Mos na vrisni shpresën

Leda Hysa

Bedri Islami

Protesta e shumë përfolur e opozitës përfundoi para se të fillonte. Që në momentin, kur një pjesë e turmës sulmoi portën kryesore të godinës qeveritare, aty nuk kishte më rebelim popullor e as ngritje krye kundër qeverisë. Turma, në pak minuta hodhi poshtë gjithçka dhe, ndërsa ata përpiqeshin të depërtonin edhe më tej në një godinë bosh nga qeveritarët, ata, të cilët e kishin marrë përsipër t’i drejtonin, pak më tej, qëndronin të heshtur duke pritur në ankth e shpresë që t’u dhurohej një pjesë e pushtetit.

E përgatitur prej më shumë se një muaji dhe e shpallur me bujë si dita e fundit të qeverisjes së Edi Ramës , protesta u shfry befasisht shpejt, si çdo e ngutshme, e verbër dhe e nxitur nga keqdashja dhe jo nga vizioni i saj.

Përse dështoi një protestë, e cila, në fakt, duhej të kishte shkundur një qeveri, që, duke pasur mjaft gabime në rrugën e saj, e meritonte të shkundej fort.

Janë disa arsye themelore për këtë.

Së pari, protesta nuk kishte kauzë. Ajo kishte thirrje disa javore, por kauzë nuk kishte. Përmbledhja e protestës në qëllimin e largimit të Edi Ramës nuk e bënte kauzën e saj të prekshme, reale dhe të arritshme.

Më shumë se me jetën e njerëzve që ishin thirrur të protestonin, ajo tingëllonte dhe vazhdon të tingëllojë,  si një ftesë për të ndërruar kuajt e karrocës, dhe ku tepsia e pushtetit do të ndahet edhe një herë, si është ndarë në 30 vitet e fundit.

Së dyti, megjithëse ishte promovuar si protesta më e madhe e këtyre viteve pluraliste, ajo nuk mori ato përmasa që ishin menduar. Mbeti, edhe një herë, në sinorët e militantëve dhe të mitingashëve, të cilët, edhe pse kishin një organizim nga të gjithë qarqet, në kujdesin e të dërguarve nga qendra, edhe pse në më shumë se gjashtë javë ishin bërë të gjitha çka duheshin, që nga takimet derë më derë e deri tek shtrëngimet e duarve në ecje e sipër, ishte e shenjuar si protestë e dy forcave politike, të cilat ishin bashkuar nga halli dhe nga fakti i të qenurit në opozitë.

Nëse, nga e gjithë Shqipëria, mbledh vetëm atë masë njerëzore, për më tepër, përmes joshjes së udhëtimit gratis apo pritshmërisë se me 16 shkurt qeveria do të bjerë në theqafje, kjo do të thotë se tek ti mungon elementi bazë:  personifikimi i protestës.

Ende, as sot, nuk e di askush se kush ishte personifikimi i protestës.

Njeriu i parë që vuri re këtë bjerrje të madhe ishte Berisha. I njohur si politikan e së prapshtës, ai e kuptoi se njw protestë anonime të çon drejt anonimatit, ndaj mori përsipër ndezjen e saj.

Nëse nuk ia arriti kjo do të thotë se edhe tek ai kishte dy gjëra penguese: ishte i vonuar dhe ishte në një kohë të humbur.

Së treti, kjo ishte një lëvizje pa lider. Më shumë se gjithçka tjetër, duke dashur të paraqitej si zëri i popullit, në fakt u bë zëri i askujt.

Asnjë lider i shpallur nuk ishte në krye të saj dhe askush nuk mori përgjegjësinë e bartjes së drejtimit të një proteste, përmes së cilës ishte menduar dita e fundit e qeverisë Rama.

Një ide e tillë nuk mund të bartet përmes mitingashëve që sulmuan si deshët e mesjetës portat e kryeministrisë.

Mungesa e liderizmit ishte shenja e plakjes së protestës.

Duke u fshehur pas termit popull, në fakt ata u fshinë nga “populli” mitingash, të cilët morën përsipër rolin e liderit, që edhe ashtu ishte një “lider“ i maskuar, që ngjante më shumë me talebanët.

Nga një lëvizje dhe protestë popullore, që mund të kishte fituar shumë herë më tepër nga përfaqësimi politik, ajo u kthye në një lëvizje mitingashësh, të cilët nuk dinë asgjë tjetër veçse të risjellin edhe një herë imazhet e vitit 1992, kur dhuna ishte përfaqësuese e mendjes.

Liderët e shpallur të protestës, që në fakt më shumë u strukën se sa lideruan, Basha dhe Kryemadhi, megjithë rrahjet e gjoksit dhe trashjen e zërit, nuk e kuptuan se Rama nuk mposhtet dot nga foltoret e partive dhe as nga kërcënimet parlamentare.

Ata, të dy sëbashku, munguan në çastin e madh dhe në kohën e duhur. Sepse, ende, asnjëri prej tyre nuk është lider dhe nuk mund të bëhen pa shfaqur më parë vizionin e tyre për një qeverisje ndryshe.

Së katërti: pas kujt duhej të shkonin protestuesit: atyre iu dhanë dy rrugë. Mitingashët që sulmonin dhe drejtuesit e partive që shfryheshin.

Asnjëra palë nuk ishte për t’u zgjedhur dhe as për t’u lakmuar.

Njerëzit janë lodhur me qeverinë, por janë të lodhur edhe me opozitën, që është në fakt qeverisja paraardhëse.

Ende asnjëra palë e opozitës nuk ka bërë autopsinë e saj, nuk ka dëshmuar se ka zënë mend nga e shkuara e qeverisjes së tyre dhe nusërimi i tashëm nuk do të thotë se janë virgjin në politikë.

Mungesa e figurave të reja, të lakmuara për t’u ndjekur dhe të domosdoshme për të qenë shëmbëlltyrë, është vrasja më e madhe e besimit.

Kush mundet ende të besojë se kwta që flasin për përmbysje janë më të mirë, më të ndershëm dhe më të pakapur nga krimi dhe oligarkia politike e financiare, se sa ata që u kërkohet ikja?

Së pesti, dhuna nuk është mjet për të marrë pushtetin. Sa herë që e ka provuar një opozitë, aq herë ka dështuar. Më mirë se të gjithë këtë e di Berisha, i cili tani ka më shumë hallin e tij se të të tjerëve.

Organizatorët e protestës nuk morën guximin të distancoheshin nga dhuna. Ta bënin atë haptas, qartë, me guxim dhe personalisht.

Ata qëndruan të heshtur, herë – herë të strukur, duke pritur sinjalin e fitores, që simbolizohej me shpartallimin e një porte.

E pastaj?

Lejuan që dhuna të bëhej mjet, deri në çastin kur faktori ndërkombëtar solli kërcënimet e para.

Pastaj, befas, e kthyen ndryshe, në një variant mjeran, sipas të cilit, policia provokoi duke u hapur rrugë mitingashëve.

Ngushëllim më budalla nuk kishte dhe nuk mund të kishte.

Dhuna ishte paralajmëruar ditë me radhë, nga vetë opozita, duke e mbledhur pas sloganit se, “populli e di vetë se çfarë do të bëjë”.

Kur menduan ta nxjerrin kokën nga rëra struciane, ishte vonë.

Protestuesit që kishin ardhur të rrëzonin qeverinë përmes qwndresës së tyre, qoftë edhe me ditë e me netë, e braktisën atë të parët.

Së fundi , dhe kryesorja:

Roli i ambasadave.

SHBA, BE dhe OSBE morën frenat e protestës në duart e tyre dhe i zbrapsën. Ata e bënë të qartë qëndrimin e tyre pa asnjë ekuivok dhe pa ndjerë dhimbje se kush mund tw goditej.

Çfarë duhej bërë nga vetë drejtuesit e opozitës, e bënë ndërkombëtarët. Ata i treguan shpejt e shpejt sinorët se deri ku shtrihet e drejta e tyre dhe se mund të fillojë e drejta e shtetit ligjor.

Pa këtë ndërhyrje energjike, të kohës dhe të menjëhershme, protesta mund të ishte ende aty: e zvogëluar, por agresive. Me të papriturat e natës. Ndoshta edhe me përplasje më të mëdha.

Nëse kjo nuk ndodhi nuk është as meritë e opozitës, e cila u tërhoq, e as meritë e veçantë e policisë, e cila u përmbajt.

Ndërhyrja diplomatike, në fakt pa shumë diplomaci, ishte ajo që përcaktoi një të nesërme.

E sotmja e rëndoi opozitën dhe e relaksoi Edi Ramën.

Por tregoi se ende jemi një republikë bananesh, ku, për të dyja palët, krejt lehtë, mund të vendosë një prononcim ndërkombëtarësh dhe të mbarojë festa.

l.h/ dita

Share This Article
19 Comments
  • Po bukur i ke renditur gjerat me deshtimin e paralajmeruar te opozites o enveristi Bedri Islami,

    por:

    C’DO TE BEJME ME EDVIN DROGEN DHE BASHKIM ULAJN&COMAPNY NASHTI?

    sepse:

    Pas do kohe me keto dacibao antiopozite nuk do te kete kush te degjoje dhe te lexoje me ne Shqypni.

  • Kush beson te Rama, e humb kohen kot,
    ai eshte qe ne lindje, komplet nje idiot,
    ka 6 vjet ne pushtet ky kokerr karagjoz,
    ekonomine Shqiperise, ja ka bere bloz,
    ne vazhdofte akoma ky Ram ne qeveri,
    falimentoi ekonomia ne kete Shqiperi,
    o njerez zgjohuni, Rama nuk durohet,
    me idiotin ne qeveri, vendi po varferohet,
    njerezit kane keq, rinia po largohet,
    si gjeli ne pleh, Rama lavderohet,
    papunesia rritet, varferia eshte kudo,
    kete vetem qorri sot nuk e shiko,
    s’kemi c’presim pra, nga ky trap i marre,
    Rama sa me shpejt, do terhequr zvarre.
    te shpetoje Shqiperia e shprese te kete,
    duhet qeveri tjeter menjehere te jete.

  • Mik intelektual:E kupton cfar katastrofe e pret ket popull po ra Rama.Sa do m.t qe ai mund te jete eshte shume me I mire e me I afte se cdo m.t qe mund te dalin nga PD

    • Tori Muti!
      Mos u merzit….ti dhe ky kelyshi Rames…protesta…ishte shembullore…ee nuk kishte te krahasuar me ate te 21 Janarit…ku Rama ushtroi dhune e ky kelyshi nuk bezajti..protesta ishte qytetare dhe tmerr per prostitutat rilindase…(jo socialistet)…

  • “..kjo ishte një lëvizje pa lider”?Lider ishte Luzim Basha,ashtu si ishte edhe mekembesi i Rames ne protesten e 21 Janarit 2011,
    mafiozi Tom Doshi e kompani.Pastaj,kjo nuk ishte “levizje”,as rrevolucion,as revolte,as kryengritje,por proteste ndaj politikes se
    mbrapshte.Interesant,keshtu si Bedri Islami,edhe Mero Baze,u rraskapit,u ngjir,duke i sugjeruar opozites se çfar duhet te beje,
    qe nje proteste te mos quhet e deshtuar,qe protestuesit te perkufizohen si “Popull” dhe jo si “Turme”(kope)!Permbysja e
    Qeverise me dhune,nuk pranohet nga partneret Perendimore,kete e kan te qarte te gjith politikanet.Protesta me permasa te
    papara me pare,ja arriti qellimit,pa humbje jete,jo ashtu si protesta e ps-s me 21 Janar 2011,e parapergatitur te finalizohej me
    viltima,qe te vinte ne pushttet drogaxhiu skizofren,zhgarravitesi edvin rama.

  • Popull ti tek kush beson?Te Sala(qe pleqnia e ka matufoz),tek Muli,Luli shembuj te qarte te paaftesis e aq ma teper te padijeve.Ne cdo vend te botes ka statistikat perkatese.Per kurjozitet lexova sot deklaraten e BE per ekonomin shqiptare.Thoshte(e shkruar) rritja industrial per vitin 2018 -4,6%.Konsumi mbrendeshem I rritur 3.1%,ulja e papunesis me 1.55% e eshte ne vleren 12.5%(Spanja papunesin e ka 12.1%,Italia 10.1%),vleresimi B+,rritja rrogave ne sektorin privat 15%,tendenc positive ne progress ekonomik.Emigrimi ekonomik me I ulti I 30viteve te demokracis.Un nuk e kuptoj kujt I thua ti varferi.RESTORANTET NE CDO VEND TE SHQIPERIS TE PAFUND E GJITHEMON PLOTE.Shume familje ne vecanti ne Tirane ne fund jave defrehen ne ristorante apo vende defryse.Pyet ndonje emigrant kudo ne Europe a I takon te haje ne restorant ma familjen 1 here ne muaj?Atje ju del shpirti ne pune(shumica punon ne pune te zeza) e ne Shqiperi puna e tyre eshte te hajn e pijn ne ristorante e te mos punojne kudo(duan vetem pune ne shtet)e punen ta gjej shteti e te ankohen dit per dite.Ankesa asht ADN e popullit tone

    • Populli beson ne nderrim pushteti,
      se dhe uji qelbet ne vend po ndejti,
      nuk mbahet ne pushtet asnje qeveri,
      kur ka deshtuar krejt ne ekonomi,
      te ike pra Rama, sepse ka deshtuar
      jeten e ketij populli e ka varferuar,
      mos ti presim kot me mbi 6 vjet,
      kur varferia eshte kudo per ibret,
      te ike dhe Luli, dhe tjetri pas tij,
      deri kur nje qeveri e mire te vij,
      te ikin kur varferine ato e shtojne,
      vetem atehere ato do te punojne,
      se po i mbajtem qeverite me deshtim,
      Shqiperine e mor lumi ore miku im.
      te behemi si bota qe nderron qeveri,
      me testin kryesor – ne ekonomi!

      • lum miku:Kam 30vjet qe nuk jetoj ne Shqiperi.Cdo rrotacjion ne bote ka per qellim rritjen e fuqis ekonomike te nje shteti e mbi kte baze ndrrohet pushteti.Rralle shtete ne bote kan te qendrushme ekonomike si Shqiperia(mesatarisht rritja vjetore 4%)Gjithenje sipas statistikave.Ne kemi problem tjeter mik.Edukata e marrun gjate ketyre 30vjeteve ka baze rrenen e mashtrimin,injorancen e hajdutllekun.Duhen mesatarisht 3-4breza te arrijme Europen.Si shembull per kete ilustu kte qe them jane kudo sjelljet e emigracionit shqiptar kudo ne bote.

      • Emigracioni shqiptarëve nën Qeverinë e Rilindjes,më i madhi që nga koha e fillim viteve 90-të,
        në vend të dytë pas Sirisë,në propocion me popullsinë.
        6 Korrik 2018 Edi Rama: Ndoshta do të talleni, por këtë vit kemi punësuar mbi 28 mijë persona.
        6 Korrik 2018 “28 mijë vende pune në 7 vite,në harkun kohor 2010-2017 .
        Shqipëria më dobët se gjithë rajoni, kurse Maqedonia
        103 mijë,ndërsa Kosova 85 mijë, bëhet e ditur sipas raportimit të rezultateve nga Këshilli
        Rajonal për Bashkëpunim (RCC) lidhur me Strategjinë 2020 të Europës Juglindore.
        Gusht 2018 . SHIFRAT: 134 mijë nxënës e studentë më pak se 4 vjet më parë
        DITA 12 Gusht, 2018 “Punësimi dhe “loja” e pasaktë e shifrave”

      • Rama premtoi 300 mije vende te reja pune per mandatin pare,Ahmetaj premtoi 250 mije vende pune ne mandatin e dyte!
        Pese(5) miliard Dollare investim,dhe 70 mije te punesuar do te premtonte(mashtronte)per Portin e Karpenit Ministrja Milva
        Ekonomi ne Korrik 2016.Aeroporti i Vlorës krijon rreth 27 mijë vende reja pune,premton Rama ne Qershore 2018 .
        Te kishte ligj per premtimin(mashtrimin politik)Edvin Rama dhe shume qeveritare te “rilindjes”,duhet te ishin ne burg tani.

  • Skan vler protestat ne shqiperi se jan politike. Protesta popullore jasht partive esht zgjidhja. Kjo klas politike duhet te qerrohet..perndryshe ska shpres.

  • Protesta para kryeministrise dhe anti protesta ne Vlore tregon qe ne si popull jemi ne nje nivel te till moral, politik e shoqeror qe eshte nen zeron e normales kur ne pranojme qe t’ na prijne njerez qe ne te gjithe e dime qe jane hajdute profesionist, qe si kriminele kane urdheruar me gjak te ftohte vrasje njerzish te pafajshem ose jane tallur me ata qe kane humbur jeten, qe ne cdo dalje ne publik jane te paturpshem ne mashtrimet e tyre bile pa frike mund te thuash mashtrimin e kane kthyer ne profesion.
    Si mund ti besojne njerzit, edhe protestuesit rrotull tij, Sali Berishen kur thot qe nje nga kauzat e protestes eshte rrezimi i Edi Rames qe te kemi zgjedhje te lira. Hipokrizia e ketij njeri e kalon nivelin e poshtersise njerzore sepse ky njeri ne cdo zgjedhje e perfeksionoj manipulimin dhe vjedhjen e votave duke e bere ate pothuaj ne nje shkence te neveriteshme kriminale dhe nuk mund te kete nje nje njeri tjeter ne bote qe tja kaloj ne kete zanat.Duhet te jesh jo normal ti besosh ketij njeriu.
    Si mund te besojn protestuesit kryetarin e PD kur ben thirrje te rrezojne kryehajdutin Edi Rama kur ai ka vjedhur miljardat ne rrugen e kombit? Dhe duhet te jesh neri shume i ulte te maresh vrull per te shkatrruar edhe nje ndertese cfardo kur te ben thirrje, nerpermjet gruas se tij, ai qe i ka vjedhur miljarrdat popullit dhe vendit te vete dhe qe vetem nje njeril pa intergritet mund ta pranoj qe ta zgjedh dhe ta kete president.
    Dhe cfar dinjiteti mund te kete nje kryeminister qe me skllevrit dhe bashkpuntoret e tij te administrates improvizon nje amfiteater ne Sheshin e Flamurit ku luan komedin “Populli me do”. Dhe batuta kryesore e aktorit dhe regjizorit te kesaj komedije politike ndoshta qe ajo per bojen hedhur ne fytyren e tij nga arma e zgjuar politike e kryedeputetit te PD Edi Paloka, shiringa.Kryeministri nuk e kishte me ne fytyre kete boje , por mund te hiqet nga fytyra e tij ngjyra me e zeze se bloza vjedhjeve te paturpshme qe ka bere dhe po ben pa u dridhur dora, duke ber edhe krimin tjeter duke hedhur njerzit e zhgenjyer nga PS ne falangat e frontit politik te PD dhe LSI.
    Njerez, deri kur do ti pranoni keta prijes te inkriminuar tju drejtojne per tju grabitur? Bota e qytetruar po habitet dhe ndoshta po tallet me ne si popull qe po shperbehemi ne klane primitive me prijsa hajdute te mirfllte qe do te kishje frike ti kishje pran ne autobozet urban te Tiranes.

  • I keni rene gjete z Bedri ..Keta te papergjegjshmit si PS ,LSI e PD ,ne kohet e socme , nuk e kane me mendjen per pune ,nuk e kane me mendjen pa haruar dhe karjeren e tyre ne politike Keta kurre edhe me pare nuk kane qene as edhe nje here kundershtare me njeri tjetrin ne politike , por kane bere vetem rotacion .. Keta kane se bashku ne kor hallin dhe vetem hallin e SPAK ..Kane bere shume zullume ,vjedhje ,korrupsion ,shkaterimin e sistemit te drejtesise ,shkaterimin e kultures dhe te arsimit ,e kjo e verteton friken ,e dine shume mire ,qe e kane terhequr zvarre kete popull sot e 28 vite me radhe ,me keq se i jati i tyre shpirteror Enver. Prandaj zoti i nderuar Bedri analizat e tjera jane mbrockulla ,pese me hic e vuri vize ??????

  • I keni rene gjate z Bedri ..Keta te papergjegjshmit , si PS ,LSI e PD ,ne kohet e socme , nuk e kane me mendjen per pune ,nuk e kane me mendjen pa haruar dhe karjeren e tyre ne politike Keta kurre edhe me pare nuk kane qene as edhe nje here kundershtare me njeri tjetrin ne politike , por kane bere vetem rotacion .. Keta kane se bashku ne kor hallin dhe vetem hallin e SPAK ..Kane bere shume zullume ,vjedhje ,korrupsion ,shkaterimin e sistemit te drejtesise ,shkaterimin e kultures dhe te arsimit ,e kjo e verteton friken ,e dine shume mire ,qe e kane terhequr zvarre kete popull sot e 28 vite me radhe ,me keq se i jati i tyre shpirteror Enver. Prandaj zoti i nderuar Bedri analizat e tjera jane mbrockulla ,pese me hic e vuri vize ??????

  • Ti qe je vetquajtur intelektual qene nje hajvan qe se paske shokun ,,gazetari islami ka folur qarte dhe me shume se ka kaq nuk ka cte thote askush,Protesten nuk e organizoi edvini por e organizuan ata qe nuk deshen ta pranonin se ishin ata qe e thirren popullin,dhe populli beri cte doje,,edhe nje here po ta them qe edvini nuk ishte organizatori por ishin saliu e te cmendurit si ti qe i shkojne pas dhe nuk merrni pergjegjsine e deshtimit dhe demeve qe i sillin vendit tuaj nga protesta te tilla

  • Ti qe je vetquajtur intelektual qene nje hajvan qe se paske shokun ,,gazetari islami ka folur qarte dhe me shume se ka kaq nuk ka cte thote askush,Protesten nuk e organizoi edvini por e organizuan ata qe nuk deshen ta pranonin se ishin ata qe e thirren popullin,dhe populli beri cte doje,,edhe nje here po ta them qe edvini nuk ishte organizatori por ishin saliu e te cmendurit si ti qe i shkojne pas dhe nuk merrni pergjegjsine e deshtimit dhe demeve qe i sillin vendit tuaj nga protesta te tilla .komenti u be pas leximit artikullit mos e pengo opinjonin nqse e kerkon

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *