I nderuar Kryeredaktor
Nuk besoj se në historinë e popullit tonë të ketë ndonjë rast, apo periudhë, që “x” regjim, pushtet apo politikan, të jetë tallur me qytetarin shqiptar, pra me popullin, aq sa është tallur e po tallet kasta drejtuese e politikanëve dhe pushtetarëve aktualë.
Një tallje e përditshme njëzet e tetë vjeçare, aq sa është dhe mosha e tranzicionit të pambarimtë të demokracisë kallpe që po aplikojmë. Nëse do të rikthejmë kujtesën në fillimet e të ashtuquajturës “demokraci”, dhe me sytë e mendjes do të ripërcillnim vitet gjer në ditët e sotme, në ekranin e memories sonë do të regjistronim një telenovelë tallëse (realisht një dramë, apo më saktë një tragjedi) me shuma akte, në kurriz të popullit.
“Liri – Demokraci”, ishte ”pjatanca” e parë që kamarierët e demokracisë borgjeze i ofruan popullit, dhe populli u besoj e rendi pas tyre. Rezultati? Populli fitoi, jo lirinë e fjalës, por lirinë e llapjes. Themi “llapjes”, sepse fjala e tij as dëgjohet, as vlerësohet e as nuk vihet në refené. Po “demokracinë”? Atë vijon ta ëndërrojë, pa arritur ta takojë!
“Do ta bëjmë Shqipërinë si Europa” – pjatanca e dytë, po kaq impozante, sa ajo e para. Dhe populli çfarë nuk bëri e po bën për të hyrë në sofrën ku ishte “pjatanca”- Europë, por më kot. E kundërta ndodhi: Europa hyri e u ul këmbëkryq në sofrën tonë, me të gjitha “xhevairet” e saj, duke na kthyer në një “zuzuland” e republikë bananesh bash në mes të kontinentit të lashtë.
“Të gjithë shqiptarët pronarë”, ishte “karrota” e radhës që “kamarierët e demokracisë” i zgjatën popullit gjithë bujë e zhurmë. Ishte një “karrotë” e sigurtë, sepse Shqipëria trashëgonte nga sistemi socialist një pasuri të konsiderueshme të trashëguar nga natyra, e të zhvilluar me djersën e shumë brezave, veçanërisht gjatë 45 viteve të socializmit.
Po, ku të len “Laroja, që të hajë “Balua”! Pasuria kombëtare u zhvat, u grabit e u shit të huajve, dhe popullit i mbeti në dorë jo “karrota”, por “rrota”! Letrat me vlerë që dolën me “vërë”, janë argumenti më sinjifikativ i lojës dhe talljes që iu bë popullit në kuadrin e “Liri-Demokracisë”. Një “karrotë” apo “rrotë” të tillë fituan edhe ish pronarët e ish të persekutuarit. Kjo ndodhi se “Larot”, ndonëse më të pakët në numër, ishin më të shkathët se “Balot”.
“Në demokraci vendos Sovrani”, ishte dhe vijon të jetë sllogani i kasnecëve të borgjezisë, por në asnjë rast populli as nuk është pyetur, e as nuk ka vendosur për ndonjë çështje lokale, apo kombëtare qoftë. Akoma më i bukur ka qenë slogani për votën e lirë të qytetarit, e cila, sapo futet në kutinë e votimit, devijon e ndryshon ngjyrën, destinacionin dhe vetë të zotin.
Për të vijuar me premtimet për punësim, rritje pagash e pensionesh, të cilat përfundojnë me rritje papunësie e dyfishim çmimesh e taksash, duke i kthyer dy të parat përsëri “në bazë”, e madje më poshtë se sa ishin. Për të mos u zgjatur me premtimet për rrugët e tunelet, që prishen e shemben pa u mbaruar; për internetin në klasa, ku nuk ka fare klasa; për “statuse” të premtuara e të harruara, e plot e plot miradina të tjera, që populli i shijon tribunave elektorale dhe në ekranet e televizorëve.
Në këto dy-tri vitet e fundit, “premtimet” për vlera monetare e materiale dhe për rritje mirëqenie, nuk po ngjitin e nuk po pijnë më ujë, sepse ky sektor “materialo-monetar”, është në sosje dhe mezi na dalin për “superklasën” që e kemi me kimet. Për ta kapërcyer këtë diskordancë të madhe midis premtimeve e realizimeve, liderët tanë zgjodhën për mënynë e popullit, jo “karrotën” e radhës, e as ndonjë “pjatë” dosido, por komplet një “tavë”, nga më të mëdhatë dhe më të hatashmet e gjithë periudhës së tranzicionit.
Është fjala për “Tavën e Reformës së Drejtësisë”. Përcaktimi i kësaj “mënyje”, ishte një zgjidhje e mençur e kuzhinës borgjeze dhe stafit të saj. Politikano-pushtetarët tanë, së bashku me shefat ndërkombëtar që i monitorojnë, më në fund e kuptuan se me “Drejtësinë” e kishin dreqosur. “Furrës së tyre” ata ia kishin rritur më tepër se duhej temperaturat, çka “tavën” e saj e kishin përcëlluar, duke e kthyer nga “Drejtësi”, në “Padrejtësi”. Nga ana tjetër, ata e dinë fort mirë se shqiptari mund të durojë në maksimum varfërinë e madje dhe urinë, por jo padrejtësinë. Ndaj vrapuan dhe afishuan “tavën e re të Drejtësisë, e cila, kur të dalë nga furra, do t’i bëjë qytetarët të lëpijnë edhe gishtat e duarëve mbas saj.
Sa do të vijojë “pjekja” e kësaj tave, dhe kur do të vendoset mbi suprinën e tavolinës për t’u konsumuar, nuk dihet. Por kuzhinierët e saj na mbajnë me “gajret”, duke na thënë çdo javë se “ja po piqet”, “edhe pak”, “në fillim të janarit”, “e shumta nga mesi i verës”, “mund të shtyhet gjer në vjeshtë”, “besojmë se nuk e kalon fundin e vitit . . .”! Cilin fund viti? Kjo anashkalohet, sepse kur na ngatërrohen muajët, edhe vitet për inerci shkojnë pas tyre. Kështu “gajreti” që na japin kuzhinierët e “Reformës së Drejtësisë”, na bën ne qytetarëve të lëvizim kokën si Lavjerësi i Fugoit, jo lart e poshtë, por horizontalisht.
Njëzet e tetë vjet oferta, premtime, driblime, mashtrime . . . Populli i keqpërdorur nga politikano-pushtetarët, po kalon një fazë vlerësimi. Vlerësim për veten dhe për “kasnecët” e borgjezisë. Sa mund të zgjjasë kjo? Atë e din populli!
Është rasti të shënojmë këtu një fenomen sa interesant, aq dhe i konsumuar gjer në tepri: Në pragun e zgjedhjeve për karriken pushtetore, politikanët i lëpihen popullit, duke i bërë elozhe me frazën e madhe të “sovranit”. Pastaj kur vijnë në pushtet, “sovranit” i japin munxët, ose fillojnë tallavanë me të.
Ndërsa opozitarët, që duan të kthehen në pushtet se u janë mbaruar “zahiretë”, kur nuk gjejnë mbështetje në popull, apo kur populli nuk reagon siç dëshirojnë ata ndaj “padrejtësive”, i ngjisin bishta, duke e quajtur “turmë”, “shoqëri delesh”, një “popull i pacivilizuar”, “që meriton qeverinë që ka” etj, etj. Duke harruar se kur ishin në qeverisje, vepruan njësoj si adashët e tyre në pushtet.
Lojës me premtime të të parëve dhe “shqetësimit” e merakut të të dytëve për mungesën e reagimit ndaj padrejtësive nga ana e popullit, po u ofroj fabulën e një ngjarje të vërtetë:
“Disa studentë shqiptarë në një vend perendimor, në fundjavë vendosën të vizitojnë kopshtin zoologjik të qytetit ku studionin. Njëri prej tyre, që nuk e kishte për herë të parë këtë punë, bleu në supermarket disa lloje frutash si mollë, banane, portokalle etj. Pyetjes së shokëve se çfarë i donte gjithë këta llojë frutash, ai iu përgjigj se do t’jua tregonte kur të shkonin tek kopshti në fjalë. Mbërritën tek kopshti zoologjik dhe nisën vizitën. Kur u ndodhën para kafazit të Shimpanzesë, studenti në fjalë nxori një kokërr mollë dhe ia zgjati shimpanzesë midis hekurave të kafazit.
Shimpanzeja u ngrit nga vendi dhe duke u ngërdheshur (mënyra e qeshjes së majmunit), u afrua të merrte mollën. Por studenti tërhoqi dorën dhe kafsha e gjorë ndaloi ngërdheshjen e u kthye në vendin e saj. Studenti nxori nga pakoja një banane dhe bëri të njëjtin veprim si me mollën. Shimpanzeja u ngrit përsëri, dhe me të njëjtat gjeste, si herën e parë, u afrua të merrte dhuratën. Por studenti i shkathët tërhoqi dorën, duke u zgërdhirë, gati si shimpanzeja, veçse me sens të kundërt. E shkreta kafshë, u tërhoq përsëri në strofkën e saj tepër e mërzitur. Këtë veprim, studenti ynë e bëri disa herë, ndërsa shkrihej në gaz përpara shokëve për rëngun që po i punonte shimpanzesë, “stërgjyshit” të tij të vjetër.
Edhe shokët e tjerë studentë po kseaseshin me këtë lojë interesante. Por ajo që nuk pritesh, në ciklin e dhjetë apo dymbëdhjetë të lojës me fruta, shimpanzeja e ndryshoi sjelljen. Kur në herën e dhjetë apo dymbëdhjetë, studenti ofroi frutin e radhës, ajo nuk e zgjati më dorën përpara, si herët e tjera, por e kaloi prapa prapanicës, e mbushi me “material të freskët” dhe ia flaku në fytyrë studentit, duke ia taposur me të pëgërë gazin dhe lojën e përsëritur të talljes”.
Fabula e ngjarjes besoj është e qartë. Politikanët e pushtetarët borgjezë, e konsiderojnë popullin shimpanze, kurrizo, qeros, si personazhet e përrallave të dimrit. Ndryshe nuk do të vijonin të luanin e ta tallnin atë kaq gjatë e kaq hapur.
Siç duket, pinjollët e rinj të borgjezisë së vjetër e të re shqiptare, nuk e njohin historinë e popujve. Populli ka durim dhe mund të mos mërzitet edhe shumë nga krahasimet e vlerësimet, por mërzitet, e madje edhe shpërthen nga veprimet, kur këto të fundit bëhen mullar mbi kurrizin e tij. Populli është i madh e i gjërë sa deti. Ai nuk është një përrua malor, që zemërohet e hidhet përpjetë, sapo derdhet në të një rrëke shiu. Populli, ashtu si dhe deti, fryhet e lëviz ngadalë, dhe kur i vjen ora, apo kur i soset durimi, shpërthen me dallgë të hatashme që përlan gjithçka i del përpara.
Populli, do të nxjerrë nga gjiri i tij liderët e vërtetë dhe do të ngrihet e do të shpërthejë. Mjerë ju politikanë e pushtetarë perversë që jeni tallur me popullin. Ndaj kujdes zotërinj me “Shimpazenë”. Po vijuat të luani e të talleni me të, do ta pësoni si ai studenti në kopshtin zoologjik. E madje më keq!
Gjon Bruçi
Pse xhaxhi veri nuk u tall kur thoshte se do ta bente vendin kopesht te lulezuar?! Ju enveristet jetoni akoma me propaganden e mykur te kohes se qepes e nuk e duroni dot faktin se keta qe sunduan per 28 vjet qene bijte me te mire prodhoi diktatura me njeriun e ri. Nuk ua kane fajin aspak pinjollet e borgjezise por vete mendja dhe kultura juaj vrastare kriminale me te cilen u ushqyet per 45 vjet e qe gjeneroi monstrat qe po e shkaterrojne Shqiperine sot. Ju shmpanze ishit atehere kur duartrokitnit shesheve e kongreseve e shimpanze kemi mbetur ende sot kur duatrokitni pinjollet e biroisteve tek vjedhin e mashtrojne me pafytyresine me te madhe. E gezofshi corben enveriste qe e gatuat e se ciles po ia ndjeni lezetin!
0 toc info kanali.Na cave ……
nji popull qe mental mendon qe zgjidhjet
e problemeve te vendit ,
ose gjithcka tjeter qe ka te bej me kombin ,
varet vetem nga nji Person ,si dikur para 500-vjetesh
Skenderbeu,
dhe nuk ka asnji pershtatje me Boten
e cila ka ne cdo rast ,nji Grup Avantgarde intelektuale
patriote , te cilet ne situatat nga me te ndryshmet ,
i dalin per zote Atdheut e i qendrojne rrymave
te ndryshme te kohes ,
sigurishte qe do degjeneroshe ,si shtet ,
e do pesoshe fatin e sheteteve arabe ,
sepse je nji shoqeri turmash ,i paorganizuar
i gatshem vetem per te shkaterruar , ndezur flake ,
vjedhur shtetin tend .
Nji pyetje thjeshte ;
Kush mbante ,ose duhet te mbante pergjegjesite ,
per kte Shtet ,te ardhmen e Shqiperise ,
kur u pa se komunizmi ishte tashme me nji kembe ne varre e po rreshqiste drejt Gropes ?
Le pra te na thoj dikush .
A kishte nji Person qe mendoj per fatin qe priste
Shqiperine mbas largimit te mutit komunist ?
Ku ishin patruiotet dhe ata qe e benin gjoksin vryme
gjate gjithe historise se i digjej suma e majmunit ,
per Atdhe ?
Te gjithe kta posedues postesh te larta ,
e tradhetuan Shqiperine , mbasi bastisen gjithcka
kishin magazinat e rezervat e shtetit ,dhe per te kaluar gjithcka ne heshtje , i lane dor te lire shpellareve ,
te benin cte donin me te ardhmen e Shqiperise ,
sepse vet siguruan familjet e tyre ,
e u bene mijloner Brenda nates e kjo eshte
tradhetia me e ndyre qe ju be atij vendi Shqiperise
tone ,nga kto shkerdhata patriote te parase .
Si mundet ti lihej ne dore shteti nji hici,
nji funderine si Maloku i shpelles ?
Nji mikja ime gazetare Gjermane e kthyer nga Shqiperia , pasi kishte intervistuar salih plehren ,
me deklaroj kaq;
Me vjen shume keq , kisha nji tjeter mendim
per shqiptaret . Me ate qe pash un atje mundem
te deklaroj se me kte sharlatan e injorant
te pashembullt ne politiken e ballkanit ,
sali berrishen , pritet vetem nji gje : qe “Muti te mmbuloje rruget e Shqiperise” .
Dhe me kte metafor ,ajo mendonte ,rruget se ku do ta fuste idioti funderina salih berrisha te Ardhmen e Shqiperise .
Shqiptaret mbeten ala sot Kombi me halabak ne Ballkam ,me i papergjegjshem e naiv qorr . Ky ishte perkufizimi gazetares mbi Shqiperine e vitit 91
Keto 28 vjet Shqiperia eshte sunduar nga diktatore fashiste antipopullore qe grabiten te gjitha pasurite,percane popullin dhe e ndane pushtetin si placke lufte.
Shqiptaret sot nuk kane nje vend ku te ankohen per padrejtesite qe u bejne shtetaret prandaj korrupsioni lulezon kaq Shume.
Handuti sot ulurin me te madhe “kapeni handutin”!
Reforme ne drejtesi nuk do kete se vete administrata shteterore eshte mbushur me militante arrogante qe mbrojne shkeljet e njeri tjetrit.