Qytetarët e pastrehë, që kanë përfituar nga projekti i banesave sociale në Fier, kanë filluar të banojnë në to që prej muajit Shtator. Por në këto ditë, reshjet kanë depërtuar brenda shtëpive të tyre, për herë të dytë.
Gazetarja e “Stop” vëzhgoi situatën dhe komunikoi me inxhinieren e “Entit të Banesave”, Eleonora Gjeka dhe drejtoreshën Lindita Çobo.
Në fillim zonja Çobo e mohoi situatën, por pasi u shoqërua në terren nga gazetarja, premtoi zgjidhje.
Në redaksinë e emisionit “Stop” mbërritën disa video nga qytetarë, ku tregohen banesat sociale të përmbytura.
Unë do t’i lutesha Bashkisë dhe inxhinieres të vijnë e të shikojnë se nga i futet uji kësaj shtëpie. “Ne jemi nga ata që s’do paguajmë asnjë lekë derisa të na vijë në ndihmë shteti”, u shpreh një banore.
Lindita, një tjetër banore e prekur nga ky problem, komunikon me inxhinieren e Entit të Banesave, Eleonora Gjekan nëpërmjet një telefonate:
Lindita – Alo, Lola.
Inxhinierja – Po, urdhëro!
Lindita – Lindita jam.
Inxhinierja – Po Lindita…
Lindita – Çfarë bëhet me këtë verifikimin e ujit moj, se edhe shiu bie jashtë, e ne prapë po na hyn brenda.
Inxhinierja – Po çfarë të të them unë ty? Nuk e di cfarë të të them se firma ndërtuese ka marrë edhe garancinë e punimeve.
Lindita – Janë bërë punimet shumë skandal.
Inxhinierja – Janë bërë nga Drejtoria qendrore, nga “Enti Kombëtar i Banesave”.
Lindita – Kur hyra në Shtator, më hyri edhe një herë uji, që të mora në telefon. Ti the: “Edhe mua më ka hyrë uji”.
Inxhinierja – Prapë t’u fut uji ty?
Lindita – Edhe mbrëmë. Hajde shikoje tani moj zonjë. Nuk jam as hidraulike, as inxhiniere, as duralumin. Ju lutem shumë, hajdeni më rregulloni ballkonin se unë nuk paguaj asnjë kokërr leku. Kur do t’i merrni masat për këtë çështje?
Inxhinierja – Do bisedoj me Linditën (drejtoreshën) që si mund ta gjejmë atë që ka bërë duralet.
Lindita – Akoma nuk është bërë biseda deri tani?
Inxhinierja – Po çfarë s’është bërë? Kemi qenë të zënë edhe neve ti…
Lindita – Kjo çështja jonë është aq elementare sa mos të merreni fare?
Inxhinierja – Po merremi edhe me atë. Ja do t’i them tani…
Lindita – Po kur? Kur të vdesim ne nga e ftohura?
Lindita thotë se Eleonora Gjeka është inxhinierja e cila ka marrë punëtorët, por pavarësisht përcjelljes së shqetësimit të tyre që në muajin Shtator, asgjë nuk është bërë.
Ndaj gazetarja e emisionit “Stop” iu drejtua “Entit Kombëtar të Banesave”, dega Fier për të marrë informacion për këtë problematikë nga drejtoresha Lindita Çobo.
Gazetarja – Është normale për një pallat të ri, të përmbytet në këtë formë?
Drejtoresha Çobo – S’është normale, s’e di se çfarë fenomeni ka ndodhur. Asnjëherë zonja nuk ka qenë në zyrën time për këtë rast.
Gazetarja – Ankesa e banorëve te “Enti i Banesave” ka ardhur që në Shtator. Përveç fjalëve të qytetares, e verifikuam me një telefonatë që kishim me inxhinieren e institucionit tuaj, e cila …
Drejtoresha Çobo – Në çfarë forme?
Gazetarja – Në të gjitha format!
Drejtoresha Çobo – Inxhinierja ka qenë e gatshme dhe i është përgjigjur edhe në telefon, edhe ditën edhe natën.
Gazetarja – Nga Shtatori jemi në Shkurt, zonjë e dashur, kanë kaluar disa muaj. Nuk i keni paraprirë…
Drejtoresha Çobo – Nuk e di çfarë telefonate është kjo, nuk jam në dijeni se çfarë lloj telefonate është kjo.
Gazetarja – Ja, se ta tregoj unë! (Vendos regjistrimin)
Drejtoresha Çobo – Kjo është sot, kur ke ardhur ti në Shtator?
Gazetarja – Telefonata është bërë sot moj zonjë.
Drejtoresha Çobo – Se e ka thënë kjo (denoncuesja). Jemi me problematikat e njerëzve dhe nuk mbajmë evidencë, e paska thënë kjo në Shtator …
Gazetarja – Qenke shumë dilplomate për të bërë kështu …
Drejtoresha Çobo – Jo, unë jam inxhiniere dhe shkojmë atje ku është problemi. Bëhu dhe ti një çik inxhiniere.
Gazetarja – Jo, unë jam gazetare!
Drejtoresha Çobo – Flasim me këmbë në tokë!
Gazetarja – Ja, me këmbë në tokë që në Shtator!
Drejtoresha Çobo – Uaaa, paska marrë telefon kjo e ça? Na zure mat ti ne?
Më pas iu drejtuan banesave sociale, ku Lindita Çobo u ndesh me banorët.
Gazetarja – Siç e shikojmë në këto pllaka, duket lagështira.
Drejtoresha Çobo – Jo, nuk duket! Nuk është lagështirë!
Gazetarja – Po çfarë është?
Qytetarja 1 – Ça është mo? Hë mo, ça është? Më thuaj një çikë ça është?
Drejtoresha Çobo – Po ti nga e shikon?
Qytetarja – Të paktën ti shikon, por budallaçkë si puna jote nuk jam unë! Kaq po të them unë! Mos më thuaj mua nuk shikon! Unë e di që nuk shikoj, por mendja nuk më ka lënë!
Te të gjithë dhomat me rrecka i mbajmë dritaret. Kullojnë dritaret, të gjithë ujin në shtëpi e kullojnë!
Drejtoresha Çobo – Kjo dritare është realizuar pas projektit dhe nuk ka asnjë gjë mangut nga projekti.
Qytetarja – Mos thoni nuk ka mangët ..
Drejtoresha Çobo – Unë flas si inxhiniere.
Qytetarja – Çfarë inxhinierie? Inxhiniere thotë kjo! Inxhinierja s’merr vesh nga dynjaja!
Gazetarja – Në qoftë se është në rregull, pse duhet të vendosin leckën këtu?
Drejtoresha Çobo – Edhe lind nevoja.
Gazetarja – Si pasojë e ujit i janë prishur edhe mobiljet.
Drejtoresha Çobo – Jo, nuk është nga ajo.
Gazetarja – Po nga se është?
Drejtoresha Çobo – Se i ka mbërthyer e zbërthyer disa herë! Në raste të tilla duhet të kishin treguar pak kujdes!
Qytetarja 2 – Të jesh me shtëpi e të kesh kujdes? Është më mirë në kasolle, atje mund të bësh kujdes, jo në kat të tretë.
Drejtoresha Çobo – Është një fenomen që nuk të ndodh përditë. Janë detaje të vockla. Një pikë silikon sepse nga vjetërimi i humbet vetia ngjitëse. Po pra, kanë 6 muaj.
Pas shumë mohimesh, drejtoresha e “Entit Kombëtar të Banesave” në Fier, Lindita Çobo premtoi se do të bisedojë me Drejtorinë Qendrore për të siguruar këto banesa nga përmbytje të tjera të mundshme.
s.a/dita

Kjo drejtoresha po qe qenka profesioniste rilindjote.
Keto Kuadrot e Edi Rames dhe Subashit jan vendosur me mik. Jan si kuadrot e vendosur nga Saliu kur filloi demokracia ,te gjithe te pa afte. Lexova bashk bisedimin me inxhinjeret e Entitt te Banesave. Jan turpi kohes me pergjigjet qe u japin qytetarve. Une qe po shkruaj jam inxhinjer ndertimi i vjeter dhe car shkruajta jan me kompetence. Keto inxhinjere haber nga puna nuk kan por nuk din te komunikojn. Ju rroft kryetari bashkise..