Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, ka reaguar në lidhje me deklaratën e Lulzim Bashës për shpalljen ‘non grata’ të Vangjush Dakos nga SHBA.
Kulluri, i drejtohet Bashës duke u shprehur se “nuk duhet të gëzohet”, pasi në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit, mund të jetë dhe vetë kryedemokrati.
“Mos u gëzo shumë për Dakon në Listën e Zezë të SHBA, se mund të jesh dhe vetë, jo për gjë, po nuk e zgjidh dot me një gënjeshtër tjetër po të doli emri”, shkruan Kulluri në rrjetet sociale.
Të martën Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi vendimin e Sekretarit të Shtetit, për t`i ndaluar përfundimisht hyrjen në SHBA Vangjush Dakos dhe familjes së tij, pasi sipas DASH, Dako është i përfshirë në afera korruptive.
Pas këtij vendimi, mbrëmjen e së martës, reagoi dhe Lulzim Basha, i cili e quajti “lajm të mirë dhe të keq”, vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.
Zëvëndës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Mathew Palmer, dy ditë para zgjedhjeve të 30 qershorit, u shpreh se “nëse PD dhe LSI do të kryenin akte dhune gjatë procesit zgjedhor, ato do të futeshin në listën e zezë të SHBA”.
j.l./ dita

Jo se ky ka ate pashaport amerikan( nga kush e si e morrin do te duaje te ishte nje shqetesim per ameriken?!) ate pashaport me te cilin bleu shtepi ne Hollande si student!!!
Basha eshte pro Amerikan do veni ne burg te gjithe ho qyqare hahhahahahah
Nuk eshte habi :Se lulezimit mund ti dali emir me vonese ne listen e zeze se te parit i doli padronit te tij “Sali Ram Berishes.
Per Bashen Amerika ruan rrezerva.I duhet per te kryer bisedime si drejtues i PD.Kjo behet ne interrese te Shqiperise.
Deri gomeret e dijne autoresin e korrupsionit ne rrugen e kombit dhe vrasjet e 21 janarit 2011.