Mos na duhet një EULEX në Shqipëri?

anazapta

Letër e nënshkruar

Gani Elezi

 

Thonë se shqiptaret e Kosovës kanë marrë shumë  ketej nga Shqiperia ‘’londineze’’.Kanë marrë të mira por edhe ‘’huqe’’.Kanë marrë huqet e korrupsionit, të krimit, të prostitucionit, të klaneve politike e finaciare e shumë të këqia të tjera. Mandej  kur duam të bëjmë kritika edhe për punet e qeverisë e të shoqerisë civile në Kosove përgjigjen e kemi gati;’ “jemi njëlloj, jemi shqiptarë të dy palet’’.

Po jemi një  lloj, jemi shqiptarë e shumëçka kemi të përbashket. Por  në disa raste nuk  sillemi njëlloj. Dhe këtë ndryshim n`a e ‘’përplasi’’ para syve  rruga  Kukës-Prishtinë, që u inagurua para disa ditësh.  Nga pamjet e filmuara, të dhëna edhe nga disa televizione tona, konstatohet se kjo rrugë, që konsiderohet si pjesë e dytë e Rrugës së Kombit, Durrës-Prishtinë, është  me standarte  ku e ku më të mira se pjesa e rrugës  Rrëshen-Morinë,  që e kemi ndërtuar ne. Parametrat dhe cilësia e autostradës  Morinë-Prishtinë  n`a e bindin  se ne ndryshojmë  mes njeri tjetrit. Të paktën në disa punë.  Ata mund  të bëjnë edhe punë të mira. të Kosovës Thaçi,etj

Ndërkohë që në Shqiperi ndërtimi i rrugës nuk i`u nënshtru asnjë monitorimi e revizionimi serioz, në Kosovë kontrolli e monitorimi si duket ka qenë efektiv. E këto ndryshime, ne shqiptarët këtej kufirit, nuk mund t`i shpjegojmë më vetëm me rolin dhe kontrollin  e institucioneve europiane mbi klasën politike dhe qeveritarët e Kosovës. Në fakt edhe këto institucione ndërkombëtare kanë peshën e tyre në ndryshimet që po evidentojmë. Edhe unë e pranoj një argument të tillë. EULEX-i në Kosovë ka arritur të ngrejë  padi e të çojë në gjyq disa  politikanë e drejtues të lartë të Kosovës, gjë që nuk ka ndodhur e nuk ka shanse të ndodhë shpejt në Shqiperi. Por të pranosh këtë argument duhet që, në të njejtën kohë, të pranosh  se  politikanët, deputetët, qeveritarët tanë , e  gjithë ajo që quhet ‘’udhëheqja politike’’   janë shumë larg së qeni europiane. Ata  mburren vetem me faktin  se shqiptarët janë në shumicë dërrmuese ‘’proeuropianë’’ e ‘’proamerikane’’.

Pra, problemi më i madh që ne kemi aktualist, është paaftësia, papërgjegjëshmeria dhe korruptimi i klasës tonë politike. Ne n`a duhet të ndryshojmë së pari  mentalitetin e politikanëve, qeveritarëve  tanë, t`i bëjmë ata ‘’europiane’’ e pastaj të  kërkojmë nga qytetarët të kontribuojnë në procesin e integrimit tonë në Europë. Kjo është sfidë e madhe  e  qeverisë së sotme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *