Moskë/ Parada për Ditën e Fitores ndaj nazizmit, Putin: Lufta është aktuale

DITA Online

Në fjalën e tij në paradën e fitores në sheshin e kuq në Moskë, presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se lufta është sërish aktuale. Por njëkohësisht ai premtoi se Rusia do të bëjë gjithçka për ta shmangur. Në kryeqytetin rus parakaluan para mureve të Kremlinit më shumë se 13 mijë ushtarë dhe 132 mjete ushtarake.

Lufta është sërish aktuale por Rusia do të bëjë çdo gjë për ta shmangur”.

Deklarata u bë nga presidenti rus Vladimir Putin gjatë fjalës së tij në paradën në sheshin e kuq, në 74 vjetorin e Ditës së Fitores, që celebron humbjen e Gjermanisë naziste dhe rënien në fushën e betejës të atyre që luftuan.

“Populli ynë e di se çfarë është lufta, ne nuk harrojmë asgjë,” shtoi ai.

Në Moskë ishte një festë e madhe në ditën e fitores. Në 9 maj Rusia kujton përvjetorin e fitores ndaj Gjermanisë naziste në luftën e dytë botërore.

Të pranishëm ishin përfaqësuesit më të lartë të ushtrisë ruse. Duke iu drejtuar qytetarëve të pranishëm, presidenti rus u shpreh:

Sot duke festuar këtë datë, ne sërish njohim madhështinë e fitores ndaj nazizmit. Jemi krenar që pikërisht etërit tanë arritën të zhdukin, mundin dhe të ndalojnë atë forcë të errët. E tashmë pas 70 vitesh, histori I bën sërish apel mendjes dhe vëmendjes tonë. Nuk duhet të harrojmë se idetë e superioritetit dhe ekskluzivitetit racial shkaktuan luftën më të përgjakshme. Luftë që përfshiu rreth 80 për qind të popullsisë botërore. Dhe shumë vende të Europës u pushtuan.”

Putin disa herë theksoi se lufta është sërish aktuale, por dhe se Rusia do të bëjë gjithçka për ta shmangur.

Në paradën e sheshit të kuq, parakaluan mjetet më modern të ushtrisë së fuqishme ruse si për shembull S-400 Triumf, sistemet anti ajrorë dhe anti raketat që përdoren për të mbrojtur hapësirën ajrore, por dhe sistemet që hedhin raketa me rreze të cilat mund të arrijnë deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ushtria ruse drejtohej nga gjeneral koloneli Oleg Saliukov, komandant i trupave të ushtrisë, i cili parakaloi në bordin e një automjeti rus të blinduar.

Të pranishëm ishin dhe veteranë të luftës, por asnjë lider i huaj.

v.l/ Dita

Share This Article
3 Comments
  • Nuk i nxorren kriminele ata qe rane ne lufte kunder nazizmit, keta ruset? Po ne pse i nxorrem kriminele apo se ketu udheheqin kriminelet!

  • Ruset nuk kishin ballista e legalista.Ruset e Leninit dhe te Stalinit i vune perpara bjellogardistet,caristet e carit i shuane per te mos iu ndigjue zani kurr ma ne histori.
    Ndersa ballistet qe ishin kunder koalicionit antifashiste dhe miq te devotshem ne llogeren e pushtuesit.U perdoren mbas luftet nga anetaret e koalicinit antifashist te krahute te vendeve perendimore per kavie labortatorit kunder pushtetit qe erdhi nga fitorja mbi nazifashizmin qe kontribune aq sa dhe vete ish koalicionistet potencial kunder nazifashizmit.
    Pra duhet te jeni ne gjendje te konkludoni qe askush nuk asht i ndershem ne kete planet.Por ushtrojne politike te pa ndershme per te ndershme.

  • Tufa bashke me tufen e bajgave te tij duhet me domozdo te beje listen e krimineleve te Luftes se Madhe Patriotike te Ushtrise se Kuqe. Eshte emeregjence Historike!
    Monumentet e Stalinit jane duke u rivendosur ne mbare Rusine dhe ish republikat sovjetike.
    Shqiperia, pa rivendosur Enver Hoxhen ne vendin qe I takon nuk ka per t’u bere. Kjo nuk eshte profeci, por realiteti.
    Duhet djegur per se gjalli kanseri Sali dhe zhdukur mjekercjapi Janulla bashke me okupacionin 30 vjecar shovinist-obskurantist grek nga trojet tona qe te shohim perseri drite e miresi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *