Sytë të hapur nga habia
Fshatin se ç’e zu meraku
Çudi bëri njerëzia
Kalliri si dhëmbë plaku
Kokrrat sa gishtat e dorës
Si çiban në trup kalliri
Një avaz nga breg’ i Vlorës
nw Veri, në vijë kufiri
Kush të rrojë do të tregojë
Ish’ një herë një Ministri
Fara misri na ofroi
Bënte kashtë, por jo kalli.
Far’e misrit për së mbari
Ndër gjith’ llojet më i miri
Fajet gjith’ i ka fshatari
Pse çatall ka dalë kalliri
Te parcelat mund të shkoni
Kashta plot me tre koçanë
Na çudisni kur na thoni
Kallinjtë kokrrat ku i kanë?!
Veten mirë e kontrolloni
Se si jeni nga fiqiri
Nëse kokrra ju kërkoni
Atë punë e di… kalliri
Që nga shekujt rron e thëna
Nga Saranda gjer në Pukë
Më dëgjo të keqen nëna
Mos u bëj kalli pa bukë.
Pra ti popull je me dije
Se ka pas kallinj pa kokrra
Çfarë po thoni s’ju ka hije
S’janë gjë tjetër veçse dokrra.
Po, po, janë të gjitha dokrra
Që s’i kanë lezet burrit
Nëse misri s’paska kokrra
Kthejuni bukës së grurit.
Është koha të vendosni
Që të bëni më të mirën
Qeverinë mos e vrerosni
Lëreni të bëjë detyrën.
Qeveri sapo ke lindur
Në dritën e mirësisë
E ke keq (të jesh e bindur)
Po s’i vure dor’ bujqësisë.
Dhe Naimi gojëmjalti
I këndoi bukurisë
Po më shum’ hymne i thurri
Bagëtisë e Bujqëisë.

BRAVO.SHUME E BUKUR