Politika “përjashtuese” e NATO-s kundër Rusisë rrit rreziqet për konflikte potenciale në zonën euro-atlantike, theksoi sot diplomacia ruse pas një samiti të Aleancës Atlantike në Bruksel.
“Është e dukshme që marrëdhëniet mes Rusisë dhe NATO-s kanë rënë në nivelin më të ulët që prej fundit të Luftës së Ftohtë”, shprehu me keqardhje Ministria ruse e Punëve të Jashtme në një komunikatë.
“Vendet perëndimore kanë zgjedhur një politikë sigurie të mbyllur dhe të përqendruar në NATO”, theksoi Moska.
“Kjo politikë është pasojë e strategjisë afatgjatë të NATO-s për të përmbajtur politikisht dhe ushtarakisht Rusinë”, kritikon Moska duke iu referuar doktrinës Truman “të përjashtimit” vendosur nga SHBA që prej vitit 1947 për të ndaluar shtrirjen e ish-Bashkimit Sovjetik..
“Pasoja e drejtpërdrejtë është rritja e konflikteve potenciale në zonën euro-atlantike”, shtoi ministria duke dënuar masat e marra për riforcimin e kapaciteteve të NATO-s në pjesën lindëore, në afërsi të rajoneve ruse.
“Marrëdhëniet mes Rusisë dhe NATO-s (…) vendosin në pjesën më të madhe cilësinë e sigurisë evropiane dhe ndërkombëtare”, nënvizoi ministria duke shprehur keqardhje se “miti i kërcënimit të ardhur nga lindja pengon shtetet për të bashkuar përpjekjet e tyre në luftën kundër kërcënimeve dhe sfidave të përbashkëta”.
Këto deklarata të diplomacisë ruse u bënë pas një samiti të NATO-s në Bruksel, kushtuar gjerësisht luftës kundër terrorizmit.
Evropianët kanë pranaur që NATO të bëhet anëtare me të drejta të plota e koalicionit ndërkombëtar kundër organizatës së Shtetit Islamik në Irak dhe në Siri, gjë që Uashingtoni e kërkonte prej shumë se një viti.
Samiti u shënua gjithashtu nga kërkesat financiare të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka denoncuar që prej zgjedhjes së tij çekuilibrimin mes buxheteve ushatarake të SHBA-së dhe vendeve evropiane.
Më 5 qershor, Mali i Zi do të bëhet shteti i 29-të anëtar i NATO-s.
Rusia theksoi në muajin prill se anëtarësimi i këtij vendi të vogël ballkanik në Aleancën Atlantike reflekton logjikën e përballjes në kontinentin evropian, vendosjen e linjave të reja të demarkacionit.
