Mosha në politikë e ka një rol?

redaktor

Email në adresën

[email protected]

 

 

Zakonisht revolucionet i bëjnë të rinjtë, por janë ata vetë që nuk shkulen më pas nga kolltukët. “Të gjitha revolucionet fillojnë në rrugë e përfundojnë në tryezë”, shkruante G. Bufalino, çka nënkupton se përreth tryezës ka edhe karrige. Me fjalë të tjera, vjen një moment e dikush të kërkon të çohesh nga karrigia sepse je i moshuar. E kundërta e asaj që ndodh në autobus, sipas librit të vjetër të edukatës morale.

Nuk mund të mohohet në përgjithësi se të rinjtë kanë më energji se të moshuarit. Është çështje biologjike. Mirëpo secili prej nesh, po të rrëmojë në kujtesë e në njohje, do të gjejë të moshuar me energji të jashtëzakonshme, që zbeh çfarëdo të riu përreth. Pastaj në politikë nuk është se duhet bërë llaç e zhavorr, as duhen mbajtur thasë me çimento. Lipsen ide e programe serioze.

Share This Article
2 Comments
  • Po ke te drejte se ne moshen 70 vjec fillon ” mosha e qenit ,, dhe ja bejne gjithe diten ham-ham si shoku Sali sot.Shikojme estrade dhe degjojme muzike falas

  • Ore zoteri, po e pate fjalen ”eksperience” per ”plakushin Mere” na fike deren ! Nuk duam
    t’ja shohim me kurre surratin e tij te ndyre ….. Nejse , secili ne ”demokracine e vicidolasit ”
    ka te drejte te flase vetem ne se shkaton sherr, potere, fyerje e ANARKIZEM TOTAL … !!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *