Pas reagimit të ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, ndaj akuzave që Luçiano Boçi bëri përkundrejt testit të letërsisë në Maturën Shtetërore 2018, deputeti demokrat ka reaguar sërish.
Ky i fundit ka komentuar përgjatë ditës së sotme se faqet e testit të letërsisë kishin dalë në qarkullim pak minuta përpara së të niste testimi i Maturës Shtetërore, por Nikolla iu kundërpërgjigj duke i thënë se po lëshonte akuza të pabaza, dhe se prindërit mund ta verifikonin fare thjeshtë, duke pyetur fëmijët.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Boçi shkruan se “harron Ministrja që vetëm fotografimi i testit bosh tregon qartë që ka dalë sapo është shpërndarë.”
Reagimi i Luçiano Boçit:
Si gjithmonë ministres sonë të Arsimit “i ikën treni”… i dijes e arsyes.
Na paska dhënë përgjigje “flakë për flakë” me demek, pas një dite e gjysëm, për faktet e daljes së tezës dhe të mënyrës skandaloze të zhvillimit të maturës!!?
Harron Ministrja që vetëm thjesht fotografimi i testit bosh tregon qartë që ka dalë sapo është shpërndarë.
Aq më tepër sikur telefoni nuk lejohet nga askush zonja Ministre!?
As nga mësuesit e as nga nxënësit.
Apo u fotografua me teleskop testi?!!!
Mqs do orën kur ma kanë sjellë foton, shihe mirë se është e stampuar brenda orarit të provimit.
Fotot e tjera i kanë shpërndarë vetë nxënësit për të vënë në lojë fjalët që shkruan ti sot.
Mos u kreno me trafik testi zonja Ministre e ….Arsimit!
s.a/dita

Matura shtetërore NUK ka qenë asnjëherë provim dijesh të maturantëve por një garë e pandershme për të siguruar sa më shumë pikë, për të siguruar një vend në shkollat tona të larta në të cilat në mënyrë edhe më të padrejtë, shumica e këtyre “studentëve”
pajisen me diploma specialistësh të lartë, ndonëse në një provim të vërtetë nuk do të mund të merrnin as diplomën e ndonjë shkolle të mesme dy vjeçare.
Përsa i takon daljes së tezës gjatë zhvillimit të provimit, nuk mund të shmanget, sado e përkushtuar të jetë ministria e arsimit për sa kohë, kopjimi në provim nga shumica e shqiptarëve nuk konsiderohet turp, si për çdo vjedhje, por konsiderohet aftësi.
Kur lindi MAVRIA,
U zbeh DITA jonë,
Sot ndriçon SHQUPëria,
Trafiqet LULëzojnë !
Kur (ri)lindi PARTIA,
U ngrys DITA jonë
Sot LULëzon ShqUpëria,
“MIELLI” me kamjonë !