Mos na zërë ndonjë kolerë!

anazapta

SMS në DITA

Në 0689073730

 

Përshëndetje DITA! Ndjej kënaqësi t’ju uroj të keni shëndet e jetë dhe gëzuar për shumë vjet Kurban Bajramin! Kemi mbi 25 vjet që këtu në qytetin e Shijakut nuk është pastruar kanali kryesor i ujërave të zeza dhe komplet lagjja mbytet me ujë kur bie shi. Kemi shkuar shumë herë në bashki. Ju kemi thënë dhe atyre të emisionit “Fiks Fare”. Kanë ardhur dhe e kanë filmuar. Në kohën e Enver Hoxhës pastrohej 1 herë në 6 muaj, kurse sot duket lagjja më keq se këneta e Maliqit. Këtu afër kemi dhe tregun fruta-perime. Mos na zërë ndonjë kolerë! Nuk dimë ku të ankohemi, prandaj ju drejtohemi dhe juve. Mbetemi me shpresa dhe presim mendimin tuaj.

Share This Article
1 Comment
  • Per te mirat e kohes se Enverit kemi nostalgji , kur shohim te keqiat e panumurueshme te kohes se Salsatrapit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *