Mos u bëni gaz i botës

redaktor

Vargje të nënshkruara,

Fatmir Demo

 

Moj Partia Socialiste,

kush të kritikon në sy,

Respektoje, mbaje afër,

Ai është kuadër për ty.

 

Po ta thotë ashiqare,

Ja e bardha ja e zeza,

Ja iksi dhe ypsiloni,

Nuk po të ngre hipoteza.

 

Urgjentisht analizoni,

Të mos ketë gjëra të tilla,

Punët të përmirësoni,

Si të bëhet më e mira.

 

Ku ka zë nuk është pa gjë,

Thotë një shprehje popullore,

Në kaq pika, s’qëndron një!?

Që po i lini pas dore?!

 

Mënçuria s’ju mungon,

si të rinjtë edhe të vjetrit,

Ulni hundën, kjo tregon,

Respektin ndaj njëri tjetrit.

 

Mos u bëni gaz i botës,

Shaj ti e shaj unë,

Por i vini gishtin kokës,

si të përmirësoni punë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *