Mosmiratimi i mandateve, Kume: Rrëzim i shtetit të së drejtës

Bora Basholli

Vendimi i Gjykatës së Durrësit për të mos miratuar mandatin e kryebashkiakëve socialist, për ish kreun e KQZ, Kristaq Kume është rrëzimi i shtetit të së drejtës.

Sipas Kumes, mazhorancës po i kthehet mbrapsht loja e 30 qershorit, për shkak të regjistrimit të Bindjes Demokratike jashtë afateve të parashikuara, shkruan Oranews.

“Duke mos respektuar pikërisht këto parime bazë, mbi të cilën ndërtohet gjithë shteti dhe shoqëria jonë, po përplasen me kriza të tilla, që janë me ngasje politike si rezultat i sjelljes së partive politike që janë subjekt të cilat kërkojnë të marrin pushtetin dhe në përpjekjet e tyre për të marrë pushtetit shpeshherë nuk shmangen as nga shkelja e ligji apo shpërdorimi i ligjit, pasojë e faktit se ne nuk kemi ditur dhe akoma nuk po dimë që të ndërtojmë atë që quhet shteti i së drejtës.“, tha Kume

Ndërsa për mandatin e kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, Kume thotë se Gjykata Administrative nuk mund të vendosë për çështje të tilla, ndaj dhe një herë mos-funksionaliteti i Gjykatës së Lartë do të sjellë ngërç.

“Në qoftë se Gjykata Administrative do kërkojë që të legjitimohet në trajtimin e kësaj çështje, legjitimimi bëhet nga Gjykata e Lartë. Gjykatë të Lartë efektive ne nuk kemi. Problemi vërtet mund të hyjë në hulli që zor se mund të parashikohet se cila do të jetë zgjidhja që do të marri”, u shpreh Kume.

Në përgjigje të socialistëve, Kume u shpreh se shpërndarja e mandateve nga Gjykata nuk është akt ceremonial, por ligj, dhe si i tillë duhet të respektohet.

Ish kreu i KQZ tha se tanimë kriza mund të zgjidhet vetëm përmes ndërhyrjeve në Kushtetutë dhe reformave të thella ligjore.

 

 

b.b/dita

Share This Article
5 Comments
  • ME TUPANA VICIDOLI DHE DAULLE CEPANI!

    A e ka kaluar Vetingun kjo kamikazes e Saleh Ramollah Ajatollah Milloshevicit?
    Pyetja Nr. 2- Fituesja eshte kandidate e PS-se apo e Bindjes Demokratike ?
    Po te ishte e Bindjes Demokratike argumentimi edhe e kishte nje baze 50/50
    Duke qene ksndidate e PS vendim i ka si baze urdherin e Saleh Karaxhicit dhe kamikazeve te tij ne drejtesi- kalbesine e SaLikekracise !
    – Edhe nese e ka kaluar vetingun kjo gjykatese dhe kushdo ka nenshkrim ne kete vendim duhen shporrur me tupana Vicidoli dhe daulle Cepani nga drejtesia shqiptare perjete.

  • Mbylle more halene, qelbesire e likes. Ti shih te besh arithmetike, qe e ke profesion dhe lerua te tjereve te gjykojne drejtesioe. Nu shembet shteti per vendimin e je gjyqtarje hajdute e ekstremiste. Plehrta.

  • O Kristaq Kume; ke ca kohe qe je bere bythe e breke me Ilir Meten, nuk te theme me Moniken per aresye se ajo ka ngelur pa çizme dhe pa breke. Shteti i se drejtes, siç do te pellcasin syte dhe ty bashke me ata, jo vetem s’ka rene po ecen perpara ne mes kanibalesh dhe kjo eshte merite e kryetarit te mazhorances qe po e shpeton perfundimish Shqiperin nga krimi , tradhetia dhe hajdutelleku, gjithmon po ta çoje deri ne fund. KJo qe po behet ne Shqiperi eshte perfundimish lufta midis kanibaleve qe e kishin marre peng Shqiperine dhe njerzeve qe s’kane pasur mbeshtetje deri me sot. Besoj se vetingu qe fillon ne shtator, do ti marre nje e nga nje dhe s’do kete me perpelitje, por dera e shtepise pa qira, ku ate e paguan shteti dhe fukarenjte do te jete e hapur per nje kohe te gjate. Prandaj keto jane perpelitjet e fundit tuaja, nuk e paskam ditur qe edhe paske hyre kaq thelle dhe po e zbulon veten vete keto prononcime qe hedh. Prandaj, beji gati rrobat ne kete moshe se s’te paska ardhe rende , manjak pis i Ilir Metes.

  • Nuk di ne se kini vene re nje fenomen . K. Kume kurre nuk spjegon gje ne menyre te kuptushem . Vjen verdall me disa ligje , qe I kujtohen dhe nuk jep as nje konkluzion . E kam monitoruar gjat ketij viti . Ky nuk studjon . Flet ne pergjithesi Nuk ja vlen ta pyesesh kete njeri Zgalem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *