“Mos prit që njerëzit të gëzohen për ty, shijoje me veten!”

entela

Kërkimi i lumturisë është një e drejtë e patjetërsueshme… E keni vënë re se kur ju dëshironi diçka dhe e ndani këtë “kërkesë” më të tjerët, ata, duke pretenduar që po ju ndihmojnë, janë duke ju penguar!

Ndoshta, ajo që ju kërkoni të realizoni, nuk i lumturon ata, përkundrazi. Këta të fundit, ndonjëherë mund të jenë njerëzit tuaj më të afërt.  Por ajo që ju duhet të bëni në kësi rastesh është të vazhdoni t’i besoni intuitës tuaj dhe të përpiqeni të realizoni gjithçka që ju bën të lumtur…

Por si mund të kontribuojmë për ta bërë botën më të mirë, madje edhe në mënyrën tonë të vogël?

Duke filluar nga vetja, e cila nuk është aspak një veprim egoist, përkundrazi: kush është i lumtur e bën më të lumtur ambientin në të cilin jeton.

Në vijim kemi përzgjedhur disa thënie mbi lumturinë, ndoshta ju ndihmojmë të motivoheni…

  1. Suksesi është të marrësh atë që do. Lumturia është të duash atë që merr. – Dale Carnegie
  2. Lumturia nuk varet nga gjërat e jashtme, por nga mënyra se si ne i shohim ato. – Tolstoi
  3. “Për çdo minutë që je i mërzitur, humbet 60 sekonda lumturie.” ― Ralph Waldo Emerson
  4. “Ka shumë gjëra të mira në botë, për të cilat ia vlen të luftosh” ― J.R.R. Tolkien
  5. “Nuk është as pasuria e as shkëlqimi, por qetësia dhe përkushtimi me të cilin fal lumturi” — Lucille Ball
  6. “Kur një derë lumturie mbyllet, një tjetër hapet, por shpesh ne e mbajmë shikimin shumë gjatë te dera e mbyllur dhe nuk e shohim derën e hapur para nesh” — Helen Keller
  7. “Është një fillim i mbarë, nëse je në gjendje të kuptosh se çfarë të bën të lumtur” — Lucille Ball
  8. “Lumturia është në mendje. Zakonisht, njerëzit janë aq të lumtur sa ndihen me mendjen e tyre” ― Abraham Lincoln
  9. “Nga gëzimi dhe të qeshurat, le të vijnë rrudhat” ― William Shakespeare
  10. “I vetmi gëzim i madh në botë është të rifillosh” — Cesare Pavese
  11. “Nëse shpenzon gjithë jetën duke pritur stuhinë, nuk do të kënaqesh kurrë me diellin” — Morris West
  12. “Nuk mund të jesh i lumtur ndërsa je shpeshherë i mërzitur” ― Lauren Oliver
  13. “Lumturia nuk është pushtet parash, ajo qëndron te kënaqësia e arritjeve dhe te përpjekjet për punët krijuese” — Franklin D. Roosevelt
  14. “Mos prit që të tjerët të jenë të lumtur për ty. Çdo copëz lumturie që fiton, shijoje me veten” — Alice Walker
  15. “Një pesimist shikon vështirësitë në çdo mundësi që i jepet, ndërsa një optimist shikon mundësi në çdo vështirësi” ― Winston Churchill
  16. “Nëse buzëqesh edhe kur je vetëm, atëherë me të vërtetë ia ke dalë të jesh i lumtur” ― Andy Rooney
  17. Nuk kam nevojë për drogëra për të qenë një gjeni, mos mendoni se një gjeni është njerëzor. Por unë kam nevojë për buzëqeshjen tuaj, që të jem i lumtur. e.r./dita
Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *