Moska e ashpër ndaj deklaratës së Ramës për Kosovën

Leda Hysa

Deklaratës së bërë nga kryeministri Rama pak ditë më parë se Kosova është pjesë e Shqipërisë, Rusia i është përgjigjur si diçka të papranueshme.

“Rusia e konsideron të papranueshme deklaratën e bërë nga kryeministri shqiptar Edi Rama rreth asaj se Kosova është pjesë e Shqipërisë”. Deklarata vjen nga zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharova.

Në një konferencë për shtyp, Zakharova tha se Rusia nuk mund të mbetet pa koment mbi këtë deklaratë. Rama tha gjithashtu se “bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë nuk është plani B por plani A” -raporton agjencia ruse Sputnik.

“Ndoshta nuk e kishim përkthyer mirë këtë deklaratë, prandaj e kemi kontrolluar disa herë”, tha Zakharova duke shtuar se: “Kryeministri shqiptar e lidhi zbatimin e këtij plani me korrigjimin e kufijve që diskutohen në mënyrë aktive në fund të procesit të negociatave dhe arritjes së marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, tha ajo.

Zakharova theksoi se Rusia e konsideron këtë retorikë “absolutisht të papranueshme”. Siç vuri në dukje ajo, kjo është një çështje që ka të bëjë me territorin e Serbisë dhe për statusin e Krahinës Autonome të Kosovës.

Ne e konsiderojmë këtë si një shkelje të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ne presim që Perëndimi t’i përgjigjet një deklarate të tillë dhe planeve të tilla gjeopolitike,” tha Zakharova.

Kjo minon stabilitetin dhe përkeqëson besimin në rajonin e Ballkanit, dhe komplikon dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës,- përfundoi Zakharova.

Ajo gjithashtu tha se qëndrimi i Rusisë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës ishte i pandryshuar.

E pyetur nëse Rusia do të mbështeste “delimitimin” – ajo përsëriti se Rusia është në favor të ndonjë zgjidhjeje që i përshtatet interesave të popullit serb, bazohet në të drejtën ndërkombëtare dhe është në përputhje me legjislacionin e brendshëm serb.

“Pozicioni ynë është i pandryshuar, ai dallon jo vetëm nga këmbëngulja, por edhe nga logjika dhe kjo logjikë është shumë e thjeshtë: çështja se si kjo situatë do të zgjidhet është kryesisht nëse kjo zgjidhje korrespondon me interesat e popullsia serb dhe gjithashtu duhet patjetër të bazohet në të drejtën ndërkombëtare dhe të korrespondojë me legjislacionin e brendshëm të Serbisë”.

Sipas Sputnik, Zakharova deklaroi se pozicioni i Rusisë nga njëra anë është i përbërë nga shumë komponentë, dhe nga ana tjetër, ajo bazohet në një qasje të qartë dhe pa ekuivoke për një zgjidhje për këtë çështje.

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Qelbesira Ramut duket qe po perpiqet te terheqi ruset ne Ballkan. Asnje politikan dhe perfaqesues shteti nuk do shprehej te rrezikoje paqen e arritur me shume sakrifica dhe balancen politike kaq delikate te nje shteti te ri si Kosova, dhe asnje diplomaci boterore nuk do shprehej ndryshe nga ruset .
    Plera Ramut kerkon te bej dhe shitjen e Detit, dhe shkembimin e territoreve ne sherbim te Greqise dhe Serbise duke marre flamurin e patriotizmit.
    Me qen te ndyre tradhetar nuk mund ta gjesh ne historine e shtetit shqiptar.
    Tamam dobic i Zogut dhe ku.ves italiane

  • degjo, mi-re-l-(a-sol-la-si); . qe me futjen nga sali berisha, te shqiperise, ne koferencen islamike, cdo gje behet “me koke te vete” sepse, qe nga vitet shtatedhjete te shek, kaluar, “qeverisja shqipetare”, “behet me arbitraritet te plote, dhe askush s’mban pergjegjesi . si rrjedhim per cdo ceshtje madhore; kushdo “ja fut pordhes”, pasi nuk ka organe akademike apo ekzekutive t’i kerkoje llogari . dhe ne rastet me ekstreme te tezave hiper madhore, pasi gjithkush hedh idete e veta per zgjiidhje, kur e shikojne, qe eshte bere baterdi me pasoja kombetare, terhiqen sikur te mos kishte ndodhe asgje . dhe ne kete plan, te paret kane dale medjat, analistet, pushtetaret, por sidomos opozitaret .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *