Mos vallë jemi popull i sëmurë?

Dita

Njeriu në jetë udhëhiqet nga mendësi që janë pjellë e epokës që jeton. Janë dy mendësi të tilla që luajnë rol të rëndësishëm: Të pranosh fatin ashtu si vjen, pra të pranosh një nënshtrim pa kushte të asaj që ndodh; dhe mendësia tjetër është “lufta” që i bën njeriu normal të keqes së blatuar nga “fati” duke i hapur rrugë automatikisht krijimit e lindjes të së mirës.

Pikërisht kjo analizë më fut në dilemën se tek cili parim futemi unë dhe shqiptarët në përgjithësi. Nuk kam dëshirë të renditemi në atë krah ku vuajtja të sjell kënaqësi. Por duke u nisur nga rrethanat e sotme sociale e politike them që kemi shenja e tregues që të bëjnë të dyshosh. A nuk po e shohim ç’ndodh te ne? A nuk po e pranojmë në heshtje pranuese atë teatër absurd që luhet në politikë? Nuk më pëlqen të besoj, e përsëris, që jemi popull i “sëmurë”.

Presim drejtësinë nga ligjvënësit tanë e gjejmë lloj-lloj pisllëqesh të qena e të paqena që na serviren në pjatën e çorodisë. Nuk i pushon goja shtriganit plak. Me me çimka, me shpifje nga më të ndyrat mbushet llapa e tij e pështymosjes. E ne vazhdojmë, edhe unë, velenin e personazhit më nopran e më të djallëzuar që ka pjellë ky vend.

A nuk të çon kjo vëmendje për ta dëgjuar simbolin e së keqes në dyshimin për gjendjen tonë mendore? Mos e dhëntë Zoti! Historia ka treguar se edhe popuj me nivel shumë më të lartë intelektual se i yni kanë pësuar kriza psikologjike. Kujtojmë Gjermaninë e viteve ‘30. Mos, ruana Zot, ky i sëmuri ynë mund të infektojë një popull të tërë! Duhet parë vetja para se të jetë shumë vonë. Nga Profeti

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *