Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Ore z. Andrea! Nuk po marrim vesh se ku e gjen gjithë atë paturpësi këmbëngulëse për t’i dalë zot BK që nuk janë të aftë që ta bëjnë vet të zotët e hallit. Çfarë njeriu paske qenë?! T’u kundërvihesh dhe argumenteve të N. Jorgaqit e të Sh. Vukës, është tej çdo marrëzie. Detyrë të vështirë ke marrë mbi vete. Kjo na bind se ose jeni fare i pafytyrë, ose shlyerja e detyrimit është shumë e rëndë e s’të lë që të dalësh nga brazda në të cilën je futur. Çfarë qepazllëku! Vetëm të lutemi, mos na i nxirr z. Imzot Nolin Sekretar të Parë të Bostonit. Të të vijë rëndë që e vë veten në shërbim të Alimadhit. Po pse ore, shoku i atij je ti?! Nder e respekt DITA! Amanti
