Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Mos qaj për Varshavën!
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > Mos qaj për Varshavën!
Bote

Mos qaj për Varshavën!

Elton Tafaruci
Published June 2, 2016
Share
SHARE

Të krijohet përshtypja se qeveria polake dëshiron ta vërë në provë Komisionin Evropian. Institucionet e Brukselit janë “të famshme” që kujtojnë me fjalë të mëdha parimet bazë, por që fjalët nuk i pasojnë me vepra. Në të ashtuquajturën procedurë të shtetit juridik ndaj Polonisë, Brukseli po tregon megjithatë dhëmbët.

Mosmarrëveshje ka që prej fillimit të vitit për eleminimin faktik të Gjykatës Kushtetuese polake nga qeveria e re. Partisë në pushtet PIS nuk i pëlqen përbërja e gjykatës, ajo kërkon ta kufizojë pavarësinë e saj dhe i bllokon vendimet e saj.

Kjo shkel rregullat bazë të demokracisë dhe në këtë mënyrë shkel edhe rregullat e Bashkimit Evropian. Kjo është e sigurtë. Kur një qeveri e re kërkon ta përshtasë Gjykatën Kushtetuese sipas preferencave të saj, atëherë ajo nuk qeveris më një shtet juridik, por një shtet arbitrar.

Thirrjet nga Varshava

Varshava nuk ka lënë mjet pa provuar për ta tërhequr për hunde publikisht komisarin përgjegjës të BE-së. Edhe para dy ditësh papritur erdhën sinjale paqësore nga Varshava: një rënie dakord është e mundur, madje e dëshirueshme, u tha.

Kështu që përfaqësuesi nga Brukseli shkoi sërish në një takim me kryeministren polake. Por atje nuk mori ndonjë ofertë të pranueshme për kompromis. E gjitha ishte vetëm një finte.

Muzika shoqëruese politike në këtë luftë për pushtet midis Varshavës dhe Brukselit ishte shurdhuese: në fjalimin e saj më të fundit para Parlamentit polak, kryeministrja polake Beata Szydla e përmendi më shumë se njëzet herë fjalën “sovranitet”.

Ajo foli edhe për “diktate” të Brukselit, për “ultimatume”, dhe për “të drejtën e vetvendosjes së kombeve”. E gjitha u kurorëzua me fjalët “trashëgimi e civilizimit dhe identitet kombëtar”. E gjithë zhurma retorike nuk i shërbente asnjë synimi tjetër, veç synimit për të eleminuar njërën nga arritjet më të mëdha të civilizimit, pikërisht pavarësinë e drejtësisë.

Polonia ka detyrime në BE

Kulmi i akuzave kundër Brukselit ishte pohimi se Poloninë Brukseli në njëfarë mënyre po e mashtron, sepse dymbëdhjetë vjet më parë, kur u nënshkruan marrëveshjet me Poloninë nuk ekzistonte procedura për shkelje të rregullave të shtetit juridik.

Prej të gjithë argumentave të çmendura, ky është një nga budallallëqet më të mëdha. Sepse natyrisht ka ekzistuar gjithmonë detyrimi për t’i respektuar parimet demokratike bazë të BE-së. Dhe për to bëhet fjalë në këtë rast.

Po e përmendim edhe njëherë, që të mos harrohet: BE-ja nuk është arka qendrore për shtetet anëtare, të cilat përndryshe as që çajnë kokën për objektivat dhe parimet e tij. Para së gjithash ai nuk është zyra e pagave të qeverive, të cilat synojnë një mënyrë autokratike qeverisjeje.

Këtë rregullat e BE-së e përjashtojnë parimisht. Dhe ai që e ka nënshkruar marrëveshjen e anëtarësimit, ai ka detyrime. Kujt nuk i pëlqen më, ai mund të dalë nga klubi. Qeveria e Varshavës mund të vendosë për këtë në mënyrë shumë sovrane.

Elton Tafaruci June 2, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • Salah-politika e BE says:
    June 2, 2016 at 1:06 pm

    Kryeministrja polake ne momentin e perlotjes ne memorialin e masakres se Katynit ku u vrane nga Stalini mijra polake te Armija Krajoves, nuk ka aspak lidhje me BE. Polonia ashtu si tjera vende te Europes Lindore u anetaresuan ne BE me disa ligje. Nje nga ato u quajt Karta e Dublinit dhe thote – Emigrantet jane ne pergjegjesine e vendit ku regjistrohen – Sot kur anonime klandestine te ftuar nga Merkel permbytin BE, Polonia dhe Europa Lindore kerkon zbatimin e ligjit te BE, Karten e Dublinit, ti mbaje vendi qe i pret dhe regjistron. Nuk do Europa Lindore klandestine. Nuk ka BE ligj ti detyroje ti pranoje. Perkundrazi. Karta e Dublinit ashtu si eshte nuk detyron. Rregullat nuk ndryshohen ne mesin e lojes. Me kete ligj sot BE ka shtyre der sot. Me ligj detyrimi te shperndarjes Klandestineve, BE nuk e shtyn dot as 24 ore.Ti mbaje me shendet Merkel qe i ftoi se Europa Lindore nuk do te behet kazan plehrash nga mbeturinat klandestine afrikane dhe aziatike.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?