Bllokohen 5 rrugët kryesore, Basha u prin protestuesve në Milot

Leda Hysa

Partia Demokratike, LSI dhe partitë e tjera opozitare kanë nisur në orën 18:00 protestën e radhës, e cila nuk është përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit si në nëntë tubimet e tjera, por në akset kryesore që lidhin Jugun dhe Veriun e vendit me kryeqytetin për të paralizuar qarkullimin. Kryetari i PD, Lulzim Basha u vendos në Milot ku së bashku me opozitarët e tjerë do të bllokojnë rrugën.

Kjo formë proteste vjen pas vendimeve të PD – LSI për të përshkallëzuar aksionin politik, për të detyruar mazhorancën të pranojë kushtin për largimin e kryeministrit Edi Rama. Në Elbasan, te rrethrrotullimi i Bradasheshit do të bllokohet aksi që lidh Juglindjen me Tiranën, zona e Jugut do të bllokohet në rrethrrotullimin e Sheqit të Fierit.

Protestuesit nga Veriu i vendit do të grumbullohen në Milot. Një tjetër pikë do të jetë ajo te Shkëmbi i Kavajës dhe kryesorja te sheshi ‘Shqiponja’ për të bllokuar hyrjen në Tiranë. Për të diskutuar mbi detajet e protestës, Monika Kryemadhi zhvilloi dje një takim me kryetarët e degëve të LSI-së në rrethe. Ky është një skenar i përsëritur nga opozita, pasi edhe më parë ka bllokuar rrugët, ndërsa në 11 maj do të jetë protesta kombëtare para Kryeministrisë.

Vitin e kaluar, po në këto arterie kryesore të vendit opozita bllokoi rrugët disa herë si shenjë e mosbindjes civile. Edhe tani, një vit më pas, opozita vijon që të kërkojë largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore për të përgatitur zgjedhjet e parakohshme parlamentare. PD dhe LSI kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë zhvillimin e zgjedhjeve lokale, ndërsa nuk u regjistruan në KQZ.

l.h/ dita

Share This Article
5 Comments
  • Shteti o te funksionoje o te lere vendin te shkoje ne pidhe te semes.Se ka kaq kohe qe Luli me Moniken bejne cfare
    te duan.Nuk merret vesht se kush drejton.

    • O Tarabosh, shteti e ka shume kollaj te vendose rregull, nqs do. Por kjo nuk i pershtatet Rames. Sikur te mos protestonte zagari Berisha se Basha kukulla e tij eshte, atehere e gjithe vemendja do ishte tek skandalet e korrupsionit te Rames dhe qeverise se tij. Sa hap e mbyll syte minuan levizjen e studenteve. Aty u pa qarte qe Rames i hyri frika. Harrojeni se do te kete ndeshkim per politiqenet me emer qe kane vjedhur e vrare keto 30 vjet. Te majte apo te djathte qofshin.

  • Basha ca ka thene ne2017 lsi banda kriminale po tani aleat po pse ca ka ndryshuar asgje per lulin ate qe thote tani e mohon pastaj Por jo luli eshte gati te shesi cdo kend vetem kolltuku mos ti levizi ai i pafytyre mbron salen se e pruri me parashyte Dhe ardhja ne pushtet pa merita keshtu luli i dedikohet plakut te zi eshte gati per cdo gje por mos harro lul hollandezi se do i paguash te gjitha shqiperia nuk eshte placke tregu ti felliqesire prodhim i plakut te zi ke dhe tjetren arsye se po te futesh ne zgjedhje do humbasesh keshtu dole jashte te zgjatesh jeten ne kolltuk te bllokosh sa te mundesh integrimin dhe reformat dhe te kursesh babane nga spaku. Harroje lule nuk ka pranvere per ju te felliqurit koshi i plehrave do ju mbledhi

  • Berishi Basha Likja dhe Rama i kurdisin sebashku keto gjera me qellim qe te bllokojne proceset.Se Reforma e Drejtesise i rrezikon seriozisht dhe kjo i ka trembur dhe i ka bere qe te bashkojne forcat dhe vonojne ose bllokojne Reformen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *