson. “Dogh fillimisht ka qenë kundër rritjes së sërishme të gjinjve, por ky është trupi im dhe unë bëj çfarë të dua. Thjesht kam dashur t’ia bëj atij një dhuratë të nxehtë. E adhuroj formën e tyre tani, pasi vërtet janë të mahnitshëm. Por nuk dua që dikush të më përqafojë fort, sepse frikohem se ata do të më shpërthejnë”, është shprehur biondja tërheqëse.

Ajo thotë se marrëdhëniet në dhomën e gjumit me të shoqin janë zbehur paksa, për shkak të moshës së Dogh. “Në të vërtetë tempoja ka rënë paksa, pasi ai po plaket dhe libidoja e tij po ulet, derisa e imja është në maksimum. Unë dua të bëj seks gjatë tërë kohës. Është mjaft mirë kur jemi bashkë në dhomën e gjumit, por seksi mes nesh ndodh një herë në javë, ndërsa unë dua të bëj së paku një herë në ditë”, është ankuar ajo.

Edhe pse biondes seksi i është kërkuar që të pozojë lakuriq për revistën e njohur erotike ‘Playboy’, ajo ka refuzuar, pasi siç thotë ajo nuk dëshiron të shesë trupin e saj.

“I kam refuzuar ata. Nuk dua ta shes trupin tim, pasi ajo çka është personale, duhet të mbetet personale. Po ashtu, më janë ofruar 5 milionë dollarë për një film privat pornografik, por unë nuk dua të shes trupin tim. Nuk gjykoj askënd që e bën këtë, ky nuk është një drejtim që dua për jetën time”, ka përfunduar ajo.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *