Mos ta pafshim fytyrën!

redaktor

Letër e nënshkruar,

Vasil Puci

 

Çfarë thotë shikuesi kur shikon Berishën në Kuvend kur flet çdo të enjte? Po ta them, neveri. N.q.s e do çfarë flet kjo mostër në foltore, marrëzira. N.q.s e do çfarë nxjerr nga goja kur flet nga vendi, broçkulla. N.q.s shikuesi kërkon të dijë pse e lë shtetin në borxhe dhe popullin pa paguar energjinë, qëllimisht. N.q.s e do se pse na fute në Konferencën Islamike, doje të dukeshe. N.q.s shikuesi do të dijë se a e njihje baxhanakun e Gërdecit, gënjeve. N.q.s do të mësojë shikuesi se kush i vrau 4 demonstruesit e 21 Janarit dhe kush e prishi serverin e Kryeministrisë, je ti që del në Kuvend. N.q.s do të dish se ç’fiton PD-ja me këtë lloj mbeturine në grupin e saj, trishtim e urrejtje. N.q.s do të dish ç’thonë diplomatët e huaj kur flet në sallë, të braktisin. N.q.s do të dish ç’thonë fëmijët kur hapin ekranin, ulërijnë të tmerruar. N.q.s do të dish atë që përmend Dritëro Agolli për fshatarin që u largua nga fshati, dhe donte të dinte ç’thotë fshati për të, po ta them: mos ta pafshim fytyrën! Së fundmi, për të gjitha të ligat që s’kanë të numëruar që na ke bërë ne e fëmijëve tanë, vendit e detit, ne shpresojmë te drejtësia e shteti, nuk mërzitemi, por çuditemi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *