Ditëve të nxehta ku temperaturat regjistruan vlera të larta mbi 26 gradë Celsius, jo vetëm në vendin tonë, por në të gjithë Europën, do t’iu vijë fundi.
Duke nisur nga e diela pasdite do të këtë vranësira mesatare dhe reshje të pakta në Juglindje.
Dita e hënë do të jetë me diell dhe temperatura relativisht të larta, por do të jetë dita e martë, kur i gjithë vendi do të përfshihet nga kalimi i një fronti të ftohtë me reshje shiu dhe stuhi në zonën perëndimore.
Ndërsa në verilindje do të rikthehen reshjet e borës.
Temperaturat do të zbresin, por më shumë do të ndjehen në zonat malore.
Kështu ditën e mërkure pritet të ndjehet rënia e temperaturave.
Ja si do të variojnë:
Zonat e ulëta: 7-19 grade Celsius
Zonat bregdetare: 7-20 grade Celsius
Zona malore: 1-9 grade Celsius
j.l./ dita
