Mosdekretimi i Lleshit, Meta: Nuk mund të shkelja Kushtetutën

DITA Online

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ftuar mbrëmjen e së enjtes në Open të gazetares Ini Vasili, u shpreh se nuk do të ja lejonte asnjëherë vetes të shkelte Kushtetutën, teksa po fliste për çështjen e dekretimit të kandidaturës së Sandër Leshit si ministër i Brendshëm.

“Që ditën që kam pranuar këtë detyrë, e cila është detyra e lartë në vendin tonë dhe kam vënë dorë mbi Kushtetutë kam marrë përsipër të gjithë përgjegjësitë për të respektuar Kushtetutën. Për rastin konkret është krijuar një situatë, por jo nga mua. Jam i bindur që kam vepruar në inters të respektimit të Kushtetutës dhe interesit publik dhe kam për të gjitha përpjekjet e mia për të dhënë një zgjidhje të drejtë. Çështja e emërimit të një ministri, është një çështje që kërkon bashkëpunimin e tre institucioneve, Kryeministrit, Presidentit dhe Kuvendit”, tha Meta.

Arsyeja e rrëzimit të dekretit të parë?

“Çështja është më e qartë për opinionin pas iniciativës së dytë të Ramës për të propozuar sërish kandidaturën e zotit Lleshi. Pyetjet që unë bëra publike e sqarojnë. Kemi të bëjmë me sqarimin e situatës së ushtarakut dhe ministrit të cilat janë të papajtushme me Kushtetutë. Unë nuk kam marrë asnjë vendim. Unë po bashkëpunoj për të sqaruar. Ne po vazhdojmë diskutimet aktualisht. Një shkelje e qartë e kushtetutës është një përgjegjësi e madhe e presidentit”, tha Meta.

v.l/ Dita

Share This Article
6 Comments
  • Po kjo ishte sekreti qe kishte te bente me sigurine kombetare dhe nuk duhej publikuar?.Duhej thene ne Parlament me dyer te mbyllura?…po tani pse u publikua?… Kjo eshte injorance presidenciale…

    • Jo injorancë presidenciale, sepse aty ka juristë shumë të aftë, por është mistrecllëk i Metës, kur si gjithmonë dhe për çdo gjë, ai kur ua lyp interesi vetiak, hedh vickla. Ashtu si paraardhësi, është jo vetëm partiak, por dhe hipokrit e provincial.

  • Ky ka vene doren mbi “plage” nuk shkel Kushtetuten per Sandrin, se per vete qe u zgjadh President dhe bente qe fushate per Lesh e Line dhe thirrje ne Lezhe per armatosje e rrezim te Qeverise se dale nga vota qytetare nuk quhet shkelje Kushtetute.
    Po ajo zuska e Gjykates Kushtetuese Vitore, qe eshte ende ne detyre dhe ti e propozon per Kryecare te KLSH nuk eshte shklje e shkerdhim kushtetute?
    Po ti deri dje thoshe se Sadri nuk me krijon bindje per t’a dekretuar dhe ne asnje vend nuk e permendet kushtetuta e kthyer ne fletore hallvaxhiu nga ju “gongsteret” e politikes shqiptare.
    Boll ore kokekatror ore burri i baxhelles Mona se u bere bajat, kokrra e hajdutit me bllok ne dore.

  • Jo ti kerkon garanci qe ta firmosesh, pore ne se ndodh nje gje e tille me mire te qendroi si zv/Minister dhe leshim ty nuk duhet te bje askushe.!
    Ti do te japesh llogari para drejtesise njelloi si ai qe beri nje lidhje te paligjeshme dhe shkoi ne burg.!

  • Po Eni Vasili pse nuk pyet presidentin qe: zoti president, kur vuret doren mbi kushtetute ju menjeher e injoruat ate, bile e shkelet me kembe doren duke bere fushate per lsi dhe duke bere thirrje popullit per kryengritje te armatosur per rrezimin e qeverise legjitime te dale nga populli dhe jo nga marifetet e Edi Rames me ty per tu bere president. Gazetarii kazani!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *