Mos te na vije turp qe jemi te varfer

redaktor

Email nga adresa

[email protected]

 

Sot, kuptohet, te gjitha gazetat benin fjale per viziten e Papes se Shenjte te Vatikanit. Ne mes te gjithe gjerave qe u thane dhe nuk u thane,veshi me kapi nje shprehje qe mu duk sikur e moren nga theniet e Papes. Shprehja ishte; “Mos te na vije turp qe jemi te varfer”!

E ka thene papa apo dikush tjeter, per mendimin tim duhet ndryshuar krejtesisht. “Te kene turp ata qe e lene popullin te varfer”. Pavaresisht kontekstit qe eshte thene, nga Papa apo ndonje tjeter, per mua nuk eshte e drejte qe te pasurit t’i kendojne kaq bukur varferise! Ose te pranojme qe pas kesaj vizite dhe kesaj thenieje, te varferit te lumturohen!

Pas asaj vizite, te varferit mbeten njesoj. Imagjinoni se cfare publiciteti behet nga nje vizite, cfare ndjeshmerie krijon tek njerzit, cfare emocioni tek qeveritaret! Po perse nuk jemi kaq te ndjeshem ndaj varferise?! Pse nuk behet nje levizje kaq e madhe per te luftuar varferine?!

Sigurisht qe Papa erdhi vetem per nje vizite fetare. Po me te varferit c’pati xhanem?! Ose ai dikushi tjeter qe e tha. Mos o Zot te na detyrojne t’i kendojme varferise! Atehere do pranonim qe jemi idiote te lindur dhe te mire rritur.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *