MosShqipëria që gënjen veten

redaktor

Një ballo, një mbrëmje gala, një ceremoni madhështore, ku fustanet e grave e vajzave por edhe kostumet e burrave kanë një prirje trëndafilimi… E parë nga Instagrami, Facebook-u dhe kronikat e lajmeve televizive, vetja të duket se jeton në një vend margaritar.

Por një njeri normal zgjohet shpejt. Shqipëria reale është po ajo e ditëve të muzgut.

Kurse Shqipëria tjetër ajo e vogla; e papërqëndruar, e prapë, as e lodhur nga grykësia dhe as rezistente ndaj mëkatit, shtriqet nga një ballo në tjetrën duke komentuar deklaratën e një ambasadori humorxhi që peng nuk paska fëmijët e 21 janarit që presin drejtësi, por flokët e Olta Gixharit, një aktore dhe vajzë me hire që i paska shpëtuar ceremonive glamur e për këtë i lumtë.

Nga t’ja nisësh më parë me parodinë e fund-vitit?!

Kishte sërish ballo në Presidencë: Bamirësi për fëmijët në nevojë (!). Atje kishte armiq dhe miq por që në thelb i bashkon “orvatja vjenezo-pariziane”. Me gjasë nuk u besohet ende që kanë lindur në një vendth si Shqipëria, që falë demokracisë, i erdh’ dita e aristokracisë.

Pati edhe ftuar të cilët nuk i lidh gjë më bamirësinë apo me vetë institucionin e presidentit (them institucionin, se ndoshta me Bujarin mund edhe t’i lidhi).

Por kishte edhe më keq. Kishte nga ata që kaluan ethet e burgut, por që nuk mund të humbnin një ballo presidenciale. Për më tepër ia vlen pak dukje fundvitore, sa për të treguar kostumin e fundit, orën e fundit, reliken e re në koleksion.

Ata gënjejnë veten dhe njëri-tjetrin. Të ftuarit VIP të presidentit e dinë të gjithë se janë një skotë e pasuruar mbi kurrizin e shqiptarëve; të pasuruar nga ish- Qeveria dhe të amnistuar nga Qeveria.

Jashtë ballos, në acarin e një dhjetori të çuditshëm, vazhdojnë të thyhen duke kërcitur “1 milion zemrat që presin drejtësi”.

Ende nuk jemi në kohën e finesave dhe stilit british.

Ne jemi një vend i vogël dhe kjo që po ndodh është kthyer në një kuadro-groteske. Janë çoroditëse të tilla glamure me njerëz që qarkullojnë njëri-tjetrin nëpër ekrane ku i dëgjon të vënë dorën në zemër për hallet e popullit. Janë neveritëse “çmimet” që ndahen, të padurueshëm servilët që shfaqen ngado si mizat në m..t.

Këta janë të gjithë MosShqipëria e një kohe të turbullt që tërë vdekje do rrëzohet një ditë.

 

P.S Në pritje për të dëgjuar sa para u mblodhën në ballon e Presidentit dhe gjithashtu të mësojmë se cilët janë fëmijët në nevojë që do kenë fatin të përkëdhelen duke marrë pak nga ajo shumë që u është vjedhur. Për këtë nuk do presim shumë besojmë. Por sigurisht që pritja duket tejet e gjatë për një Shqipëri që i do fëmijët e saj çdo ditë dhe thjesht e bën gëzuar me ta në fundvit pa qenë nevoja për shpenzuar garderobën shumëmilionëshe në emër të një pakoje oriz.

 

Share This Article
64 Comments
    • KJO ESHTE PERGJIGJJA E PRESIDENTIT.
      MAZHORANCA DUHET TA SHKARKOJE URGJENT KETE PRESIDENT SE ME KETE VEPRIM QE KA BERE BUJAR NISHANI DUKE FTUAR NE “BALLO” NJERIUN ME TE AKUZUAR SOT PER SOT NGA DREJTESIA SHQIPETARE ARDIAN FULLANIN NUK KA GJYKATES E PROKUROR QE TA DENOJE SA TE JETE PRESIDENT BUAJR NISHANI PASI KY ESHTE NJE MESAZH I QARTE PER CDO PROKUROR DHE PER CDO GJYKATES QE DO TE SHQYRTOJE CESHTJENE KETIJ FULLANIT.
      FOTOJA DHE FAKTET FLASIM ME SHUME KJO TREGON SE DHE NJEHERE BUAJR NISHANI ESHTE NE KRAHUN E TE AKUZUARVE NGA ANA E DREJTESISE.
      EDI RAMA DHE ILIRT META DUHET TI VIJNE NE NDIHME POPULLIT SHQIPETAR I CILI I KA VOTUAR FUQISHEM DHE TE NDERMARRIN SHKARKIMIN NGA DETYRA TE BUJAR NISHANIT.
      KY ESHTE AI PRESIDENTI BUAJR NISHANI QE THOTE QE SHQIPETARET JANE TE VARFER NE NJE KOHE QE VETE SHPENZON MILIONA PER BALLO ME TE CILAT MUND TE ISHIN USHQYER ME MIJERA FAM,ILJE NE NEVOJE NE SHQIPERI.

    • Bravo Mira !
      Fshati digjet dhe kurvat e kombit krihen !!!!
      Leket ,apo me mire qindarkat, e ketij populli i ben rrush e kumbulla
      ky sakati me gjithe hajdutet.
      Ky popull duhet te marre drune dhe ta zhduke nje ore e pare
      kete klase qelbesirash, te djathte e te majte .

  • MIRE BALLOJA MBRETERORE E NISHANIT PO ARISTOKRATET KUSH JANE?

    se po shikojme ne radhe:

    Sali Berishen – kusar dhe vrastar KOMUNIST
    Ardian Fullanin – kusar i Thesarit te Shtetit – KOMUNIST
    Shkelzen Berisha – kusar dhe vrastar i Gerdecit – bir KOMUNISTI
    ————————————————————————————–
    me shume spiune te Sigurimit te shtetit nga pas te veshur dhe te pispillosur sikur po shkojne ne audience tek Mbteresha e Alnglise Elisabet.

    PRANDAJ PAK HISTORI:

    Dihet qe ne France i prene koken Luigjit te 16-te sepse organizonte papushim dite e nate Ballo Mbreterore, nderkohe qe populli mjeran po vdiste urie. Mbreteresha Maria Antoaneta kur pa turmat e popullit te egersuar para portave te Versajes pyeti: “Po keta c’kane me ne?” Oborrtaret kokeulur i thane: “Nuk kane buke te hane prandaj jane bere si kafshe te egra.” Mbreteresha i pyeti perseri rojet dhe oborrtaret:

    KUR NUK KANE BUKE PSE NUK HANE BISKOTA?

    keshtu eshte edhe me Ballon e Presidentit tone Mbreteror, ish kapter i Enver Hoxhes qe po perjeton sikur te kete gjenin e Mbretit Diell te Frances dhe ka vendosur te organizoje Ballo Mbreterore me Odeten e tij Mbretereshe ne Pallatin Presidencial te Ahmet Zogut, vecse duhet ta lexoje deri ne fund historine e Botes se ne Shqypni po krijohet Klasa e Jakubineve Kombetare dhe cdo moment pritet te rilinde ROBESPIERI shqyptar me GIJOTINEN e tij sepse Edi Rama po ropatet qe te ktheje Kohen e Qepes te Aristokratit Enver Hoxha kur gjuetia e shtrigave ishte e ndaluar me Kushtetute prandaj edhe kur oborrtaret e tij i thone se populli do buke pergjigjet ne Facebook-un e tij Famoz:

    PO PSE NUK HANE BISKOTA?

  • E mjera Shqiperi! ku eshte katandisur,keta brekushgrisur na behen aristokrat,keta qe lane fshatin dhe kur erdhen ne qytet i hante morri,saliserbi qe erdhi nga shpellat me brekushe shajaku,shkon ne ballo me sllobodanken.Me te vertet te vjen per te qare ku jemi katandis,nje tuf hajdutesh i bejne karshillik nje populli fukara qe nuk di edhe emrin ballo apo gala…..
    Me mire te kishin shkuar te blenin nga nje miser te pjekur apo nje kaush me geshtenja tek fukarenjt e rruges qe po rropaten nga mengjezi deri ne dark per te mbijetuar.
    Keta horra nuk e kuptojne qe jane keta,qe me sjelljen dhe veprimet e tyre ,po e bejne popullin te mendoj dhe te kthej syte nga ai moot socializmi dhe te nxjerin fotot e diktatorit qe nuk te falte te vidhje as qindarke dhe jo te shisje pordh si keta maskarenj.
    Mallkuar qofshit more fshatare brekgrisur,dhe mos u gezofshi femijet tuaj dhe ishalla dalte ndonje enver qe tju tregoj vendin.HORRA te ndyre.

  • nishani eshte nje femije ibindur kurse fullani eshte nje oktabote qe shumicen epolitikaneve ika ne zhepe mos theme dhe ne rajone atije vetem huri ibene dermane popolli vonon po saron

  • E hidhur,tallese,poshteruese por e VERTETE, “kafshate qe s’kaperdihet eshte or shqiptar zhgenjimi” !!!

    -Nje milione zemrave qe priten Drejtesi, po u tregohet :
    -burgu per faturat e dritave,
    -burgu per ndertimet me dhe pa leje,
    -burgu per ujin e pijshem,
    -burgu pse kerkojne te ikin nga s’kamja,papunesia.
    -Mjerimi eshte ulur kembekryq ne hallemadhen buze paqeshur Shqiperi, nje nenloke qe si bij udheheqes nxjerre gjithmone “dobica” te cilet ja detyrojne femijet te marrin rruget e Europes.

    -Nga keta duhet te fillonte,rruspa,burgu dhe llogaridhenia, (Fullani me shoke)por jo,hajduti nuk e kap hajdutin, e mban afer qe t’i sherbeje me eksperiencen e tij.

    -eshte fatkeqesi te lindesh ne nje vend “kurve” si Shqiperia, perhere , e genjejne,e genjejne,e genjejne dhe asaj perseri i pelqen ta genjejne.

    • Kocke qe te ngel ne fyt dhe s’kaperdihet eshte or vlla… mashtrimi. Sidomos ai mediatik.

      Me keqardhje, por me siguri te plote duhet thene se, nga konstatimet e bera deri me sot pas zgjedhjeve parlamentare te 23 qershorit, ata nje milion votues te zhgenjyer, te cilet enderrojne t’a shohin Shqiperine zonje, e hengren dhe nje here kallomin kuqalosh te sheqerit.

      E hengren embel e embel, dhe tani s’u ka mbetur gje tjeter vecse t’a lepijne, e t’a lepijne, deri sa pas kater vitesh t’a kuptojne, se ishte po i njejti kallom qe kane ngrene jo pak por plot 70 vjet me radhe. “Zonja” jone eshte katandisur si puna e asaj putankes rrugace, qe sa me gjate t’ja mbash kallomin ke goja, aq me me qef e lepin.

  • ishte ballo pupacesh…se cilet jane,pos bemave te tyre,te gjitheve jua tregonte fytyra,veshja,menyra e te ndenjurit apo te sjellurit…

  • Ke shkruar te zeze mbi te bardhe ate qe cdo mendje shqiptari bluan, ate qe te gjithe artikulojme ne cdo dite te 365 diteve te veshtira. Te pergezoj e dashur Mira dhe po ndihem keq qe ky eshte i pari shkrim joti qe lexoj. Me terheq vertetesia e cdo fjale qe mbart nje fenomen, qe personifikohet me nje plage qe kjo Shqiperia jone e vogel perballet gjate nje mengjesi te ftohte dimri, qe mundohet ta kaperceje duke shpresuar te disa rreze te nje dielli dhjetori, por qe shuhet ne ftohtesine dhe acarin e nates. Ah moj Mira e mire, ti, une dhe 1 milion zemra e dime se sa shume jane femijet qe struken, dhunohen, u perdhoset dinjiteti. Ne e shohim perdite se sa nena vuajne, lotojne, stermundohen qe te kene nje cope buke per femijet qe shohin gjithe shprese ne driten e syrit.Ne e dime qe baballaret e pashprese enden ne kerkim te nje pune qe nuk vjen kurre. Ky nuk eshte realiteti gjithe shkelqim dhe drita presidenciale, perkundrazi, eshte mizor aq sa mjerimi migjenian. Per ironi te vetmet fjale qe me vijne per ta pershkruar jane: Ah si nuk kam nje grusht te forte, ti bij mu ne zemer ketyre shqiptareve antishqiptare. Festa te bardha per ju shqiptare zemerbardhe dhe te ndershem!

  • Cfar duhet bere me kete elite njerzish Cfar duhet bere de si duhet sjelle me ta dhe me nje president qe tallet dhe qe e ka kthyer ate pallat brigadash nje vend argalisjesh tallje dhe percmimi per njerzit Pse votuan keta njerez pse votojne ata pse nuk ka drejtesi ne kete vend Megjithate te gjithe themi se nje dite do te kete drejtesi shpresa vdes e fundit

  • Replikë me Arben Dukën

    Të më ndjesh o Dukë Arbeni
    që desha të bëj koment
    por gjermanin që s’po gjeni
    thjesht e kemi president.

    Hall i madh që n’a ka gjetur
    Duhet thënë edhe do shkruar
    se gjermanin që ka mbetur
    t’a polli Shkollë e Bashkuar

    E jo kot u lodh Saliu
    kur kërkoi për”gjermanin”,
    se nuk gjeti firifiu
    por tamam Bujar Nishanin.

    Me mustaqe dhe syfet
    gati-tu, statujë e Nderit
    ky më shumë se Zogut mbret
    i ngjason Adolf Hitlerit.

    Më gjerman nuk ke ç’i thua
    qoftë me poza dhe dekrete
    si një tank me mish e thua
    e ndërtoi Sala për vete.

    Çfarë i shkruan babë Saliu
    ky të gjithë e merr safi,
    biles e nderon i ziu :
    – Hail Reich! Hail Sali!

    Do t’i thosha nëse mundja
    more Dukë bilbil Poeti,
    se edhe gjermanët fundja
    kishin njëfarë dinjiteti.

    Qenë pushtues pa dorashka
    e sa ndenjën vranë dhe prenë,
    kurse ky tymos me shashka
    n’a vë zjarr e pi shëndenë.

    Që t’i bëjë qejfin Berishës
    edhe pse një shkallë më lart
    presidenti i fryn pishës
    kur Berisha i bën “start”.

    Do vazhdojë të hedhë në erë
    të gjithë urat e Katundit
    që t’a lërë fushën beter
    tamam si gjerman i fundit.

    Ndaj t’ja them’ të bëhet burrë
    e njëçik t’i rëndet vetja,
    se në qëntë veç për figurë
    n’a mjaftonte Ahtifetja.

    Kaq të desha që t’a ndreq
    për gjermanin që n’a mbeti
    e për fatin tonë të keq
    n’a qëlloi Bujar Mehmeti.

    Kurse Salën s’e ke “qarë”,
    s’të bën Sala për”gjermanin”
    për i lashtë dhe mesjetar
    ky n’a ngjalli Car Dushanin.

    Nëse duam që t’a tundim
    Si do vendi o Ben trimi
    kur të shporret serb’ i fundit
    ajo datë do jetë Çlirimi.

  • Ngrituni ngrituni,o djem me zemer
    e ti veni poshte,nden thunder
    kete fare ndyresije
    qe qendron mbi ne ne krye

    Ngrituni ngrituni o te mashtruar
    kete faqe per ta ndruar
    ja te vdekur te mbuluar
    ja te gjalle e te shpetuar.

    Ngrituni ngrituni te terbuar
    grupe grupe te bashkuar
    lufte e kenge,ky eshte hymni
    vdekje sot ,per kete lloi okupimi

    Ngrituni ngrituni,mos u trembni
    nga te shkulurit e nje dhembi
    eshte i krimbur deri ne rrenje
    duhet te hidhet si nje kerme

    • Po duhet me pare te zgjedhim nje BOS qe te kete shkolle dhe dijeni per te qeverisur dhe jo si keta qe kemi zgjedhur deri tani 70 vjet me radhe:

      ENVER HOXHA aristoktrati dru me pre pa shkolle dhe pa dipllome

      SALI BERISHA komunisti me shkolle e Sigurimit te Shtetit

      EDI RAMA artisti me shkollen e bojaxhiut ne Paris

  • Hajdutria berishiste! Ngre dolli me gjakun tone, derdhur dje,gjithandej, maleve,fushave,lumenjeve… Dhe mire te na i bejne. Cudi, e vini re kudo ne ket’sall kriminelesh,qe bie ne sy kjo ngjyra e trendafilt,pra roza e PS.se!… A nuk duket sikur ashiqare,troc,ata,ligesia po thone: “Jemi duke ngrene dreket e Rames?!…”

  • Me vjen keq te shoh ne ate zihafet “mbreteror” edhe dy artiste te shquar,mos i kane ftuar si lolot e rastit per t’i argetuar mbretin dhe oborrtaret e tij?Ata te dy,si te varfer qe jane,paskan marre me qera kostumet e rastit dhe si hoxha me xhyben e re jane ulur edhe ne tryeze me “mbretin” nishan mbi nishanet dhe murmurisin:”Ha hiqibish mish!,ha hiqibish mish!”.Po bejtet dhe karikaturat e tyre gazetore per ke i kishin kete rralle,mos valle per te varferit qe s’kane te hane e shohin endra naten me dreka e darka pe mreti?!!
    Turp e marrezi.Na e quajne edhe ballo bamiresie!Pthuuu,mostra te felliqura!

  • O’MOJ SHYPNI E MJERA SHYPNI,PO KUSH TE KA CITUR ME KRYE NE HY?
    Po,te ishte dhe sote,Pashko vasa po te njejten,poezi dota shkrunte dhe vajtonte.Apo.po te ishte Migjeni,prap dota shkrujte kengen e rinis,dhe ate grushte te forte.pra shekujt ecin e shqipria vendnumro,jo si sali sarbi,qe thot vitet e mia ecin,por une rinohe,pra kjo eshte shypnia or Migjen,dhe Pashko vasa,kjo qe ju e lat prapa.Mjer na,dhe mjer brezi qe vjen,me kta horra dhe pasardhsit e ktyre horrave,dhe haleve te muhalles se jegve te mehalles,baba teqes s’tetoves.Kta,hajdut dhe aristokrat qe xhdo gje vodhen te pasuris s’shtetit dhe popullit,kta e meritoin nji,Robiespier,dhe jakubinet shqiptar,dhe ajo dite dote vije,dhe guetina te punoi,vetem tre dite,sa tjua mare kokat,jo si robiesperi qe theri 2785,ballozbavites dhe sarhosh me karakurvat e tyre,por te ne spaku nja 5,mij hajdut e kusar,te tipit sali,fatmir,imam,fullan,bode ristan basha,halima flamira ilira,genc polla,po spo i numroi te gjith aaapo.llalla,dhe gjykata,pra dote vije ajo dite,por ama due dhe kam deshir sa ma shpejt qe kti populli tja hjekin gjarprit,nga qafa,se jan kah ja marin frymen dhe shpirtin jan te ja nxjer.Po,njeriu te pasurohet ngadal dhe me pune,nuk eshte mekatar,por te pasurohesh duke vjedh e vrare,kjo nuk falet,te pasurohesh pas tre dite qe behesh deputet,apo drejtor,te behesh minister dhe gjykates,e prokuror,dhe te behesh milioner per nji vite,kjo eshte jo vetem mekat,por eshte dhe dhymbje e tortur per ate popull qe nuk e ka buken e darkes ne sofer,e shkelzen berisha bene pushimet ne,mali maldiven,pra a nuk duhet prer koka?Qe,nga nishani i qametit e deri te pjella ma e vogel e ktyre aristokratve hajdut dhe krimine,tradhtar dhe zuzar,fliqsira dhe plehra te fekeleve,gjeh ne drek pa brek dhe nesret milioner,po kta pak e kan spacin,jo jo,kta duhet mes tiranes sheshi gjergj kastrioti,ti shkoish ne guetin,kjo eshte merita e ktyre dhe kete duhet me jua bere te pa shpirtve,shpirtkazmave,me gjith fmit e tyre kriminel.

  • “Ti Shqiperi ke pase qene nje Zonje e Rande, Burrat e Dheut te thirrshin NANE”. Po me thuaj Shqipni ti tash kush je……..?
    Nuk mbeti kush pa lujte me ty, pa u talle me ty, pa te zhvate, pa shkaterruar . Ja shikoji se kush, shiko fotot e aty I ke. Veshje super Te kushtushme… Parade e modes qe dhe Red Carpet e Los Angelse do e kishte zili. Ku I kane gjetur, ku I kane blere me cfare i Kane blere…..
    Faturat e dritave paguar I kane, dhe ato Te ujit gjithashtu , se ndryshe do ishin ne burg siata Te tjeret ” atje poshte”
    Njeriu qe punon si president organizon ballo si kjo, me kete frymore ? Turp. Turp. Turpi hesht e bujari e trazon.
    Edi Rama je I Zoti I Shqiperise, je kryeminister. Ke mbushe burgjet me vjedhca te “vegjel, me ata qe vjedhin per buken thate ” qe demi I tyre krahasuar me keta Te kesaj balloje eshte sa con nje mize ne krah.
    Pse nuk I fute keta????
    I mencur je,I ditur je, I shkolluar je, I shetitur je…Por je FRIKACAK

  • Mjerim dhe trishtim
    Mjerimi tërbohet në dashtuni epshore,nëpër qoshe të ndohta, bashkë me qej, mij, mica…. MIGJENI

    Mjerimi lind Trishtimin, e ndryshoka njeriun, këtë qenie hyjnore me kaq shpirt të bukur. Sa shumë janë shtuar të mjerët në vendin tim! Bashkë, me varfërinë e tyre, trishtimin, ulëritjet e përditshme, për të mbijetuar, janë rritur njerëzit me streset e ditës. Një nënë korçare aty përpara përfundoi në pranga për një krim, që më shumë se askush në botë, do ta ndjejë tërë jetës shpirti i asaj të mjere. Rrahu fëmijën e saj deri sa vdiq. Po një nënë tjetër, nga Korça ime, si mbyti dy fëmijët e saj, u hodh në rrotat e makinës. Një vajzë e re, e bukur e brishtë, një studente e shkëlqyer me medaljen e artë, vrau veten, se nuk kishte një grusht para të vazhdonte studimet.Mjerimi dhe Trishtimi! Shfaqet në forma nga më të rafinuarat, deri në më të frikshmet, që përmendëm më lart.

    Një vajzë e mjerë zbulon pjesët e saj intime para kamerave për një grusht para. Ajo qesh para atyre kamerave se ashtu e do skenari banal i një regjisori. Një tjetër shet trupin në rrugët e Europës.Mjerimi dhe Trishtimi, shfaqen pra, duke buzëqeshur, siç shfaqen në mes të rrugës lypsarët. Mjerimi shfaqet duke u drobitur në punë për pak lekë, që mezi mjaftojnë të paguhen dritat. Mjerimin e pashë në fytyrën e atij politikani, që për hir të kolltukut, të egos për pushtet, kapërdinte fyerjet dhe poshtërimet prej bajraktari të shefit të tij. Mjerimin e pashë në gjuhën e urrejtjes së politikanëve, teksa flisnin nga ekranet TV-ve. Mjerimin e pashë në mungesën e një kanali televiziv enkas për fëmijët. E pashë në fytyrën e asaj sekretares që duhet të vijë në zyrën e “presidentit”,(sa shumë janë shtuar “presidentët” e atdheut tim, e keni vënë re?), e veshur me minifund duke pritur bosin të shfryjë epshet e tij, derisa ai të gjejë një tjetër e ta flakë nga puna. Mjerimin dhe Trishtimin e pashë në sytë e një vajze adoleshente teksa shihte artistët që mburreshin se do t’i kalojnë pushimet në Spanjë, Karaibe, Antalja, ndërsa ajo nuk ka të holla të blejë një fustan për mbrëmjen e maturës. Një prind vari veten se nuk mundi t’i blinte një fustan të bijës për ditën e diplomës. Kështu shkruajnë gazetarët, këta përfaqësues të klithmave të popullit të tyre që edhe ata kohë pas kohe e ndjejnë veten të poshtëruar, fyer të mjerë, të trishtuar. Mjerimin e pashë në makutërinë dhe etjen e ankthshme, drithëronjëse, të llahtarshme për para. E pashë në luftën e konkurrencës mes dy rivalëve, shumë rivalëve, se kush të fitojë më shumë në kurriz të tjetrit.E pashë mjerimin, trishtimin, i lexova, u ndjeva keq, më shumë se për mjerimin tim, kur pashë të mbyllur në “dhomën e rrëfimit”, të emisionit që ndiqet shumë nga njerëzit “Big Brother”, ky institucion, shkollë, universitet, akademi të falsitetit të jetës dhe hipokrizisë. Mjerimi qenka zotëri i madh, të cilit I duhet nënshtruar se të pret burgu. Mjerimi dhe Trishtimi, qajnë e qeshin, ulen këmbëkryq dhe ulërijnë… Mirëpo mjerimi ka edhe një fytyrë tjetër të shëmtuar, përbindëshe, vrasëse… Nëse një vajzë e re, e ngacmuar, e provokuar, e fryrë dhe e frymëzuar nga seksualizmi i shfrenuar në TV, vendos të ‘çajë” në një tjetër rrugë, atë që nuk do e dëshironte as prindi, as nëna e saj, as vëllai, as vetë ajo, – atë të prostitucionit, të shitjes së trupit të saj për një grusht para, për një vend pune, për një shfaqje në ekran, po një djalosh çfarë duhet të bëjë? Shqiponjat nuk dinë të vdesin nga uria. Ato egërsohen dhe sulen…Krimi grish pa pushim bijtë e të varfërve. Mjerimi është pikturuar më bukur në botë nga shkrimtari më i lexuar Viktor Hygo. Vodhi një copë bukë për të ushqyer fëmijët dhe doli nga burgu një kafshë. Mjerimi dhe Trishtimi, sa po vuan atdheu im nga kjo erë që vjen nga skëterra…

    Raimonda Moisiu

  • DJAJT E SHQIPRIS!…

    Djajt’u lidhen prap ne valle,
    Kreydreqi tund shamine,
    Thon’ do bejme dasem te madhe
    Se martojme Shqiprin!

    Ne dasem nuk jane ftuar,
    vetem engjejt,ngado jane,
    Ata quhen te harruar
    Qe kurse moren dynjane.

    Zoti s’vjen,gjithnje i zene…
    S’paska nge as Perendia!..
    ” Ne kembe time”. paskej then:
    – Le t’u vije Perrupia!…

    Ndersa Ferri a Xhehnemi,
    ardhkan ne dasem pa ftese,
    Fsheurazi nga Aligeri
    Madje na qenkan dhe shkese!

    Mblidhen lugetrit dasmore,
    (Tejpertej nje vaj bilbili…)
    Me dy- tre heje ne dore
    Vjen nga fundi,xhebrahili..

    Si kjo dasem s’eshte pare,
    Vetem nusja rri e truar,
    Kurbanet me gjak te lare,
    krismat s’kane te mbaruar!

    Dhenderi ia shkon Lubise
    ha e ha e s’ ka te ngopur,
    gojen si grop’ e Sejdis,
    nje Bajloz qe patem njohur!…

    Nusen e kerkon me paje,
    Jug – Veri, me fusha,male…
    ” S’ tundem”, thote,ketej or daje,
    ” Se e kam te blere me pare!”

    Ke te djele do martohet,
    Shqipja lare me uje Drini?
    Fol, o Zot, se me s’durohet
    Tok me dreqin dhe i biri!

    Se me zi nuk ka ku shkon,
    Kombi i krrusur nder halle,
    Nuk e di ne me degjon,
    – Djajt’ u lidhen prap ne valle!…

  • Kjo fare mbremjeje “gala” ku jane mbledhur tere galat e korbat e kombit, me jep te drejten te falenderoj gjithe komentuesit ketu,perfshi edhe “tartufin” (megjithse i prape) i cilli i ka kushtue nji poezi kesaj ngjarjeje me rendesi te jashtezakonshme per fatet e popullit shqiptar!

    Po shikjoj i tromaksur ca cifte fantomatike te veshur tepke si ne shekullin e nentembedhjete,si Berishajt e pjella e tyre Shkelzeni me te dashuren me citjane!

    Me kete rast fatlum sot po dergoj edhe une nje poezi apostafat per kete ngjarje madhore:

    Po ngryset nje nate mitike
    Ja Abaz , ja Ali,
    Ku ishe ti moj mike,
    Me thuaj,ku ishe ti?!

    Po shndritin fustane
    E lopka per fukarenjte,
    Fabrika,ferma e dyqane
    Spitale per budallenjte!

    Me ze papritur frika
    Gjithe bota erret e zi ,
    Mbaj syte nga Amerika
    Ja Abaz , ja Ali!

    Kllaposur mes kater derrasash
    Me je prane vetem vetem ti,
    I humbun krejt shpresash
    Ja Abaz, ja Ali!

  • Sa te jete Edi Rama KM keto funderina do te bejne cfare tu doje qejfi.
    Te gjithe vrasesit (21 janarit , Gerdecit etj) , hajdutet( 200 milione Euro te rruges se kombit , vjedhjet e ministrave te Saliut , fullanet e Bankes kombetare , etj , etj ) jane nen mbrojtjen e plote te Edi Rames sepse Ai jo vetem qe eshte si ata por eshte ne maje te tyre.
    Te lumte MIRA dhe gazeta Dita.

  • Kjo ballo ka shume kuptim per te gjithe te pastrehet,per te gjithe barkeboshet,per t’i then keshtu behet jeta,ju nuk dini te jetoni……………..

  • Po pse nuk shkruan njeri prej jush se kush eshte ne kte mes? Pse ja vini fajin Saliut ju, qe te gjithe se bashku e larguam nga pushteti me 1 miliion vota dhe qe ky tjetri te reflektonte e te bente dicka. Por duke qene burre e le te talli ende bythen me ne dhe mirena e ben. Mira flm sh per artikullin plot tharm. Pooooor duhet ti biesh pak me sh ketij legeni qe kemi bere per Kryeminister.

  • Ti Mira qe ke zgjedhur per te na keputur shpirtin ato “1 milion zemra” , ” te thyera”, mos bej sikur nuk e di qe ne ato “1 milion” ka nga ato “zemra” qe kane leke, pasuri e luks shume me teper nga ata qe po ” te cudisin” ty ,Ato “zemra” u ngrohen ne zjarrin qe ndezen ne 21 janar e as qe ju shkon mendja ne ate ” drejtesine ” qe “merakosesh” ti.

  • Haha,popull jnjorant,asnjehere nuk ke per te gjetur lirine e personalitetin qe pate me Enverin!Shiko e duro Rigoleton tani qe u pasurua duke te varferuar ty!Turp i madh,gijotina eshte pak!

  • Keshtu duket Shqiperia e te gjithe falsifikatorve e hajnave bashke! O shqiptare, a po i shihni kush i ben leket tuaj e tanet rrush e kumbulla? Ne Prishtine e Shkup… titistat e ne Tirane shoket e tyre!… Jane çuar peshe, bre kryet e vet e hengershin!…

    DRENICA E KUQE

  • Mira pse si bere disa foto edhe darkes se Sheikut te Skraparit ne gjirin e Lalz-it? Apo sepse nuk ishte event bamiresie dhe behej me parate e djerses se b…? Po velina qe zuri kalane me paret e shtetit, dhe u martua me paret e mamit? Ke te drejte ne fakt, nuk sulmohen hajdutet brenda gardhit!

  • 1. U ulen malet, u ngriten halet!

    2. O para me hengshe mune, se e bere bej harbune!

    Balloja super trash e parvenuve shqiptare

  • UNE DO ISHA DAKORT SIKUR POPULLI TE PROTESTONTE DHE TA HEDHTE SI QELBESIREN KETE PRESIDENT HORR NE BAJGA O TURPI I SHQIPERISE O MALOKET E DEMOKRACISE FARA JU SHOFT AMIN AMIN

  • MOS U MERZISNI O NJERZ SE I KA MBLERUZ ZOTI KETA NJERZ QE TI THOT NJERZIMIT QE KETA JAN HAJDUTET QE KETA JAN VRASESIT HE I SHINI DHE VEPRONI??

  • Mire e ke ti moj moter, por ky qe deri dje te Shkolla e Bashkuar “Enver Hoxha” vraponte bashke me studentet me lopate xhenjere ne brez i ka harruar te gjitha, te njejten gje beri edhe vitin e kaluar po pak u shkruajt dhe askush nuk i terhoqi veshin, domosdo do vazhdoj me te njejtin avaz.
    Kjo mazhorance turpshem deri me tani u tall e po tallet me votat e 1 miljon shqiptareve duke i permendur ato vetem kur opozita ju rrezikon karriket, pale zoti Rama thote hapur do ta beje cdo gje edhe me kosto elektorale.
    Po ne qe kerkuam te hiqnim qafe Saliun me kompani dhe kriminelet e pa ndeshkuar te pushtetit te shkuar, kujt t’ja japim heren tjeter voten.!!!???
    Po duket ashiqare se te dy palet njesoj qenkerkin diten bejne sikur zihen dhe naten puthen.

  • Si ju bjen ne sy nje ceremoni bamirsie te pakten ne thenje te organizuar nga kreu i shteti e nuk ju bjen ne sy dasma dy serish e ministrit tuaj Erjon Veliajt.Halli juaj eshte se nuk jan ftuar socialistet.Si mund te ulet presidenti me ata qe i heqin kopedencat.Si mund te ulet me kryeminelet e shumt qe sot jan te PS.Si do ulet me ata qe presidentit e quajn antar te PD.Partia socialiste ka dimrin e fundit te qeverisjes.Ne qershor do ket zgjedhje te parakohshme.Lokalet do shtyhen.

    • BAMERISIA E KUSAREVE ME PUSHTET NE BALLOT MBRETERORE TE KAPTERIT ENVERIST BUJAR NISHANI

      Po hiqe te pakten bishtin “UK” o Marku nga Tropoja se le nam me dacibaot qe shkruan duke i meshuar propagandes se Sali Berishes per te ndare miletin me kauzen e Partise se Punes:

      JU TE LIQTE DHE NE TE MIRET!

      Shikoje kriminelin e Gerdecit Fatmir Mediu si nje gjel i fryre bamires dhe zonjen e tij mbreterore duke shkuar ne ballon e Nishanit si aristokrate mesjetare te Luigjit te 16 per BAMIRESI ndaj atyre qe i vrane dhe i masakruan me pabesi komunisti ne Gerdec per t’i sherbyer me besnikeri kauzes se firmes private Saliu&Son per te vjedhur armatimin e Enver Hoxhes dhe per ta shitur ne Bote sikur ta kishin mallin e vet.

      Shikoji edhe te gjithe kriminelet PA FE dhe PA MORAL pas Febelit te Saliut Mediu, qe nguten te vijne ne ballon mbreterore te Kapterit te Enverit Bujari Nishani me shume servile si VAMPIRE gjakatare nga pas per te kafshuar nje cope nga PLACKA e grabitur per gjithe keto vite pseudodeokracie berishiste ne vendin tone dhe jo per BAMIRESI humane si Rob Besmitare te Zotit.

  • Ne kete vend plot halle qe digjet nga mengjesi ne darke.
    A do te vije valle nje dite qe hajdutet me jaka te ngrira, kriminelet me poste te larta, sharlatanet, servilet, sahanlepiresit dhe nje takem larosh qe sherbejne per nje kocke te zhduken nje here e mire nga skena, apo do presim derisa te vdesin nga Zoti.
    Kjo ballo – shemti eshte ne kuadrin e kurverimit te presidences me te shemtuar qe ka patur Shqiperia deri me sot. Ne president ushtar dhe i pa afte dhe nje zonje e pare mediokre qe habitet edhe vete çdo dite me kete status qe ka.
    Grushti i Migjenit duhet te bjere mbi kokat e ketyre bajgave qe e quajne veten aristokrate.
    Populli nuk vdes kurre.

  • Edhe kusheriri im akuzohet per vrasje e grabitje me arme, deri sa akuza te provohet eshte i pafajshem, dhe lind pyejtja pse se ftuan dhe kusheririn tim ne ballo e Fullanin po?!

    Breket keta te ballos i kan te verdha nga shurra!!!

  • Kjo eshte Shqiperia..jo nuk do rrezohet e vdese por vetem do kristalizohet dhe me shume.
    Te gjithe qe ishin aty , jemi ne.
    Pse nuk qenka kjo Shqiperia????
    Njeh ndonje me te mire se keta qe ishin???
    Patriot??? Te moralshem , ne politike dhe familje??? Te afte??? Te pakorruptuar???
    Pse mungonin disa sdo te thote qe ballo s’kishte shkelqim.
    Klasa po lind , baza eshte katuni.
    Nuk e ka fajin Presidenti e kemi ( dhe ti ) ne qe kemi harruar qe jemi nisur per kapitalizem
    me katunarllik ne mentalitet dhe dije.
    Ky lloj brumi kete Shqiperi do beje, nuk i la ballo 1 milion fukarenj .
    I gjeti dhe do behen dhe me te varfer ne raport me te ftuarit e ballos se radhes.
    Ketij shkrimit i mungon vetem nje rresht , qe te dukej si fleterrufe e kohes se diktatures.
    Shfaqje borgjeze cka bere Presidenti.

  • Togeri – Vullnetar i Statujes te Enverit: Salver – Edver, jemi gati kurdoher, bejme ballo si perher, pis-arnaut mender!!

  • “Kishte sërish ballo në Presidencë: Bamirësi për fëmijët në nevojë (!). Atje kishte armiq dhe miq por që në thelb i bashkon “orvatja vjenezo-pariziane”. Me gjasë nuk u besohet ende që kanë lindur në një vendth si Shqipëria, që falë demokracisë, i erdh’ dita e aristokracisë”
    Brilant si pasazh, qe shpreh thelbin e boshesise se disa qenieve inferiore, qe me mire se sa Frojdi (Freud) nuk mund t’i shpjegoje kush! Komplimente gazetares per shkrimin thelbesisht objektiv.

  • Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
    hani, pini e rrëmbeni, ësht’ bot e maskarenjve;
    Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
    ekselenca dhe shkëlqesa, tuti quanti come vuole!
    Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion,

  • Kjo ballo eshte tregues i nivelit, indikatori me i qarte i:
    -injorances
    -fshatarllekut
    -megallomanise
    -budallallekut, dhe pse jo edhe te
    -kurverise, ne te gjitha kuptimet e saj, perfshi edhe ate politike,
    te ciftit te dhjere presidencial, tipik Shvejkist nga ata te Jaroslav Hashekut e jo te vulehumburit Rexhep, si edhe nje grushti njerzish qe nuk kane as moral, as fe, as bese, as minimumin e ndergjegjes dhe intelektit, dhe qe kurresesi nuk e meritojne te dhurojne, por as edhe te luten per njerzit ne hall. Se vete jane pjese e nje klase tjeter, kafsheve, jo atyre te pyllit, por me te egra se ato, kafsheve te fshatit te rena ne qytet per mjerim te ketij vendi.

  • Bejne ballon me 5 cifte ne midis! Faute de goût! Si mendojne keta me krijuar ate harmonie e simetri me 5 cifte?Pune katunaresh,apo ma mire parvenus,se katunari prape ka fisnikerine e tij!

  • Edi Rama, je kot fare. Nuk e di se ç’ndjen kur shikon horrat të bëjnë të këtillë karshillëk. A ke gjak në trup ti apo jo se ne 1 milion votuesit na ka shkuar tensioni aty ku s’mba më. Kryepuna yte qysh në krye të herës duhet të ishte heqja e sharlatanit dhe marionetës së Saliut me çdo mjet e çdo mënyrë, me metodën më makiavelike të mundëshme në daç. Tundu ore njeri se po të lëkundet karrikja poshtë bythës. Mos dëgjo ç’të thonë ndërkombëtarët që s’të kanë shumë për qejf, të mjaftojnë 1 milion votat të bësh gjëmën dhe t’i shpërfillësh dhe Arvizutë.

  • Gam ……gam…….gam….pa pushim e cdo dit mbas cdo gami .nje mut surratit elita po perplas ktij populli gamaxhi….. COHU …COHU… o popull i protestave te dhjera…te organizatoreve te dhier….e mos prisni akoma tju pshurin me kte cinizem mosperfilles kurvash te “majmura”nga djers e juaj …..Cohuni se me te humbur nuk ka ku shkon se jeni e ky lepuri llapazan qe zgjodhet te pakten nuk do ju vras si ai perbindeshi qe e hodhet ne kosh !….

  • Kjo hipokrizi eshte arroganze ndaj nje populli te vuajtur.Kjo ndodh vetem ne Shqiperi se e dine
    qe nuk u ndodh asnje gje.Popull fatkeq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *