Çështja e gjobave është bërë me të vërtetë problem. Aq shumë fletë priten nga policia sa shoferët kanë nisur të sajojnë çdo lloji marifeti për të shpëtuar. Në këtë makinë, parkuar në një nga rrugët e Tiranës, i zoti i mjetit ka guxuar të bëjë edhe humor me policinë, madje, humor… banal. “Mos vendosni më gjoba se i keni QR…” shkruhet në pusullën e vendosur brenda xhamit të makinës. Shoferi ndoshta ka pasur fatin e mirë që polici nuk e ka parë këtë makinë, madje as shënimin. Se ndoshta vetëm inati për shprehjen e vendosur në copën e letrës brenda xhamit, do t’i kishin vendosur gjobë targës së asaj makine. Megjithatë, asnjëherë s’i dihet. Po ky nuk është i vetmi rast. Shumë drejtues mjetesh të tjerë vendosin fleta gjobe të vjetra mbi fshirësen e xhamit për të treguar se sapo e kanë marrë një, mos të pritet edhe një tjetër. Çfarë nuk bën i robi shkretë për të shpëtuar nga gjoba. Por ka gjithmonë një zgjidhje: Respektoni rregullat!
