Tundimi është shumë i madh në çdo anë, sidomos për ata që janë duke mbajtur dietë dhe bëhet më e vështirë kur bëhet pazar.
Tani studiuesit kanë arritur të tregojnë se sa e rrezikshme është të shkosh në supermarket kur je i/e uritur. Një gjë e tillë do t’ju bëjë që të blini më shumë dhe t’i mbushni çantat me ushqime që nuk kanë asnjë lidhje me shëndetin e mirë.
68 personave që nuk kishin ngrënë para se të shkonin për të bërë Pazar, iu kërkua që të shkonin dhe të blinin në një dyqan ushqimor. U vu re se ata blinin 18.6% më shumë ushqim, duke përfshirë 31% më shumë ushqime me shumë kalori.
Mënyra më e mirë për ta shmangur një gjë të tillë? Sigurohuni që t’i hani të gjitha vaktet dhe të hani të paktën një mollë apo pak bukë të thekur në zyrë, para se të niseni për të bërë Pazar.
Gjithashtu, mos harroni që mëngjesi është vakti që shmanget më tepër, por gjithsesi të ngrënit sikur edhe diçka të vogël, ndihmon në uljen e urisë.